Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Psikologji

Gruaja e lodhur së numëruari vitet, që tani kërkon të jetojë ditët

May 28, 2026
in Psikologji, Slider, Të përzgjedhurat
Gruaja e lodhur së numëruari vitet, që tani kërkon të jetojë ditët
1
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest
Albert Vataj
Ka një moshë kur gruaja nuk vrapon më pas përsosmërisë, por pas qetësisë. Kur ajo nuk matet më me syrin e botës, por me frymëmarrjen e vet. Nuk kërkon të admirohet, por të ndjehet e lirë, nga të tjerët, nga pritjet, nga vetëvetja që dikur s’e dinte si të thoshte “jo”.
Në atë moshë, ajo fillon të kuptojë se trupi i saj nuk është për të zbukuruar botën, por për të jetuar në të. E nëse më parë ka heshtur për shumë gjëra, tani ajo flet, jo me zë të lartë, por me bindjen e një përvoje që e ka pigmentuar jetën me të gjitha ngjyrat.
Ky rrëfim është një letër e heshtur që gruaja ia shkruan vetes, kur në pasqyrë sheh më shumë se rrudha, sheh guximin për të qenë më në fund vetvetja.
Në të shkuar vitesh, fillova të mos shtrëngohesha e zoritesha më, as nga rrobat, as nga pritjet.
I lashë mënjanë sutjenat që më gdhendnin gjoksin si për ekspozitë. Korset i hodha në kosh, o Zot kam shpëtuar. I thashë jo takave që më bënin të ecja mbi dhimbje, jo mbi tokë. I shmanga darkat me njerëz që vinin për të gjykuar rendin e shtëpisë sime, jo për të ndarë zemrën e tyre. Buzëqeshjet e detyruara u thanë në buzë si lule pa ujë.
Në të shkuar vitesh, nuk kërkova më të dukem. Thjesht isha. Isha çdo mëngjes që zgjodha të zgjohem ndryshe. Isha çdo hap që nuk më çonte askund tjetër përveçse te vetja.
Dhe nëse kjo mjaftonte për ndonjë, mirë.
Nëse jo, e kujt i plasi?
Nuk kam sjellë fëmijë në këtë botë, por kam përkujdesur zemra. Kam qenë nënë për të ëmën kur vuante, për të atin kur heshti, për mikeshën që mbytej në hije. Për një mace pa strehë dhe një qen që më shihte me sy më të butë se shumë njerëz.
Nëse nuk jam nënë e askujt tjetër, jam nënë e vetes sime. E asaj vajze të vogël që dikur nuk dinte të pushonte, të refuzonte, të thoshte “dua”. Kam mësuar ta përkëdhel veten pa ndjerë se po vjedh kohë nga jeta.
Tani, kur pasqyra më flet me rrudha dhe jo me shkëlqim, unë e dëgjoj pa frikë. Nuk i kërkoj më të më bëjë tjetër. E kujt i plasi për fustanet që nuk më bëjnë më? Mjafton që kur ngrihem, shpina të mos kërcasë si një portë e vjetër. Që gjinjtë të mos më frikësojnë kur i prek. Dhe që më në fund, cikli të jetë kujtim, jo më frikë.
Në të shkuar të viteve, liria ka një aromë më të ëmbël. Është një “jo” që nuk kërkon shpjegim, një ditë në pizhame që nuk kërkon ndjesë, një bukuri që nuk matet me sy të huaj. Është një shëtitje e vetmuar që nuk të bën të ndihesh vetëm, sepse vetmia s’është më boshësi, por qetësi.
Këndoj në makinë me zë, si dikur. Dhe kur dikush më sheh shtrembër në semafor, buzëqesh. Nuk kam më orare për të kontrolluar, as letra për të firmosur, as fjalë për të mbajtur për hatër të të tjerëve. Kam vetëm kohën, dhe dua ta mbush me gjëra që më ushqejnë.
Kam ende ëndrra, si në të njëzetat. Por tani i dua me butësi, jo me etje. Lutem të kem kohë për t’i prekur, një nga një, si copa drite mbi ujë. Sepse tashmë nuk kam më turp nga ajo që jam zhveshur për dashuri, për etje, për kërkim. Dhe akoma më pak nga ajo që jam zhveshur nga frika dhe pasiguria.
Tani, në këtë gjysmë të jetës që më mbeti, nuk nxitoj më ta ha si të isha e uritur. E dua me nge. Dua të ndaloj, të përtyp, të ndiej sheqerin dhe kripën e ditëve. Të gjithë shijet që më përkasin.
Dhe në fund të ditës, kur mbyll sytë, i them vetes me një buzëqeshje të thellë: Tani jam më e plotë se kurrë. Dhe kjo mjafton.
Tags: Albert VatajDashuriaGruajaMosha
Previous Post

Puthja e parë e dëshmuar përmes artefaktit 4500-vjeçar, një fakt i hershëm i shprehjes së ndjenjës njerëzore

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Gruaja e lodhur së numëruari vitet, që tani kërkon të jetojë ditët

Gruaja e lodhur së numëruari vitet, që tani kërkon të jetojë ditët

May 28, 2026
Puthja e parë e dëshmuar përmes artefaktit 4500-vjeçar, një fakt i hershëm i shprehjes së ndjenjës njerëzore

Puthja e parë e dëshmuar përmes artefaktit 4500-vjeçar, një fakt i hershëm i shprehjes së ndjenjës njerëzore

May 28, 2026
Humanizmi i errët i Charles Bukowskit, atij që nuk besoi te shpëtimi kolektiv, por te mbijetesa intime e shpirtit

Humanizmi i errët i Charles Bukowskit, atij që nuk besoi te shpëtimi kolektiv, por te mbijetesa intime e shpirtit

May 28, 2026
Fabula e bretkosës në ujin e valuar dhe tragjedia e pashmangshme e përshtatjes

Fabula e bretkosës në ujin e valuar dhe tragjedia e pashmangshme e përshtatjes

May 28, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj