Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Muzikë

Vincenzo Bellini, i tamëlti italian i romancës, kungimi i puhizshëm i vijës së gjatë melodike

November 3, 2016
in Muzikë
1.3k
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Ai ishte i shtatti fëmijë ogurmirë i një familje me traditë në fushën e muzikës, Nga një dorëshkrim anonim mësohet se Bellini kur ishte vetëm 18 muajsh mund të këndonte arie nga Valentino Fioravanti. Nis të mësojë muzikë kur ishte 2 vjeç dhe 3 vjeç ishte kur i’u dha pianos. Pakkush do ta besonte se një 5-vjeçar si ai të mrekullonte me virtuozitetin e tij. Pesë pjesët e para të Bellinit u kompozuan kur ai ishte vetëm 6 vjeç. Por ky jetëshkrim pohon se Bellini në moshën 7-vjeçare mësoi latinisht, retorikë dhe filozofi. Pavarësisht sulmeve për ta vënë në dyshim legjendën që mbërthen yllin në ngjitje të tij, mitin e shpërthimit të këtij gjeniu, askush nuk mundi të faktojë të kundërtën ngase u tha për të. Gjithqysh ai u lind, u rrit dhe u edukua në një familje me muzikën në gjak.

I tamëlti italian i romancës, kungimi i puhijshëm i vijës së gjetë melodike, “Mjellma katanjase”, Vincenzo Bellini u lind më 3 nëntor 1801 në Katania, asohere pjesë e Mbretërisë së Sicilisë. Vetë Giuseppe Verdi mëtoi asokohe për veçantinë e këtij gjeniu kur kumton se “Bellini ka melodi tepër të gjata, e endur nga askush tjetër më herët”. Të tjerë kolosë të muzikës klasike dhe asaj operistike e mbulojnë me lavde e mirënjohje këtë talent. Wagner , i cili rrallë pëlqente kënd, është ndjerë i magjepsur nga Bellini. Atë e ka shtangur aftësia pothuajse e çuditshme për depërtimin e muzikës me lëndën tekstore dhe psikologjike. Liszt dhe Chopin nuk e kanë fshehur admirimin e tyre për këtë gjeni të apenineve. Nga gjigandët shekullit të XIX, vetëm Berlioz doli nga rrjeshti.

Ndër punët e tij më të mira të kompozitorit italian konsiderohen “I Capuleti ed i Montecchi” (1830), “La sonnambula” (1831), “Norma” (1831), “Beatrice di Tenda” (1833), dhe “Puritani” (1835). Secila prej këtyre veprave e veçanton atë duke e ngjitur në panteon.

Rrugëtimi i tij dijetues nis në Katania, në vendlindjen e tij. Te e vona transferohet në Napoli, për të ndjekur studimet në Konservator, falë një burse studimi të ofruar nga Bashkia e Katanias. Ndër pedagogët e tij ka qenë, Nicola Antonio Zingarelli, që e rrugëtoi drejt studimit të klasikës dhe shijes për muzikën mbështetëse dhe shprehëse, pa artifice dhe zbukurime, sipas normave të shkollës napoletane. Në bankat e shkollës njihet me kalabrezin Francesco Florimo, miqësia besnike e të cilit do ta shoqërojë gjithë jetën dhe pas vdekjes, kur Florimo do të bëhet bibliotekar i konservatorit të Napolit dhe ndër të parët biografë të mikut të tij të larguar para kohe nga jeta. Në këtë periudhë Belini kompozon muzikë të shenjtë, disa simfoni për opera dhe disa arie për vokal dhe orkestër. Në vitin 1825 prezanton në teatrin e Konservatorit, operan e tij të parë, “Adelson e Salvini”, si punën e diplomës. Në vitin që pasoi, i shquari Domenico Barbaja i kërkoi Belinit një opera për ta prezantuar në teatrin “La Scala” të Milanos. Duke u nisur për në Napoli, kompozitori i ri lë pas krahëve pasionin e dëshpëruar për Madalena Fumarolin, vajzën me të cilën nuk mundi të martohej për shkak të kundërshtisë së babait, i cili ishte kundër martesës të së bijës me muzikantin. Si opera “Il pirata” (1827) ashtu dhe “La straniera” (1829), sollën në “La Scala” një sukses të pritshëm. Shtypi milanez njohu te Vincenzo Bellini të vetmin kompozitor operistik italian në gjendje që të vinte përballë Xhakomo Rosinit një stil individual. Shpërthimi vendimtar i karrierës së muzikantit përkon me nisjen e tij drejt Parisit. Këtu Belini hyn në kontakt me disa nga kompozitorët më të mëdhenj të Europës, mes tyre Frederik Shopin, gjithashtu, gjuha e tij muzikore pasurohet me ngjyra dhe zgjidhje të reja, por gjithmonë duke ruajtur frymëzimin melodik që e karakterizon në stil. I pajisur me një venë melodike të mrekullueshme, Belini ia dedikoi jetën e tij të shkurtër kompozimit. Talenti i tij për të gdhendur meloditë me të ndritshme e të bukura ruan edhe sot një fllad magjie. Nga veprat e tij të cilat kanë zënë vend në fondin e artë të operistikës botërore si “Adelson e Salvini”, “Bianca e Gernando”, “Il pirata”, “La straniera”, “I Capuleti e i Montechi”, “Beatrice di Tenda”, “I puritani”, “Zaira” etj.

Një sëmundje që e përndoqi gjatë. Pas 13 ditë agonie ndërsa ora shënon 5 e pasdites së  23 shtator 1835 Bellini ndahet nga jeta në moshën 34-vjeçare. Doktor Dalmas, i cili kreu autopsinë, raportoi shkakun e vdekjes: Bellini vuante nga një inflamacion akut i zorrës së trashë, përbërë nga një abscesit në mëlçi. Pezmatimi i zorrëve ka prodhuar simptomat e dhunshme të dizenteri gjatë jetës duke e sëmbuar muzikantin e madh, por jo duke e lënduar koloritin e tij muzikor dhe vijën e gjatë melodike.

Tags: "Adelson e Salvini"“Beatrice di Tenda”“Bianca e Gernando”“I Capuleti e i Montechi”“I puritani”“Il pirata”“La straniera”“Mjellma katanjase”“Zaira”AlbaniaAlbert VatajArtArtiAsgjejaAutorAziaBeatrice di Tenda (1833)BesimtarBiblotekeBotaDemokraciadhe I puritani (1835).DijaDijeDishepujDritaEkspoziteEkuilibriEsseEstetikefilozofFjalaForumGaleriGiuseppe VerdiGjithçkajaGjithsesiHistoriI Capuleti ed i Montecchi (1830)IluminimInteligjenceJaponiaKinaKishtareKohaKolosKomentKompozimKonspiracionKrijuesiKritikeKujteseLa sonnambula (1831)LexuesLibriLiriaMatematikaMendimiMiresiMuzikeMuzike KlasikeNjeriuNorma (1831)NxenesitOperaOpinionPasuesitPergatitjaPikturePublikSekretShenjtorShkencaShqipTabloThemelimTraditaTrashegimiaUniversiUSAValentino FioravantiVincenzo BelliniZgjerohetZoti
Previous Post

Bernardo Strozzi mjeshtri i barokut, françeskani që u burgos ngase peneli i tij tejkaloi caqet

Next Post

Pjetër Bogdani, kryemjeshtri mrekullibërës i shqipshkrimit, poeti i përndritur i stilit barok

Next Post

Pjetër Bogdani, kryemjeshtri mrekullibërës i shqipshkrimit, poeti i përndritur i stilit barok

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

May 15, 2025
Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

May 13, 2025
Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

May 12, 2025
Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

May 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj