Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Esse

Fati i operës “Rozafa”, ironikisht i njëjtë me atë të legjendës së kalasë

August 1, 2026
in Esse, Slider, Të përzgjedhurat
Fati i operës “Rozafa”, ironikisht i njëjtë me atë të legjendës së kalasë
1
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj
Rozafa nuk është vetëm gruaja e murosur në themelet e një kalaje. Ajo është vetë metafora e sakrificës që e bën të mundur krijimin, vetë dëshmia se asgjë e madhe nuk ngrihet pa dhimbje dhe se çdo vepër e destinuar të sfidojë kohën duhet të paguajë çmimin e përjetësisë.
Kështu ndodhi me kalanë. Muret ngriheshin ditën dhe rrënoheshin natën, derisa flijimi i Rozafës i dha gurëve forcën të qëndronin. Prej atëherë ajo kala nuk është më vetëm një monument mesjetar. Është simboli i qëndresës shkodrane, një nga ikonat më të fuqishme të identitetit shqiptar, dëshmitare e shekujve që kanë kaluar mbi të si furtuna mbi shkëmb.
Por legjendat nuk mbeten të burgosura në gur. Ato kërkojnë një jetë të re në art.
Edhe Rozafa zgjodhi ta vazhdojë udhëtimin e saj përmes muzikës, duke u ngjitur në një nga majat më fisnike të krijimit artistik, operën. Dhe, si për ironi të fatit, edhe kjo ngjitje do të përsëriste të njëjtën dramë që kishte lindur legjendën.
Jo një, por dy opera shqiptare, ngjizur dhe mëkuar në shpirtin shkodran, morën emrin “Rozafa”. Dy vepra të ndryshme, të lindura nga dy kompozitorë të ndryshëm, por të ushqyera nga i njëjti burim shpirtëror, miti i gruas që u bë themel i një qyteti dhe simbol i një qytetërimi.
Rruga e tyre drejt skenës ishte po aq e gjatë, e mundimshme dhe e mbushur me pengesa sa ngritja e vetë kalasë. Sikur historia të mos pranonte që Rozafa të vinte lehtë në jetë. Sikur edhe arti të duhej të kalonte përmes të njëjtit ritual sakrifice për të fituar të drejtën e përjetësisë.
Në fund, të dyja mbërritën. Jo si fitore të lehta, por si ngadhënjime mbi kohën.
Në këtë dritë, edhe fati i dy operave “Rozafa” fiton një domethënie të re. Nuk është vetëm një rastësi historike që të dyja u përballën me vonesa, pengesa dhe sprova. Është sikur vetë miti të refuzojë rrugën e lehtë. Ashtu si kalaja nuk mund të ngrihej pa flijim, edhe arti që e përjetëson atë duhet të kalojë përmes një prove. Njëra operë priti 57 vjet për të marrë frymë në skenë, tjetra hasi pengesa në çastin kur ishte gati të takohej me publikun. Të dyja duket se i binden të njëjtit ligj simbolik, veprat që burojnë nga një sakrificë themeluese nuk lindin pa sakrificën e tyre.
Kjo është arsyeja pse “Rozafa” nuk mund të shihet vetëm si një legjendë e bukur apo si një subjekt operistik. Ajo është një metaforë e vetë kulturës shqiptare. Një kulturë që ka mbijetuar duke flijuar, duke qëndruar dhe duke kujtuar. Një kulturë që e di se identiteti nuk ndërtohet vetëm me gurë, por me kujtesë, jo vetëm me fitore, por edhe me plagë.
Prandaj, kur në skenën e operës ngrihen tingujt e “Rozafës”, nuk ringjallet vetëm një histori hershmërie. Ringjallet vetë pyetja themelore që njerëzimi ia ka bërë vetes prej mijëra vitesh, çfarë duhet të jemi të gatshëm të japim, që diçka më e madhe se ne të mund të jetojë?
Ndoshta ky është sekreti i pavdekësisë së kësaj legjende. Rozafa nuk mbetet në kujtesë sepse u muros. Ajo mbetet sepse, përmes flijimit të saj, na mëson se gjithçka që ka vërtet vlerë, një kala, një qytet, një komb, një vepër arti apo një qytetërim, kërkon gjithmonë një akt dashurie që është më i madh se vetja.
Më 22 korrik, në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, u realizua më në fund premiera e operës “Rozafa”, me muzikë të kompozitorit shkodran Ndoc Pistulli dhe libret të poetit e dramaturgut Zef Zorba.
Kjo nuk ishte thjesht një premierë.
Ishte ringjallja e një vepre që kishte mbetur në heshtje për plot 57 vjet.
E kompozuar në vitin 1969, opera priti më shumë se gjysmë shekulli për të dalë nga dorëshkrimi dhe për t’u bërë tingull, skenë dhe emocion. Pak vepra artistike mbartin një fat kaq paradoksal, të krijohen në një epokë dhe të marrin frymë në një tjetër.
Nën dirigjimin e maestros Gridi Kraja, me regji dhe skenografi të Andis Gjonit, vepra mori më në fund trup artistik. Në role interpretuan Nina Muho, Denis Skura, Armando Likaj, Solen Alla dhe Bledar Domi, të shoqëruar nga Orkestra Simfonike dhe Kori i TKOB-së.
Kompozitori Ndoc Pistulli mbetet një nga talentet më të veçantë të muzikës shqiptare. I pajisur me vesh absolut, ai u bë pjesë e historisë së operës shqiptare që në moshën 16-vjeçare, si pianisti i parë i operës “Mrika”, duke lënë gjurmë në fillesat e traditës sonë operistike.
Sopranoja Nina Muho, që interpreton për herë të parë figurën e Rozafës, ka theksuar se tre protagonistët meshkuj mishërojnë tre vëllezërit legjendarë të ndërtimit të kalasë, duke e kthyer mitin në një dramë të fuqishme muzikore, ku sakrifica bëhet gjuha universale e dashurisë dhe e mbijetesës.
Por historia nuk përfundon këtu.
Edhe kompozitori David Tukiçi, me libret të dramaturgut Fadil Kraja, krijoi operën e tij “Rozafa”, një tjetër lexim artistik të së njëjtës legjendë.
Vepra u përfundua në fund të vitit 2021 dhe ishte shpallur projekt fitues nga Ministria e Kulturës për sezonin artistik 2023. Ishte planifikuar të ngjitej në skenën e TKOB-së në shtator të atij viti.
Por edhe kjo Rozafë u përball me pengesa.
Dorëheqja e skenografit disa muaj para premierës bëri që projekti të mos realizohej sipas planit. Në vend të skenës kombëtare, opera u shfaq më vonë në sallën e Universitetit të Arteve.
Edhe kjo vepër, pra, mbarti plagën e pritjes.
Edhe kjo Rozafë njohu pengimin përpara ngjitjes.
Një fat që përsërit legjendën.
Këtu qëndron ironia më e bukur dhe më e dhimbshme.
Edhe kalaja, edhe operat u ndërtuan mbi sakrifica.
Kalaja kërkoi flijimin e Rozafës.
Opera kërkoi flijimin e kohës.
Njëra priti një jetë të murosej në gur.
Tjetra priti dekada të tëra të ngjitej në skenë.
Njëra u pengua nga shembja e mureve.
Tjetra nga pengesat e njerëzve, rrethanave dhe harresës.
Sikur legjenda të mos pranonte të shkëputej nga fati i saj.
Sikur emri “Rozafa” të mbante mbi vete një ligj të pashkruar, se çdo madhështi duhet të kalojë përmes sprovës përpara se të fitojë pavdekësinë.
Megjithatë, siç ndodhi me kalanë, edhe arti triumfoi.
Sepse veprat e mëdha, ato të mbrujtura në yjësitë e shpirtit dhe lgjendës, nuk maten nga shpejtësia me të cilën lindin, por nga aftësia për të mbijetuar. Koha nuk i zbeh, përkundrazi, ua shton peshën.
Premiera e operës “Rozafa” ishte më shumë se një ngjarje artistike. Ishte rikthimi në jetë i një trashëgimie të fjetur, një akt drejtësie ndaj një kompozitori që nuk pati mundësinë ta dëgjonte veprën e tij të interpretuar dhe një homazh për qytetin që e lindi këtë mit.
Edhe identiteti vizual i operës, realizuar nga Mania Advertising, kontribuoi në sjelljen bashkëkohore të kësaj kryevepre, ndërsa interesi i jashtëzakonshëm i publikut, me biletat e shitura plotësisht brenda dy javësh, dëshmoi se legjendat nuk plaken kurrë; ato vetëm presin momentin e duhur për të folur sërish.
Aktorja dhe regjisorja Rozi Kostani e përshkroi premierën si një përjetim të rrallë artistik, ku poetika, muzikaliteti dhe fryma e Shkodrës u bënë një trup i vetëm mbi skenë. Ishte, sipas saj, një nga ato çaste kur arti nuk argëton thjesht publikun, por e rikthen atë te rrënjët e veta.
Në atë mbrëmje nuk u vu në skenë vetëm një operë.
U ringrit edhe një herë kalaja Rozafa.
Jo prej gurësh, por prej tingujsh.
Jo me llaç, por me muzikë.
Jo me sakrificën e një gruaje të vetme, por me përkushtimin e artistëve që besuan se legjendat nuk kanë përfundim, por guxojnë të synojnë përjetësinë.
Sepse Rozafa nuk është vetëm një emër. Ajo është një mënyrë për të identifikuar Shkodrën, sinonim i emrit dhe gjithëhirshmërisë së saj, patjetër për kuptuar Shqipërinë. Një kujtesë se veprat më të mëdha, qofshin kala apo opera, lindin gjithmonë nga dhimbja, kalojnë përmes harresës, sfidojnë kohën dhe, në fund, fitojnë të drejtën e pavdekësisë.
Qëndro Rozafë, kala!

Tags: “Rozafa”Albert VatajAndis GjonitArmando LikajBledar DomiDavid TukiçiDenis SkuraFadil KrajaGridi KrajaNdoc PistulliNina MuhoSolen AllaZef Zorba
Previous Post

Marsela Çibukaj, këngëtarja e aurës së një arti intelektual dhe estetikës së maturisë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Fati i operës “Rozafa”, ironikisht i njëjtë me atë të legjendës së kalasë

Fati i operës “Rozafa”, ironikisht i njëjtë me atë të legjendës së kalasë

August 1, 2026
Marsela Çibukaj, këngëtarja e aurës së një arti intelektual dhe estetikës së maturisë

Marsela Çibukaj, këngëtarja e aurës së një arti intelektual dhe estetikës së maturisë

July 31, 2026
Akuarelet e Ester Priftit, ligjërimi poetik i dritës dhe metafizika e lules, hirit të natyrës dhe ndijimeve shpirtërore

Akuarelet e Ester Priftit, ligjërimi poetik i dritës dhe metafizika e lules, hirit të natyrës dhe ndijimeve shpirtërore

July 30, 2026
“Shën Tarcisius, Dëshmori i Ri”, i Alexandre Falguière, kur mermeri bëhet lutje dhe flijim shenjtërimi

“Shën Tarcisius, Dëshmori i Ri”, i Alexandre Falguière, kur mermeri bëhet lutje dhe flijim shenjtërimi

July 27, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj