Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Autorë

Ismail Kadare i anatemuar. Përplasja e kohës, mendësive, njeriut dhe shkrimtarit

January 28, 2021
in Autorë
131
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Në vitet që ikin, Ismail Kadare, më shumë se moshën, ai mban mbi vete kohën. Pena që bëri prezent ndërkombëtarisht vetëdijen kombëtare shqiptare, vazhdon të mbetet sfiduese. Koha dhe ai rendin së bashku. Përreth, shtjella mendësish dhe mllefesh, inatesh dhe xhelozish, kuturisin refuzimin për të. Ngjitet në apogjeun e famës dhe zbret në katet e poshtme, ku rryma të ngërthyera e hidhepresin andej-këndej.

Kolegë dhe lexues janë ndarë në kampe. Ithtarë dhe dishepuj gjithashtu. Glorifikues dhe anatemues, hedhin e presin rrufe gjuhësh të helmëta. Pjesa më e madhe është vendosur në transhenë e kundërshtarëve, aty ku bërtimën më poterisëse e zëshmërinë e kulmimit kuisës e nxjerrin ata që besojnë ende se vendin ku ndrydhet hekakeqe bima e tyre krijuese, u’a ka zënë diellin Kadare. Ka kaq shumë vite që ankimtarët kanë gozhduar gishtin tregues për pasuksesin e tyre ne letërsi, te faji i ekzistencës së Ismail Kadare. Sajojnë turlilloj alogjizmash për të patur të drejtë.

Gjithnjë ka zjarr në këtë front përdreqosjeje të çdo gjëje të vlertë, vepër me të cilën nëse nuk kemi arsye pse të ankohemi, le të krenohemi. Gjithnjë ka luftë aty ku duhet të na miklojë paqja përjetuese e shpirtit letrar. Gjithnjë ka rekrutë që i bashkëngjiten kësaj ushtrie të vdekurish që ndjellin mort e kuja. Vetëm e vetëm se fati vazhdoi ta mbajë ende në jetë dhe talenti ta bëjë të famshëm. Ai vazhdon të mëkojë qëndrestarin si kundrapeshë e kësaj barre lëshuar përsipër. Ende atë e gjen në mes kësaj kacafytjeje. Ngatërresë që duket… më shumë se ideologjike është përfituese. Megjithatë, është ende e vështirë të ndash kush ka ardhur ta mjelë dhe kush ta rrjepë këtë sakrificë të perëndive arbërore.

Vepra gjithqysh ndërkallet dhe shungullon përmes kësaj atmosfere “tymi” dhe “baruti”. E rishtazi ai është aty, në mes, duke ecur. Krah për krah vepra dhe fama. Edhe në këtë ditëlindje ai është këtu, me penën që vazhdon të skalisë me zemër e mendje faqe të historisë së letërsisë shqipe. Ai na ofron pa pushim lëndë për të kumtuar. Dhe rend, rend si një Maratonomak me anatemën e njeriut dhe shkrimtarit. Është fakt se, që nga vitet ’60, Kadare ka qenë dhe është protagonist i jetës politike dhe i mendimit shqiptar. Ai i ka shërbyer gjeneratës dhe ka mëkuar bashkëkohjen. Kjo jo dhe aq për të ikur nga memuari i një kohe prej nga vjen ende kundërmim mëdyshjesh, se sa për të sprovuar në jetësore të ndryshten.

Saora, akti krijues e lidh shkrimtarin Ismail Kadare me një shumësi prurjesh dhe bujari e talentit dhe të pazakontës në të vetvetishmen e tij. Me kryqin e realsocit në shpinë, ai heq rrugën e mundimshme të Golgotës. Edhe pse kanë kaluar 25 vite tranzicion vijojnë t’i zënë pusi, ta qëllojnë, t’i rrethvijnë përplot tërsëllimë e pezëm shtjellë anatemash. Megjithëse nuk është shmangur asnjëherë përballjes, ai duket se nuk ka gjetur tamam gjuhën e duhur, me të cilën t’u përgjigjet kësaj lukunie hienash të etur për gjak e kufoma. Falja për fajin e pabërë duket se nuk është pranuar. Urat e komunikimit më gjas nuk po i shërbejnë sa dhe si duhet ndërtimit të një dakordësie aprovuese.

Ky korife vazhdon të mbetet në anën e përtejme… dhe përballë, një masë e pamasë gurëhedhësish e baltëgatuesish. Ato shamatojnë e çuçurisin, kërcëllijnë dhëmbët e zgurdullojnë sytë. Në gurë të rëndë të inateve që i marrin me vete kudo shkojnë, ata mprehin thonjtë e rreken të çjerrin taftin shndritës të famës që e fillëron si një breror mbi krye. Shajnë me të parë e të prapmë, vjedhin helm e vrer me kaq afsh si në një lojë të shpenguar pasioni rishtarësh. Duket se hera-herës nuk i dëgjon, por piskama e tyre është frymë, është gjendje, është ajër që i vihet nga pas duke ia përshkuar me trazim gjithkund udhën që ai heq. Një luftë e “viktimave” të komunizmit apo një makth ziliqarësh e zullumqarësh, ende nuk dihet se çfarë e përbën në të vërtetë këtë masë tumorale që i është ngjitur shtatores së gjallë të këtij shqiptari dalzotës. Ndryshe nuk ka se si të kuptohet një zell kaq i mbarsur me mllef e inat.

Ismail Kadare, të cilin bota e vlerëson jo vetëm si një prej shkrimtarëve më të mëdhenj, por gjithashtu, edhe një prej intelektualëve më të shquar të saj, vazhdon të befasojë me romanet dhe esse-të e tij. Ai gjithnjë e ka mëkuar penën e krijuesit me atë të dëshmuesit. Lartësia e tij e mendimtarit ka qasje dhe triumfalisht ia ka dalë të zbulojë rrënjët europiane të Shqipërisë dhe përkatësinë europiane të saj. Ai i referohet flamurit, himnit, gjuhës, Skënderbeut, Nënë Terezës, racës.

Çështja identitare është bërë shpesh objekt i historishkruesve, siç ndodh me popujt në faza kalesash historike. Në fazën delikate të drejtimit historik që do të marrë Shqipëria. Dhe ai gjithnjë ka qenë në kohën dhe vendin e duhur. Ka bërë dhe vijon, atë që shumë prej nesh ende nuk e çmojmë. Nesër, do të jetë vonë për pendesa. Ai nuk pretendoi asnjëherë të ishte shenjtor, por gjemia e anatemës lëshuar mbi ‘të duket se e ka shuguruar tashmë, pa mundur ta martirizojë.

Vepra e Kadaresë është e sunduar prej mitit të së kaluarës, dhe evokimit të lavdisë së dikurshme. Kadare synon ta çlirojë njeriun shqiptar prej akuzave që e ndoqën ndër shekuj, përfshirë këtu edhe akuzën si popull i lindur me instinktin e luftës dhe të mercenarizmit, binjak me armën, dhe peng i saj. Dhe kjo ishte dhe është gjithçka që një njeri i penës mundi të bënte dhe ai e bëri si pakkush tjetër, pavarësisht se u shpërblye me zemërthyerje.

Tags: (Albanian: Darka e Gabuar)(Albanian: Gjenerali i ushtrisë së vdekur)(Albanian: Kështjella)(Albanian: Koncert në fund të dimrit)(Albanian: Kronikë në gur)(Albanian: Lulet e ftohta të marsit)(Albanian: Pallati i ëndrrave)(Albanian: Pasardhësi)(Albanian: Piramida)(Albanian: Prilli i thyer)(Albanian: Tri këngë zie për Kosovën)(Albanian: Ura me tri harqe)(Albanian: Vajza e Agamemnonit)(The Monster) (1965)[19] or La Pyramide (1992)A Girl in Exile (Albanian: E penguara)Agamemnon's DaughterAksidenti (The Accident) (2010Autobiografia e popullit në vargje (The People's Autobiography In Verse)(1971)between 1993 and 2004Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit (2013)Breznitë e Hankonatëve (2000)Broken AprilÇështje të marrëzisë (A Question of Lunacy)(2005)Chronicle in StoneÇlirimi i Serbisë prej Kosovës (Serbia's Liberation From Kosovo)(2012)Dantja i pashmangshëm (DanteDarka e Gabuar (The Fall of the Stone City) (2008)Dimiri i vetmisë së madhe (The Great Winter) (1972)E penguara: Rekuiem për Linda B. (A Girl in Exile) (2009)Emblema e dikurshme (1977)Ëndërr mashtruese (1991)EskiliEssaysGame and Death of Lul Mazrek) (2003)Gjenerali i ushtrisë së vdekur (The General of the Dead Army) (1963)HamletHija (The Shadow) (1994)Identiteti evropian i shqiptarëve (The European Identity Of Albanians)(2006)In 2009JetaKadare's complete works in 20 volumes were published in Albanian by OnufriKamarja e turpit (The Traitor's Niche) (1978)Kështjella (The Siege)(1970)Koha e dashurisë (Rrëfim Trikohësh) (2015) PlaysKombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë (The Albanian Nation In The Wake Of The Third Millennium) (1998)Komisioni i festës (The Feast Commission) (1978)Kronikë në gur (Chronicle in Stone)(1971)Krushqit janë të ngrirë (The Wedding Procession turned to Ice)(1985) Koncert në fund të dimrit (The Concert) (1988) Dosja H. (The File on H.)(1989)Kukulla (The Doll) (2015)Kush e solli Doruntinën? (The Ghost Rider)(1980)Kushëriri i engjëjve (The Angels' Cousin) (1997)ky humbës i madh (Aeschylusle prince impossible (HamletLëkura e daulles (The Wedding) (1967)loja dhe vdekja Lul Mazrekut (LifeLulet e ftohta të marsit (Spring FlowersMbi krimin në Ballkan; Letërkëmbim i zymtë (On Crime In The Balkans) (2011)mbi raportet e Shqipërisë me vetveten (2010)Mëngjeset në Kafe Rostand (Mornings in Cafe Le Rosand) (2014)Mjegullat e Tiranës (Tirana's Mists) (2014MosmarreveshjaMuzgu i perëndive të stepës (Twilight of the Eastern Gods)( (1978)Nata me hënë (Moonlight) (1985)Nëntori i një kryeqyteti (November of a Capital)(1975)Novels and novellasOmitted from the list are the poetry and the short storiesoriginally written in 1957-58)Pallati i ëndrrave (The Palace of Dreams) (1981)Pasardhësi (The Successor) (2003)Përballë pasqyrës së një gruaje (2001)Piramida (The Pyramid) (1992)Poshtërimi në Ballkan (Abasement In The Balkans)(2004)Prilli i thyer (Broken April) (1980)published in French in 2008)Qorrfermani (The Blinding Order)(1991)Qyteti pa reklama (The City with no Advertisements)(1998Shkaba (The Eagle) (1995)simultaneously in French and AlbanianSpiritus (1996)Spring FlowersSpring FrostSpring Frost) (2000)Stinë e mërzitshme në Olimp (Dull Season In Olympus) (1998)Story collectionsThe Accident (Albanian: Aksidenti)The Big Loser)(1990)The complete works (except for the essays) of Ismail Kadare were published by FayardThe ConcertThe dates of publication given here are those of the first publication in AlbanianThe Fall of the Stone CityThe File on H (1990) (Albanian: Dosja H: roman)The General of the Dead ArmyThe Ghost Rider (Albanian: Kush e solli Doruntinën?)The Impossible Prince)(2007)The Inevitable)(2006)The Palace of DreamsThe PyramidThe SiegeThe SuccessorThe Three-Arched BridgeThe Traitor's Niche (Albanian: Kamarja e turpit)Three Elegies for KosovoTri këngë zie për Kosovën (1998)Twilight of the eastern gods (Albanian: Muzgu i perëndive të stepës)unless stated otherwiseUra me tri harqe (The Three-arched Bridge)(1978)Vajza e Agamemnonit (Agamemnon's Daughter)(2003)Vepra e Ismail KadareViti i mbrapshtë (The Dark Year) (1985)Vjedhja e gjumit mbretëror (1999)Works published in Albanianwritten in 1959)
Previous Post

Një rrugëtim i gjatë i shqiptarëve në lentet e fotografëve të huaj që nga shpikja e “dritëshkrimit”

Next Post

Thomas Aquinas, pika lidhëse mes krishterimit dhe filozofisë klasike dorëzuar pasardhësve nga Aristotel

Next Post

Thomas Aquinas, pika lidhëse mes krishterimit dhe filozofisë klasike dorëzuar pasardhësve nga Aristotel

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0

Më 2 korrik 1990, kur zemërata zgjonte kurajon për të guxuar të sfidoje diktaturën

July 2, 2025
Milan Kundera mbi të drejtat e kafshëve dhe çfarë do të thotë në të vërtetë mirësia e vërtetë njerëzore

Milan Kundera mbi të drejtat e kafshëve dhe çfarë do të thotë në të vërtetë mirësia e vërtetë njerëzore

July 1, 2025
Artemisa B e Pireut, Hyjnesha e bronztë që sfidon shekujt, për të dëshmuar përsosmërinë e artit

Artemisa B e Pireut, Hyjnesha e bronztë që sfidon shekujt, për të dëshmuar përsosmërinë e artit

July 1, 2025
Ismail Kadare, një vit pa penën dhe gjenialitetin krijues, që nënshkroi me vepër përjetësinë

Ismail Kadare, një vit pa penën dhe gjenialitetin krijues, që nënshkroi me vepër përjetësinë

July 1, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj