Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

Promemoria, me të cilën Kasëm Trebeshina i drejtohej Enver Hoxhës më 5 tetor 1953

October 5, 2016
in Figura të ndrituna
352
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Kurajoja për të besuar te idealet e tij komuniste do t’i kushtonte intelektualit dhe shkrimtarit 17 vite heqje lirie dhe saora përballjen me mizorinë e ferrit komunist. Prozator, dramaturg e poet, Kasëm Trebeshina e kundërshtoi që në fillim metodën e realizmit socialist në kulturë, letersi e art dhe filloi të shkruajë ndryshe nga ato që botoheshin asaj kohe. Prekja e temave tabu lidhen me talentin e shkrimtarit që shkruan si i thotë shpirti pa pyetur për pasojat, thoshte ai. Sipas kritikës, vepra e Trebeshinës qëndron ndërmjet traditës kuteliane dhe surealizmit.

Prozator, dramaturg e poet, Kasëm Trebeshina e kundërshtoi që në fillim metodën e realizmit socialist në kulturë, letersi e art dhe filloi të shkruajë ndryshe nga ato që botoheshin asaj kohe. Prekja e temave tabu lidhen me talentin e shkrimtarit që shkruan si i thotë shpirti pa pyetur për pasojat, thoshte ai. Sipas kritikës, vepra e Trebeshinës qëndron ndërmjet traditës kuteliane dhe surealizmit.

Promemoria e Kasëm Trebeshinës drejtuar Enver Hoxhës:

“…Le të hedhim një vështrim të kujdesshëm në përmbajtjen e letërsisë së realizmit socialist, bile më të mirës. Një inxhinier i mirë, një inxhinier i keq, një i reformuar! Herojtë e kohës janë gjithmonë

komunistë. Ata shfaqen në faqet e librave dhe skenat e teatrove thjesht për të recituar monologje heroike!

Le ta hedhim vështrimin mbrapa në histori dhe të shohim si ishin gjërat në kohën e Luigjit XIV. Çdo gjë ishte qartësisht e ndarë. Mbretërit dhe princat i kishin ngulitë rolet e tyre në veprat më të mira. Ata shfaqeshin vetëm në tragjedi, ndërsa populli i thjeshtë, çdokush që ishte më poshtë se mbretërit dhe princat, e kishte vendin në komedi. Ata ishin objekt argëtimi, talljeje dhe fyerjeje të çdo lloji. A do ta pranojmë ne që një gjë e tillë të ndodhë në shekullin e njëzet dhe në një shoqëri që mëton të jetë socialiste?

Nga më sipër, është e qartë se realizmi socialist është i lidhur drejtpërdrejt me idetë e absolutizmit francez, si në teori, ashtu edhe në praktikë…

Lidhja e Shkrimtarëve vetë është e ndërtuar si një urdhër murgjësh mesjetarë. Në krye t’urdhërit është Mjeshtri i Madh dhe çdokush është i detyruar ta dëgjojë gjithë veshë për sa kohë që kryen

funksionin e Mjeshtrit të Madh. A s’e kuptoni se shpërndarja e ‘funksioneve’ dhe ‘privilegjeve’ në këtë mënyrë është mesjetare?

Le t’i shqyrtojmë veprimet tuaja në pak vitet e shkuara. Ju vendosët në Komitetin Qendror që Kolë Jakova duhej t’ishte shkrimtar i madh dhe secili poshtë jush e miratoi vendimin tuaj. Kritikët e shpallën Halili dhe Hajria vepër të madhe arti! Mandej ju ra në sy Dhimitër S. Shuteriqi, që e bëtë kryetar të Lidhjes së Shkrimtarëve, e kështu me radhë.

Por le ta tejkalojmë këtë pikë. Shkrimtarët janë qytetarë me të njëjtat të drejta si çdokush tjetër dhe nuk është e drejtë t’i nënshtrosh ndaj një censure të tillë shtërnguese dhe të paligjshme. Nëse për ndonjë arsye ju këmbëngulni se duhet pasë censurë, atëherë le ’institucionalizohet dhe secili t’i nënshtrohet funksionit të saj. Atëherë do ta dimë se ku duhet të japim llogari dhe nuk do të na duhet të shqetësohemi nga zyrtarë të pazot partiakë që vijnë dhe i mbivendosin mendimet e tyre të padëshiruara… Ju s’duhet ta trajtoni Lidhjen e Shkrimtarëve të Shqipërisë sikur t’ishte thjesht një zgjatim i zinxhirit t’organizatave të themeluara nga Partia e Punës e Shqipërisë. Lidhja e Shkrimtarëve është një organizatë individësh të lirë dhe jo pjesë e një shoqërie feudale në të cilën të drejtat dhe detyrimet feudale bëjnë ligjin.

Sa i përket të drejtave dhe detyrimeve, do të doja t’ju jepja një shembull të diçkaje që nuk duhet të ketë vend në shoqërinë tonë. Dihet mirë se romani im ‘Rinia e kohës sonë’ u shkrua më 1948, dhe që një roman tjetër, ‘Mbarimi i një mbretërie’ u shkrua më 1951. Nuk duhet harruar as që romani ‘Harbutët’ i Sterjo Spasses u shkrua më 1946! Atëherë, pse e tërhoqi kaq shumë vëmendjen Partia dhe i ndaloi këto vepra të hershme dhe i dha Dhimitër S. Shutëriqit kohë më 1952 për të shkruar romanin e tij të pavlerë ‘Çlirimtarët’? Pse e botoi Partia këtë roman me një zhurmë kaq shurdhuese?

Pse mobilizoi ajo krejt kalorësit e saj feudalë të kriticizmit për ta shpallë atë si romani i parë në gjuhën shqipe? Dhe jo vetëm romani i parë, por një roman i madh i letërsisë shqiptare, megjithëse dihet mirë që romanet në gjuhën shqipe u shkruan në këtë vend shumë më herët! A është me dinjitet për një parti të tërë dhe zyrtarët e saj të lartë të përfshihen në veprimtari të tilla?

Historia ka ligjet e veta të pashkruara dhe s’ia ka dhënë ndokujt të drejtën të bëjë çfarë të dojë me artin.

Madje as Luigji XIV s’e kishte një të drejtë të tillë. Veprimtaritë me themel në një ngrehinë feudale nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe duhet t’u jepen fund. Ju duhet t’i varrosni Epokat e Errëta dhe të

ktheheni në Shekullin e Njëzet n’emër t’idealeve për të cilat u bë një luftë e madhe dhe u sakrifikuan gjëra të shenjta…

Unë besoj që shkatërrimi më i madh që do të ndodhë, do të jetë në jetën intelektuale shqiptare.

Njerëzit do të humbin besimin te shteti e drejtimi i tij dhe do të mbyllen në vetvete. Dhe me qëllim të mbajtjes së tyre nën kontroll, do të lindë nevoja të krijohet një polici shtetërore e egër. Ky do të jetë vetëm fillimi.

Ju duhet ta braktisni rrugën e Luigjit XIV të Versajës sa më shpejt e mundur dhe të ndaloni t’i shtypni mendimet, bile edhe brenda rradhëve të Partisë. Nuk është çështja e fëmijëve të vobegët rrugëve; është ajo e shtypjes së mendimeve që po bëhet e rregullt dhe që, në fund, do t’i japë rrugë lindjes së një monarkie të re. Nëse gjërat shkojnë aq larg, do të ketë varfëri të tmerrshme dhe vetëm mbretërimi i terrorit të pashembullt do t’ju mundësojë të rrini në pushtet. Një regjim i tillë do të jetë bile më i rrezikshëm për vetveten.

Shuarja dhe tërheqja e mbështetjes popullore do t’i tronditë radhët e udhëheqjes, gjithashtu, që dalëngadalë do të shndërrohet në një kastë të mbyllur si një monarki që s’i kupton realitetet historike të shekullit të njëzet. Në fund të procesit historik do të detyroheni të vrisni njëri­tjetrin dhe njerëzit do njollosen me gjak. Unë besoj se ende ka mjaft kohë për të shmangë një gjëmë të tillë dhe për këtë kuturisa t’ju dërgoj këtë përkujtesë, shkruar me kaq ngut…”

Tags: Aktiviteti fizikAlbaniaAlbert VatajArsimimiArtiAsgjejaAutorBarbarBeratBesimtarBiblotekBijatBijtBizantBotaBrezaDemokraciaDiagnozDijaDijeDishepujDisidentDisiplinaDritaDurresEkuilibriEsseFemijefilozofFjalaForumGaratGjithçkajaGjithsesiHistoriHoroskopiIlaceIluminimInteligjenceKasem TrebeshinaKeshillaKohaKomentKonspiracionKrijuesiKritikeKujteseLexuesLibriLiriaLuftaMatematikaMendimiMirenjohjeMiresiMizorMjerimMosha e treteNdertimNjeriuNumerologjiNumratNxenesNxenesitOpinionPasionetPasuesitPerendimiPergatitjaPleqPoeziProfilaksiProzePublikPushtuesRespektSekretShkencaShkolleShoqeriaShqipShtetiSkamjeSportiThemelimTkurretTraditaTrajtimTrashegimiaUniversiUshqimeUshqimiVjersheZakonetZgjerohetZoti
Previous Post

Fjalët e fundit në shtratin e vdekjes të Steve Jobs… atij që i dhuroi botës mollën e kafshuar të pasionit

Next Post

Gazmend Mahili sjell një përmbajtësore kumtimi të shpirtit që e shpërfaq në “Largësi të kaltra”

Next Post

Gazmend Mahili sjell një përmbajtësore kumtimi të shpirtit që e shpërfaq në "Largësi të kaltra"

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Kafka e “Dragon Man”, një dritë e shpërthimtë e misterit të origjinës sonë, që dëbon errësirën e mosnjohjes

Kafka e “Dragon Man”, një dritë e shpërthimtë e misterit të origjinës sonë, që dëbon errësirën e mosnjohjes

July 19, 2025
“Pazari i humbur i Shkodrës”, ekspozita që kthen kohën pas, për të rijetësuar një nga ikona e qytetit

“Pazari i humbur i Shkodrës”, ekspozita që kthen kohën pas, për të rijetësuar një nga ikona e qytetit

July 19, 2025
Adam Smith, humanisti që hodhi parimet themelore të teorisë klasike ekonomike të tregut të lirë

Adam Smith, humanisti që hodhi parimet themelore të teorisë klasike ekonomike të tregut të lirë

July 17, 2025
E vërteta e vrasjes në Shtoj të Shkodrës, e rilindasit Çerçiz Topulli dhe intelektualit Muço Qulli, mëngjesin e 17 korrikut 1915

E vërteta e vrasjes në Shtoj të Shkodrës, e rilindasit Çerçiz Topulli dhe intelektualit Muço Qulli, mëngjesin e 17 korrikut 1915

July 17, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj