Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Kujtesë

Fjalët e fundit në shtratin e vdekjes të Steve Jobs… atij që i dhuroi botës mollën e kafshuar të pasionit

October 5, 2016
in Kujtesë
846
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Ai ndërtoi një prej perandorive më të fuqishme të teknologjisë, duke u shndërruar në një ikonë të kurajës dhe sipërmarrjes. “Apple” nuk mund të kuptohet pa Steve Jobs dhe Steve Jobs nuk mund të identifikohet pa “Apple”. Ata janë sinonim i njëri-tjetrit, dhe e sotmja është afeksion i kësaj realeje që dhuron përtej imagjinatives. Kafshimi i mollës së kafshuar të Steve Jobs, është një kafshim pasioni.

Steve Jobs, babai i iPhone, iPod, iPad dhe bashkëthemeluesi i Apple Inc, humbi betejën e tij të gjatë kundër një forme të rrallë e kancerit në pankreas dhe ndërroi jetë më 5 tetor 2011 në moshën 56-vjeçare.

Steve Jobs, i cilësuar si Leonardo Da Vinci i kohëve moderne, do të mbahet mend në fushën e teknologjisë së komunikimit për risitë që solli, veçanërisht me iPhone dhe iPad, dy krijesa që shumë shpejt pushtuan tregjet botërore.

 

Pra se të shuhej, në shtratin e vdekjes ai la fjalët e të fundit si testament për gjeneratën:

“Arrita majat e suksesit në botën e biznesit. Në sytë e të tjerëve jeta ime ishte mishërim i suksesit. Sidoqoftë, përpos punës, unë kam pak gëzime. Në fund, pasuria është vetëm një fakt i jetës me të cilin unë jam mësuar.

Në këtë moment, i shtrirë në shtrat i sëmurë, ndërsa reflektoj për jetën time, kuptoj se e gjithë fama dhe pasuria që i kushtova kaq shumë kohë, janë zbehur dhe duken të pakuptimta përballë vdekjes së afërt. Në errësirë, shoh dritat jeshile që vijnë nga pajisjet dhe dëgjoj zërat e aparaturave, mund ta ndjej frymën e zotit të vdekjes që afrohet.

Tani e di, kur kemi siguruar mjaftueshëm pasuri sa për të shtyrë gjithë jetën, duhet të merremi me të tjera çështje, që nuk lidhen me pasurinë. Duhet të merremi me diçka më të rëndësishme. Mbase me marrëdhëniet me njerëzit, mbase me art, mbase me ëndrrat për ditët e rinisë.

Ndjekja non-stop e pasurisë, do t’ju shndërrojë në një qenie të ndrydhur, ashtu si mua. Zoti na dha shqisat për të ndjerë dashurinë në zemrat e njerëzve, jo për të ndjerë iluzionet që sjell pasuria. Pasurinë që kam fituar gjatë jetës time, nuk mund ta marr me vete. Çfarë mund të marr janë vetëm kujtimet e dashurisë. Ajo është pasuria e vërtetë që do t’ju ndjekë, do t’ju shoqërojë dhe do t’ju japë forcë e ndriçim për të vazhduar.

Dashuria mund të udhëtojë mijëra kilometra. Jeta nuk ka limit. Shko ku të duash. Arrij lartësitë që do të arrish. Është e gjitha në zemrat dhe duart tuaja. Cili është shtrati më i shtrenjtë në botë? – “Shtrati i vdekjes”…

Mund të punësosh dikë të ngasë makinën për ty, të fitojë para për ty, por s’mund të punësosh dikë që të përballojë sëmundjen tënde, për ty. Të mirat materiale mund të gjenden sërish edhe pasi kanë humbur, por ekziston diçka që nuk mund ta gjesh kurrë pasi e ke humbur – “Jeta”.

Kur një njeri shkon në sallën e operacionit, do të kuptojë se ekziston një libër që duhet të përfundojë së lexuari – “Libri i jetës së shëndetshme”. Në çfarëdo faze të jetës që mund të jemi tani, herët ose vonë do të përballemi me momentin final të ‘mbylljes së perdeve’.

Ruaj si gjënë më të çmuar dashurinë për familjen, dashurinë për bashkëshortin/en, dashurinë për miqtë…

Kujdesu për veten. Vlerësoji të tjerët.”

Tags: Aktiviteti fizikAlbaniaAlbert VatajAmerikaAppleArsimimiArtArtiAsgjejaAutorAziaBarbarBesimtarBiblotekBijatBijtBizantBotaBrezaDemokraciaDiagnozDijaDijeDishepujDisiplinaDritaDurresEkuilibriEsseEstetikeFemijefilozofFjalaForumGaratGjithçkajaGjithsesiHistoriHoroskopiIlaceIluminimInteligjenceiPadiPhoneiPodJaponiaKeshillaKinaKishtareKohaKomentKonspiracionKrijuesiKritikeKujteseLexuesLibriLiriaLuftaMatematikaMendimiMirenjohjeMiresiMizorMosha e treteMuzikeNdertimNjeriuNumerologjiNumratNxenesNxenesitOpinionPasionetPasuesitPerendimiPergatitjaPleqProfilaksiPublikPushtuesRespektSekretShenjtorShkencaShkolleShoqeriaShqipShtetiSportiSteve JobsTeknologjiThemelimTraditaTrajtimTrashegimiaUniversiUshqimeUshqimiZakonetZbulimZgjerohetZoti
Previous Post

“Mendimtari” i Auguste Rodin, gjithëkohja e murosur e një Dante monumental në Portat e Ferrit

Next Post

Promemoria, me të cilën Kasëm Trebeshina i drejtohej Enver Hoxhës më 5 tetor 1953

Next Post

Promemoria, me të cilën Kasëm Trebeshina i drejtohej Enver Hoxhës më 5 tetor 1953

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Melodia e fundit, djali që luante violinë në shi, Homazh për Eliasin dhe tingullin që mbijetoi terrorin

Melodia e fundit, djali që luante violinë në shi, Homazh për Eliasin dhe tingullin që mbijetoi terrorin

May 17, 2025
Gjithçka në pulsin e jetës nisi te trupi, si një himn i pjellorisë dhe tokës, mrekullim i hirit dhe epshit

Gjithçka në pulsin e jetës nisi te trupi, si një himn i pjellorisë dhe tokës, mrekullim i hirit dhe epshit

May 17, 2025
Këpucët e mashtrimit të gjurmëve, një shpikje e viteve 1920 nga një hajdut bagëtish

Këpucët e mashtrimit të gjurmëve, një shpikje e viteve 1920 nga një hajdut bagëtish

May 17, 2025
Kur kujtesa kthehet në strehë dhe qyteti në mit, John Updike mbi Kadarenë dhe Márquezin

Kur kujtesa kthehet në strehë dhe qyteti në mit, John Updike mbi Kadarenë dhe Márquezin

May 17, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj