Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

Ja si e skalit Stefan Cvajg, virtuzoin e artit skenik gjerman, shqiptarin Aleksandër Moisiu

February 20, 2017
in Figura të ndrituna, Të përzgjedhurat
215
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

“Por natyrisht që e prita me gëzim, sepse e doja vërtet si vëlla atë njeri të zjarrtë e të përzemërt…. Portretin e Aleksandrit Cvajgu e përshkruan me një gjuhë jashtëzakonisht të pasur e magjepsëse:

“Shekulli ynë ishte në të hyrë, kur në skenën gjermane u dëgjua për herë të parë zëri i aktorit të panjohur; ishim në pritje të diçkaje të madhe, sepse ai zë nuk ishte si zërat e tjerë, në të kumbonin nota të reja, magjepsëse, origjinale, të tilla që të mbeteshin të paharruara në kujtesë po t’i dëgjoje qoftë edhe një herë të vetme. Zëri i tij ishte më harmonik, më depërtues, më melodioz, më i butë se zërat gjermanë, në të spikaste melodioziteti i ngrohtë, plot diell…”

Në vazhdim të këtij përshkrimi, duke lavdëruar dhe çmuar lart vlerat e këtij artisti të madh, që e adhuronte aq shumë, Cvajgu thotë: “Kush pati fatin e lumtur ta njihte nga afër, e di se gjëja që bënte më me pasion Aleksandër Moisiu ishin diskutimet dhe debatet për temat filozofiko-morale. Debatet e nxehta për këto tema nuk i harroj kurrë. Ku jeni, o net të gjata, kur rrinim tok me të, me mikun tim të shpirtit, me më të shtrenjtin e miqve, dhe ai merrte zjarr, jepte e merrte si dinte ai për çështje të filozofisë e të moralit! Sa mrekullisht bukur i rridhte gjuha, që i shprehte mendime të thella, sa me hijeshi dhe me madhështi krejt shpenguar…”

Në fillim të këtij qindvjeçari kumboj në skenën e teatrit gjerman për herë të parë zëri  i një aktorit të ri, krejt të panjohur. Kishe kënaqësi ta dëgjoje. Ishte një zë i ri, në kuptimin, ndryshe prej të tjerëve, një ton me një ëmbëlsi të panjohur deri atëherë, që sa e dëgjoje, nuk mund ta harroje më, apo  ta ngatërroje me zëra të tjerë. Ishte shumë me harmonik, me i butë, më melodioz se të gjithë zërat e aktorëve gjermanë, një zë i artë, një ton i ngrohtë e vibrues ndihej në atë zë, sikur të ishte flladi i ngrohtë i jugut që fryn mbi male, …e ne, ne dallonim diçka italiane në të, si këngët  e mrekullueshme të tyre.

Po aq melodioz e plot harmoni si zëri, ishte  dhe trupi ti tij,  i lehtë dhe i zhdervjellët, me hirin e një fëmije, por me fuqinë e një luftëtari. Ishte një mrekulli të shikoje  këtë burrë të ri, i cili në të gjitha transformimet e rolet e shumta,  mbeti i njëjtë në magjinë e tij, në pjesën e padronit apo të shërbëtorit, të  kontit e po ashtu të një mëkatari dhe në më të bukurin e më të këndshmin rol, atë të dashnorit.

Këtu zëri i tij shëndrrohej në muzikë, i gjithë trupi i tij përcillte një ëmbëlsi, dhe po ti hidhje një shikim dalloje menjëherë mënyrën e të folurit me plastikën e gjestikën karakteristike italiane…pasqyrë e fjalëve që do fliste më pas. E kush mund ti rezistonte kësaj? Një gjeneratë e tërë e ka dashur atë,  “dashnorin e pakrahasueshem”,  i cili nëpërmes  zërit të tij hyri thellë në zemrat e të gjithë kombit gjerman…

Por në këtë trup të brishtë fëmijnor, përpëlitej një shpirt i trazuar e rebel, në këtë kokë të bukur si ajo e grekërve të lashtë, digjej një shpirt i zgjuar dhe lakmues… Bota e madhe dhe e ëmbël e ndjenjave brenda këtij artisti, duke luajtur gjithmonë vetëm dashnorin apo të riun e dëshiruar, ndihej shumë e ndrydhur e kërkonte hapësirë; një etje e madhe që kërkonte të zbulonte të fshehtat e thella  të jetës, e pushtonte atë. Ishte dëshira e tij të shndërrohej në heronj që vuajnë e që kuriozohen me pyetje  të ethshme, në guximtar fuqiplotë.

Nuk donte të mbetej vetëm Romeo edhe pse e luajti atë në njëmijë forma, i riu i përjetshëm, por donte të ishte edhe Fausti- i sëmuri ëndërrues, edhe Mephistopheli – mohuesi i përjetshëm, dhe Edipi- luftëtari kundër fatkeqësive të mbinatyrshme, dhe  Hamleti- i papërgjegjshëm, peng  i mendimeve të tija , ….një shpirt që digjet e që askush tjetër si ai nuk mund të jetë, shpirt  që nuk mund ta mbyllesh në hapsirën e ngushtë të një “sirtari” (si thuhet në zhargonin e teatrit), ai donte të depërtonte tek  njerzit me të gjitha mënyrat e shpirtit krijues, për tu ndjerë gjithmonë në naltësitë e ndjenjave.

Çdo formë krijese tokësore, në të cilën ai gjente hapsirë, e zhvillonte në mënyrë njerëzore deri në atë kufi, sa arrinte të prekte diçka hyjnore, …e kjo e tërhiqte atë, jo heronjtë klasikë të ngrirë në armaturat e luftës, por heronjtë e vuajtjes ishin qëllimi i tij .

Si të gjithë ne artistët, ashtu edhe ju (artdashësit), nuk do të arrini të harroni se si e luajti ai personazhin e  Fedjas tek “Kufoma e Gjallë”, rolin e tij më të dashur, të një njeriut të rrënuar e të mbytur nga pesha  e fajit të tij, por edhe të vetëdiejshëm ndaj tij, që e bënte ta pohonte atë, që ajo me e kushtueshmja,  pastërtia tek një njeri, është qëndresa e tij, që fatkeqësia që bie,  në vend që ta zhdukë njeriun, e pastron atë nga të këqijat tokësore, që të mbijetojë pastaj i pastër e i lirë nga mëkati .

Thellësia e karakterit njerëzor e tërhiqte atë përherë e më shumë në brendësitë e enigmës së saj,  në labirinthet e çmendura të shpirtrave mëkatar,  që ai kishte kënaqësi ti nxirrte në pah, të tregonte se si një njeri ringjallej përsëri nga rrënojat e jetës së tij. Dëshira për të zbuluar fshehtësitë e shpirtrave të hutuar ishte pikësynimi i Moisiut, sepse edhe ai vetë ishte një shpirt i tillë i komplikuar.

Ky problem e trazonte atë përbrenda, e kush pat fatin ta njohë atë nga afër, e din mirë që kjo temë shpirtërore ishte kënaqësia më e madhe për të, e ku ai përfshihej në diskutime të  zjarrta. ….Oh, netë të gjata  pa gjumë:….. ku shkoj kujtimi  juaj…., kur uleshim me të, e përjetonim kënaqësi të papërshkruara, kur ai shpërthente në diskutime shpirtërore e morale?

Si digjej ai  nga pasioni i këtyre bisedave, si arrinte të përmbahej nga shpërthimet e tij, sa me elegancë dhe e zhdërvjelltësi,  si vringëllimat e shpatave në një ndeshje floreti kryqëzoheshin argumentet, mënyra harmonike  se si ai futej  në diskutim, forca e shpirtit të tij, gjithçka…. e tija…, ishin kënaqësia më e madhe e thellësive shpirtërore e njerëzore të këtij gjeniu të teatrit.

Ai ishte gjithnjë i angazhuar në punë dhe asnjëherë nuk u mburr për  famën e tij, ai “jetonte pa pasqyrë”, ai nuk futej pompoz dhe “i ndritshëm” në shoqëri, dhe sallonet më në zë të qyteteve të famshme evropiane, kureshtarët e thashethemexhinjtë e tyre, nuk arritën kurrë “ta shohin”. Kontaktet me poetë, muzikantë, e kolegë artistë, ishin nxitje që ai  të realizonte nevojat e tija shpirtërore duke mbledhur eksperienca të reja nga realiteti e duke i vënë më vonë në jetën e tij private e profesionale.

Drama e tij për Napoleonin ishte një sprovë e kësaj eksperience, dhe kush, …kush tjetër (kam të drejtën të pyes) nga aktrorët e njohur të ditëve tona, ka arritur ti afrohet botës krijuese të shkrimtarit, sa ai me këtë vepër? Ai kishte arritur të njohë mirë të fshehtën e teatrit, duke mos lakmuar botët e tjera, atë të së qenit “ e vërteta”, jo vetëm për rolin që vjen pas, por të vërtetën dramatike e të përbindshme të jetës në kohën e sotme, e kjo e ngacmonte pasionin e tij.

Sa më shumë që ai ishte pjesë e kësaj, aq më i ndjeshëm bëhej, asgjë nuk ishte më e panjohur apo e vështirë për te, e kjo ishte rruga e drejtë për atë që u bë aktori më universal e më i besueshëm i kohës tonë, i varun prej askujt, por i lidhur me të gjithë – Proteus, zoti i ndryshimit të përjetshëm e që gjithmonë mbeti me pamjen e Zotave.

Por kjo tashmë është e kaluar. E kaluar …., një fjalë e pakuptueshme,  thuhet diku tek Fausti. E me të vërtetë, nuk mund të besohet që diçka që ishte pjesë e botës sonë të brendshme, në njëmijë forma, çka ishte figura artistike kryesore në sytë tonë, muzika e veshëve tanë, që na emocionon akoma e që ishte ushqim i ndjenjave tona, duhet ta pranojmë si e “ kaluar”, …që “çfarë nuk është e pranishme” nuk përjetohet më.

 

Si mund ta pranojmë që ne  thërrasim Moissi – duke menduar të gjallin,  e nuk marrim më përgjigje, nuk dëgjojmë më frymëmarrjen e tij, nuk shohim më shkëlqimin e tij. ….Jo, mos ta mendojmë më atë që nuk mundemi ta pranojmë, që ai nuk është më në mesin tonë, por të mendojmë që nuk harrohet, që vetëm prezenca e tij nuk është, …të kthehemi  në mbrëmjet e kohës së rinisë, të mbyllim sytë që të kërkojmë në brendësinë e qenies tonë muzikën e zërit të tij, të shikojmë me syrin e mendjes lëvizjet dhe gjestikën e tij të paharrueshme, të ngjitemi me hov pas skene ta përqafojmë apo ti shtrëngojmë dorën, që të ndjejmë ngrohtësinë e dorës së tij që ai nuk e kurseu për njerëzit, sepse ishte njeri me zemër të madhe, që arriti të depërtojë në shpirtrat e miliona njerëzve.

Të kujtojmë atë që s’mund të përgjigjet më…, talentin e tij, njeriun e mirë e  shpirtin e paepur  që u bë mësim për ne, e unë mendoj se nuk ka tjetër dëshirë te njerëzit, veçse të mësojnë nga ai,  atë çka tek ai ishte njerëzore. Ai që na e solli këtë Art të shenjtë qoftë i bekuar, e kush mundohet për ta mësuar atë qoftë i mirëpritur. Në personin e tij, ne artistët  dhe ju që e doni teatrin, kemi humbur një artist të pashoq e të mrekullueshëm.

(Materiali u përplotësua nga një monografi për Aleksandër Moisiun, gjithashtu dhe pjesë nga një material i Pjetër Logorecit, botuar në Shqiptarja.com)

Tags: AlbaniaAlbert VatajAleksandër MoisiuArtArtiAsgjejaAutorAziaBesimtarBiblotekeBotaDemokraciaDijaDijeDishepujDritaEkspoziteEkuilibriEsseEstetikefilozofFjalaForumGaleriGjithçkajaGjithsesiHistoriIluminimInteligjenceJaponiaKinaKishtareKohaKolosKomentKompozimKonspiracionKrijuesiKritikeKujteseLexuesLibriLiriaMatematikaMendimiMiresiMoissi AlexanderMuzikeMuzike KlasikeNjeriuNxenesitOperaOpinionPasuesitPergatitjaPikturePublikSekretShenjtorShkencaShqipStefan ZweigTabloThemelimTraditaTrashegimiaUniversiUSAZgjerohetZoti
Previous Post

Vatikani apo Shqipëria, kush e përjashtoi At Anton Harapin, nga lista e martirëve të kishës?  

Next Post

Gjethet e dafinës, veçoritë e saj kurative, nga qetësimi i kollës, përmirësimi i qarkullimit të gjakut, etj.

Next Post

Gjethet e dafinës, veçoritë e saj kurative, nga qetësimi i kollës, përmirësimi i qarkullimit të gjakut, etj.

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj