Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Forum

Shqiptarët lexojnë pak? Tragjedia është se lexojnë më shumë se dje!

July 11, 2017
in Forum
49
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Është krijuar ideja se shumica e shqiptarëve nuk lexojnë thuajse fare. Në fakt është e zakonshme që në shtëpitë shqiptare të mos gjesh asnjë libër. Është po aq e zakonshme të shohësh se bibliotekat janë bosh. E, megjithatë, shqiptarët sot lexojnë shumë më tepër se dje.

Pamja e zakonshme e shqiptarit të sotëm është ajo e një njeriu të përhumbur në celularin apo kompjuterin e vet, duke lexuar pafundësisht shumë statuse, komente, lajme, artikuj e blogje. Po t’i shtojmë këtyre edhe titrat televizive që kapin vëmendjen e shqiptarit gjatë 24 orëve, domosdo duhet të arrijmë në konkluzionin se shqiptari i sotëm është një animal lectorem, kafshë që lexon.

Por, kjo leximtari e shqiptarëve nuk është shkas për t’u gëzuar. Përkundrazi, ajo zbulon një tragjedi të ekzistencës sonë. Kjo tragjedi ravijëzohet sapo shtrojmë pyetje për karakterin e shkrimeve që lexohen më së shumti nga shqiptarët. Dhe, këto janë shkrimet informative, jo ato kuptimore.

Rendja pas shkrimeve informative nuk mund të shpjegohet vetëm me thjeshtësinë e tyre, me faktin që edhe një njeri i pakultivuar apo i patrajnuar në gjëra abstrakte arrin t’i lexojë pa vështirësi. Sigurisht, si rregull njeriu duket të preferojë të lehtën para të vështirës. Por, preferenca për shkrimet informative dhe refuzimi i shkrimeve kuptimore ka arsye të rrënjosura thellë në strukturat psikike të njeriut.

Informacioni dhe kuptimi nuk janë vetëm gjëra të ndryshme – ato janë gjëra të kundërta. Informacioni është një përzgjedhje ndërmjet alternativave që përmban realiteti. Në këtë mënyrë informacioni e redukton kompleksitetin e realitetit, duke na i zhdukur të gjitha alternativat e tjera. Për shembull, të informohesh për motin do të thotë të marrësh mesazhin se “nesër do jetë kohë me diell”. Ky informacion ka eliminuar alternativat e tjera, të cilat janë po aq reale: shiun, borën, erën, vranësirat etj.

Kuptimi, përkundër informacionit, i ruan të gjitha alternativat e realitetit. Kuptimi nuk shpreh vetëm atë që ndodh, por edhe atë që mund të kishte ndodhur. Kështu, të lexosh një shkrim kuptimor do të thotë të lexosh për diçka që ka ndodhur në kontekstin e alternativave të tjera që nuk ndodhën, por që mund të kishin ndodhur. Andaj një shkrim kuptimor për motin do përmendte edhe diellin, edhe shiun, edhe borën, edhe erën, edhe vranësirat.

Dallimi i informacionit nga kuptimi e ekspozon qartë joshjen e lexuesit shqiptar ndaj shkrimeve informative. Informacioni, duke i reduktuar alternativat e realitetit në vetëm një, njëkohësisht redukton edhe pasigurinë e njeriut për realitetin ku gjendet. Realiteti bëhet i qartë, i thjeshtë dhe i parashikueshëm. Shqiptari shfaqet si njeriu që dëshiron qartësi, thjeshtësi dhe parashikueshmëri.

Por, bashkë me to vijnë disa elemente negative, të cilat karakterizojnë situatën tragjike të shqiptarit. Çështja është se qartësia, thjeshtësia dhe parashikueshmëria vijnë me kosto të lartë – ato paguhen duke sakrifikuar lirinë dhe aktivitetin. Shkrimet informative krijojnë idenë se nuk ka alternativa: ajo që ndodhi nuk mund të ndodhte ndryshe, ajo që ndodhi mund t’i ndodhte vetëm atij lloj personi, por jo neve. Për shembull, ndërsa informohemi për blerjen e një kështjelle nga një VIP i botës së spektaklit, ne konkludojmë se kjo është një botë tjetër, “marsiane”, pa asnjë lidhje me njerëz si ne as sot dhe as mot. Mund të zilepsemi ose irritohemi për padrejtësinë e fateve, por kjo na bën veçse të ndihemi të pafuqishëm për ta ndryshuar gjendjen dhe na shtyn drejt mendimeve deterministe.

Apatia që rezulton është fenomeni që ushqehet nga pasiviteti dhe konceptimi determinist i botës. Por, realiteti është kompleks – ai mbart shumë më tepër alternativa se ajo që kemi zgjedhur, ka brenda vetes shumë më tepër jetë se ajo që jetojmë. Kurthi i shkrimeve informative është të na verbojnë në mënyrë që të mos shohim alternativat. Shqiptari i sotëm, ai që nuk lexon shkrime kuptimore, është njeriu pasiv dhe fatalist, njeriu i gatshëm ta sakrifikojë lirinë e vendimmarrjes sipas motos “në fund të fundit, gjërat nuk ndryshojnë!”.

/Klementin Mile/MAPO/

Tags: “Biri i Qiellit”“Pranvera dhe Vjeshta”AlbaniaAlbert AjshtajnAlbert VatajAmerikaArsimimiArtArtiAsgjejaAutorAzdreniAziaBesimtarBiblotekBijatBijtBizantBogdaniBotaBrezaBudaBudi BradhiDemokraciaDijaDijeDishepujDisiplinaDritaDurresEkuilibriEsseEstetikeFemijefilozofFilozof kinezFjalaForumGjergj FishtaGjithçkajaGjithsesiHistoriIluminimInteligjenceJaponiaJezu KrishtiJoan KukuzeliKadareKeshillaKinaKishtareKohaKoliqiKomentKonfuciKonfucizmiKonicaKonspiracionKrijuesiKristofor KolombiKritikeKujteseLexuesLibriLiriaMatematikaMendimiMigjeniMilloh Gjergj NikollaMirenjohjeMiresiMjerimMoralistMosha e treteMuzikeNjeriuNumratNxenesNxenesitOpinionPapaPasionetPasuesitPerendimiPergatitjaPleqPoeziProzePublikRespektRoma e LashteSekretShatongutShenjtorShkencaShkolleShoqeriaShqipShtetiSkamjeSkënderbeuSokratiThemelimTkurretTraditaTrashegimiaUniversiVatikaniVjersheZakonetZbulimZgjerohetZoti
Previous Post

Filozofi dhe figura e madhe humaniste, Ciceroni, një azilant politik në brigjet shqiptare

Next Post

Një klithmë nga Moikom Zeqo për intelektualët e harruar

Next Post

Një klithmë nga Moikom Zeqo për intelektualët e harruar

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj