Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

Tomas Mor, fundi fatal i një idealisti, që mbeti në kujtesë si martiri i lirisë së ndërgjegjes

July 6, 2026
in Figura të ndrituna, Slider, Të përzgjedhurat
Tomas Mor, fundi fatal i një idealisti, që mbeti në kujtesë si martiri i lirisë së ndërgjegjes
2
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest
Nga Albert Vataj
Tomas Mor (Thomas More), humanisti i shquar anglez i epokës së Rilindjes dhe Autori i veprës epokale Utopia, pati një fund fatal nën një akuzë që mbetet e diskutueshme në aspektin juridik dhe historik edhe sot e kësaj dite.
Më 6 korrik të vitit 1535, pas gati pesëmbëdhjetë muajsh burgim në Kullën e Londrës, Henriku VIII, mbreti i Anglisë, urdhëroi ekzekutimin e tij. Akuza zyrtare ishte tradhti e lartë ndaj sovranit, një ironi therëse për njeriun që për vite të tëra kishte qenë Kancelari i Madh dhe këshilltari më i çmuar i mbretit.
Në të vërtetë, ishte besnikëria e palëkundur e Morit ndaj ndërgjegjes së tij dhe vlerave të krishtera ajo që e çoi në gijotinën e historisë. Tomas Mor refuzoi në mënyrë të prerë të njihte, divorcin e Henrikut VIII nga gruaja e tij e parë, Katerina e Aragonës dhe të dakordësohej me martesën e re të mbretit me Ana Bolenën.
“Aktin e Supremacisë”, përmes të cilit Henriku VIII shpalli veten kreun e Kishës së Anglisë, duke u shkëputur përfundimisht nga Autoriteti i Papës në Romë.
Për Morin, ligji i Zotit dhe integriteti moral qëndronin mbi vullnetin e çdo monarku tokësor.
Edhe në çastet e fundit të jetës, Mori nuk e humbi fillin, qetësinë dhe as humorin e tij të hollë e karakteristik (ironinë sokratike).
Përpara se të nisej drejt platformës së ekzekutimit, berberi i burgut e pyeti nëse dëshironte t’i qethte flokët dhe mjekrën.
– “Miku im,” iu përgjigj Mori me buzëqeshje, “po të vë në dijeni se unë dhe mbreti kemi një proces gjyqësor pikërisht për këtë kokë. Prandaj, nuk dua të bëj asnjë shpenzim për të, derisa çështja të marrë një vendim të prerë.”
Kur e ngjitën në podiumin e ekzekutimit, skela druri ishte e paqëndrueshme dhe lëkundej. Mori iu drejtua togerit të kullës duke i kërkuar ndihmë për t’u ngjitur:
– “Ju lutem, më ndihmoni të ngjitem shëndosh e mirë sipër… sepse për të zbritur, ju premtoj se nuk do t’ju prish punë dhe do t’ja bëj hallit vetë.”
Pasi u fal, ai iu drejtua xhelatit duke e inkurajuar dhe i kërkoi që të bënte kujdes me mjekrën e tij, pasi “ajo nuk kishte bërë asnjë tradhti ndaj mbretit”. Me një goditje të vetme të sëpatës, Anglisë dhe mbarë botës iu shua një nga mendjet më të ndritura të njerëzimit.
Sot, Tomas Mor kujtohet si martir i lirisë së ndërgjegjes, një njeri që preferoi vdekjen përpara kompromisit me parimet e tij.
Tags: Albert VatajHenriku VIIIThomas MoreTomas Mor
Previous Post

Kur një nënë puth fëmijën e saj, ndodh shumë më shumë se sa ajo që syri sheh

Next Post

Teleskopi Hapësinor Hubble i NASA-s zbulon një “çerdhe” kozmike të ndezur, ku lindin mijëra yje

Next Post
Teleskopi Hapësinor Hubble i NASA-s zbulon një “çerdhe” kozmike të ndezur, ku lindin mijëra yje

Teleskopi Hapësinor Hubble i NASA-s zbulon një "çerdhe" kozmike të ndezur, ku lindin mijëra yje

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Teleskopi Hapësinor Hubble i NASA-s zbulon një “çerdhe” kozmike të ndezur, ku lindin mijëra yje

Teleskopi Hapësinor Hubble i NASA-s zbulon një “çerdhe” kozmike të ndezur, ku lindin mijëra yje

July 6, 2026
Tomas Mor, fundi fatal i një idealisti, që mbeti në kujtesë si martiri i lirisë së ndërgjegjes

Tomas Mor, fundi fatal i një idealisti, që mbeti në kujtesë si martiri i lirisë së ndërgjegjes

July 6, 2026
Kur një nënë puth fëmijën e saj, ndodh shumë më shumë se sa ajo që syri sheh

Kur një nënë puth fëmijën e saj, ndodh shumë më shumë se sa ajo që syri sheh

July 6, 2026
Shtetësia si meritë, jo si dhuratë, historia e shqiptares së suksesshme Xhulja Duka që pushtoi financat britanike

Shtetësia si meritë, jo si dhuratë, historia e shqiptares së suksesshme Xhulja Duka që pushtoi financat britanike

July 6, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj