Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Persiatje

Shkodër, lumnue kjosh te tankush mundet me ndi s’brendshmi shkreptimën e vezullimit tand

February 1, 2016
in Persiatje
81
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Dy janë mirënjohjet e mija më të sinqerta, sot e mot, Shkodrës, vendlindjes teme. Kjo nan’ epike e legjendës dhe vetëflijimit hyjnuer, kjo zonj e randë e hishme, ka mëku n’mu tançka do të dëshiroja me gjith shpirt, e unë jam mbush deri në gryk me landën më të mirë të kësaj mrekullie. Nisun prejkëtu pohoj se asht kjo gjendje plotënie, e cila ka mbush çdo moment dhe nuk resht me ba të njëjten gja pambarim. Tash munem me than se jam një mundësi, një za dhe një realitet. Kandem prej një dëshire të kahershme për me e kumtu atë që sëmbon çdo brendi, çdo formë tjetër dëshmimi, krejçka që ka lindun dhe heshtjen ka përzgjedh me mëtu pranin e vet, kjo asht dashnia për nji përkatësi gjeografike, e cila shpesh munet me ken vendlindja, e në këtë qasje, më duhet me shënju çka Shkodra provon me m’dhan e unë me ju kushtu me mish e me shpirt.

Fatmirë asht krejtkush ka lindun me nji dëshirë të papërmasshme për me e mush jetën e vet me njeriun e përkor. Por asht privilegj dhe njiherash përgjegjësi e njimendtë me atë të forcës së besimit, për pohu dhe me provu me tansinë e vet, qenësinë shkodran dhe mëvetësinë e dlirësisë dhe ambëlsisë që përzgjedh për ta dëshmu këtë.

Vitet në mu kanë lanë shumë gjurmë, por Shkodra, e krejtçka përbrenda dhe përreth saj, kan ardh tuj u transformu në kujtime. Gjeografia asht ma e tkurrun dhe gjithashtu larmia e emnave, të cilët kanë ardh në mu për me mbetun të pashlyeshme.

Gjithçka që gëlonte asokohe, dhe tash padyshim, në këtë qytet, munet me ken krejt tjetërçka që mbush përditshmërinë tjetërkund. Të jeton gjithnji me ma të bukurën, në çdo çast, kjoshin këta edhe më të zakontit, ishte një zakon dhe trajtesë që i bëhej kohës. Mungesa ma mbush gjithnji me kujtime atë kohë, nejet dhe bisedat e pazakonta. Ecejaket i përgjoj në meditimet e mija si pëshpërima të strukuna në kthinat e të shkumes. Ditët me shi, kuvendimet darkëvonave, ngulmet e vogla për gjana të mëdha, munen me mbush gjithnji suazën e një dëshire për t’ju rikthy atyne ditëve. Derimtash kjo korrnizë ka mund me ken vetëm në mbamendjen teme. Të paktën për sa kohë që nuk e gjej të vjerrun diku në muret e mbetun zhveshur prej librave dhe kujtimeve në strofkën teme.

Aniqysh, tash që ngucatem për me u mbështet mbi kujtime, si nevojë për me sodit të tashmen, nuk du assesi me lëndu kurrnji sedër a me u qas në rikthimin e gjanave me nevojën për me i ndrysho, jo. Do herë, jo si tana herët, një pasion kujtimesh dhe nostalgji me ngas tuj më lëshu mish e shpirtë në ato ditë. Tuj u rikthy, e rijetu ato momente, shumë prej të cilave kan kenë dhe mbeten fletë të shkrume me kujdes në ditarin e pamund të mbamendjes teme, unë, thjeshtë, dashtazi ngasem me davarit tançka ka mjegullu pamjen e tashme, kjoft edhe avulli mbi xham. Përmbi tançka, kjo asht nji nevojë për me përjetu momentet që të mbushin. A nuk kena mirësinë që duke gërmu në të shkumen, me mujt me gjet pikërisht atë që do të shuante urinë e naltësonte shpirtin. Ata vite nuk asht se ishin mbushun me dritë. Pikërisht kjo e ban këtë lojë pasionesh dhe kujtimesh një mundësi shumëngjyrëshe kundrimi.

Tags: AlbaniaAlbert VatajArsimimiArtAutorBiblotekaBotaBukuria e vendlindjesDemokraciaDijaDijeDishepujDisiplinaDritaEkuilibriEsseEstetikeFemijefilozofFjalaForumHistoriIluminimInteligjenceKeshillaKohaKomentKrijuesiKritikeKujteseKujtimetKujtimet e riniseLexuesLibriLiriaMalli per vendlindjenMendimiNjeriuNxenesNxenesitOpinionPasuesitPergatitjaPoeziProzePublikeShkodraShkolleShoqeriaShqipShtetiTraditaTrashegimiaVjersheZbulim
Previous Post

Shtjefën Gjeçovi, famulltari dhe mësuesi, etnografi, historiani, gjuhëtari dhe arkeologu

Next Post

Jaret, “ariet” e mahnitshme shkodrane, urëbashkues shpirtëror dhe artistik mes Lindjes dhe Perëndimit

Next Post

Jaret, “ariet” e mahnitshme shkodrane, urëbashkues shpirtëror dhe artistik mes Lindjes dhe Perëndimit

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj