Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Dashuri

Buzën që puthja ta flak, kafshon, ti grua që ke ardhur mbushur me dëshirim

May 28, 2026
in Dashuri, Poezi, Slider, Të përzgjedhurat
Buzën që puthja ta flak, kafshon, ti grua që ke ardhur mbushur me dëshirim
1
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest
Nga Albert Vataj
Padurimi i flakëruar etjeve për zjarr dhe epjeve për dëshirim, më hedh te ky prag shpengimi. Shtang te kjo shkrepëtimë e vezullimtë, ku ti qëndis me petale hirin tënd, dhe me polen ëmbëlton shijen e këtij flakërimi të hyjt që më mëkon e bekon.
Në përjetim më hap plagë, ky kafshim buze, e puthje flakatare, më pluskojnë dëshirimeve, si yjet që llamburisin hutimin etern, natave ku dehen hënat. I qiellit ky sublimitet që derdhet duhishëm kurmit që digjet etjes për zjarr e përjetim.
Më lë pa frymë ky kafshim buze që derdhet rrëmbimshëm në epjen prej etjesh të diellta, si dallgët shkëmbinjëve ku thërrmohet pafundësia e detit. Më deh ky teatralitet shkujdesjeje dhe hutimi, ku ti kridhesh magjishëm, e drojshëm i blatohesh hyjnisë së dritës dhe dalldisjes.
Më vë zjarrin gufimi i padurimit që derdhet në mua si llavën e atij vullkani, ku ti formëson në mijëra trajta shndërrimi.
Ngurim vajzërie dhe dëshirë marroke, stolis ky çast pror, ku ti jepesh fajshëm, e hyjnive ju lutesh për falje.
Nuk është mëkat të jesh e bukur, e bekura e këtij dritimi breror që të stolis.
Askush nuk e tha, dhe askund nuk u shkrua, se i hyjti hir, prej hyjnive, gruas ju mëkua si faj dhe shpirtit të botës ju blatua si mrekullim.
Te ky solemnitet i lartësuar në engjëlloren e flatërimeve të dritta, te ky çast ëndjeje dhe kopulimi.
Ti je, çfarë vetë shëmbëllimi, në ty ofroi si shpërblim. Në mua hodhi një prehër prush dhe ndezi zjarrin e shpërbërjes së frymshme. U flake në kraharorin e gjëmimshëm të përjetimeve, nga ty, trillane e mahnitjeve.
Dhe…
nga ty s’dua shpagim, por shërbesën e magjepsjes së dëshirimeve, që çelin në çdo prekje ku ti përpushesh, kall në çdo epje ku ti kridhesh, fërgëllon e në çdo prehje ku harrimtare jepesh.
Fjalët që dot nuk i shqiptoi buza e kafshuar, e zjarrin që po të ndez, e ndjej se si më mësyn si pushtim në çdo nerv dhe ind. Vërshueshëm si një ujvarë, e lë të derdhet mëkimi hyjnor brenda teje dhe njeriu tek unë thërmohet në mijëra shkrepëtima të vezullimshme.
Ti, përplot epje e epsh mbushur je. Te ky prag përunjësimi i dalldisjes, tekkëtu jepem. Në gjithësinë e këtij sublimimi çasti shpengimi, ndihem prani dhe dorëzim.
Buzën që puthja ta flak, kafshon. E ndjen se si stuhia e vlimit të gjakut zgjohet, të përpush e të pushton, si krahët e një përqafimi që të lë pa frymë.
Je endur prej vezullimesh të ngjyrshme, ti grua e zjarmët në epshe, dhe e dimërt në ngurim.
Ti që buzën kafshon.
Ti grua që ke ardhur mbushur me dëshirim, për t’i vënë zjarrin çasteve. Ku ti hyjnisht beh e kumton, e shpirtshmja yte vjen, për të dëshmuar mrekullinë e krijimit në ty, dhe lajmëruar lavdinë e Zoti në ne.
Amen!
Tags: Albert VatajDashuriPasionPoezi
Previous Post

“Kur e di se do të vdesësh”, poezia e fundit e Teodor Kekos nga spitali në Selanik më 26 maj 2002

Next Post

Shavarsh Karapetyan, një kampion dhe një hero, notari që hyri në histori duke dëgjuar zemrën

Next Post
Shavarsh Karapetyan, një kampion dhe një hero, notari që hyri në histori duke dëgjuar zemrën

Shavarsh Karapetyan, një kampion dhe një hero, notari që hyri në histori duke dëgjuar zemrën

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Gruaja e lodhur së numëruari vitet, që tani kërkon të jetojë ditët

Gruaja e lodhur së numëruari vitet, që tani kërkon të jetojë ditët

May 28, 2026
Puthja e parë e dëshmuar përmes artefaktit 4500-vjeçar, një fakt i hershëm i shprehjes së ndjenjës njerëzore

Puthja e parë e dëshmuar përmes artefaktit 4500-vjeçar, një fakt i hershëm i shprehjes së ndjenjës njerëzore

May 28, 2026
Humanizmi i errët i Charles Bukowskit, atij që nuk besoi te shpëtimi kolektiv, por te mbijetesa intime e shpirtit

Humanizmi i errët i Charles Bukowskit, atij që nuk besoi te shpëtimi kolektiv, por te mbijetesa intime e shpirtit

May 28, 2026
Fabula e bretkosës në ujin e valuar dhe tragjedia e pashmangshme e përshtatjes

Fabula e bretkosës në ujin e valuar dhe tragjedia e pashmangshme e përshtatjes

May 28, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj