Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

Bernardo Strozzi mjeshtri i barokut, françeskani që u burgos ngase peneli i tij tejkaloi caqet

November 3, 2016
in Pikturë
71
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Prifti kapuçin me një jetë të trazuar, Bernardo Strozzi, është përfaqësuesi më i rëndësishëm i stinës së pasur gjenoveze të shekullit XVII. Shkolla e bregut të Ligurias ka për veçori kontaktin me mjeshtrit e mëdhenj flamand si Ruben apo Van Dyck që i hapin rrugën ngjyrës së pasur dhe pastoze, të shkrirë me penelata të gjëra dhe përplot gjallëri dhe dritë. Bernardo Strozzi i merr dhe i shtjellon këto tendenca koloristike me shumë origjinalitet, duke i gërshetuar dhe pasuruar ata me njohuri të thella zhvillimesh artistike të tjera, si shkolla lombarde dhe përhapja e karavaxhizmit.

Pas një seri afreskesh të shkëlqyera, tabloshë altari dhe një numër të konsiderueshëm pikturash të realizuara për koleksionistë në Gjenova, piktori vendos të shpërngulet në Venedik më 1630, pas kundërshtishë të ashpra me Urdhrin e Kapuçinëve, rregullat kanonike të të cilëve ai tashmë i kishte shkelur me gjurmët shndritëse të pasionit të pikturës, por edhe të tematikës trajtuese që atakonte rregullat e rrepta dhe caqet e pakalueshme.

Megjithatë, piktura e tij njeh sukses të menjëhershëm edhe në këtë qytet, aq më tepër pas vdekjes së mëparshme të  Palma, i Riu. Veprimtaria krijuese e Bernardo Strozzi e ngriti në atë shkallë njohjeje dhe vlerësimi sa ai mund të cilësohet pa droje si një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të pikturës së shekullit XVII në Venedik.

Veç tablove me tematikë religjoze gëzojnë një sukses dhe rrokin një admirim portretet e tij aq të gjalla.

“Gjellëbërësja” një punë e realizuar më 1620 është një nga kryeveprat e pikturës së zhanrit në Itali, me praninë plot jetë  e sytë depërtues të personazhit të trajtuar në tablo, një ndjesi kaq delikate, dhe plot jetë e amvisës.

Për të cekur një tjetër punë të këtij mjeshtri dhe konkretisht atë “Shën Lorenci jep lëmoshë” e realizuar në periudhën ndërvitase 1639-1640, pikturë në kanavacë.

Në fazën e pjekurisë pas shpërnguljes në Venedik, Bernardo Strozzi hidhet në një sprovë të vështirë por gjithashtu edhe të sukseshme të pikturës në përmasa të mëdha, duke mbushur kështu atë zbraztësi që ishte krijuar dhe po e gërryente traditën lokale. Në kanavacët venedikase stili i lëndës dhe i ngjeshjes i Bernardo Strozzi, i ndikuar qartazi prej Rubensit bëhet edhe më madhështore nën shembullin e Ticianit dhe mjeshtrave të tjerë venedikas të shekullit të kaluar.

Bernardo Strozzi, e nisi karierën nën ndikimet e françeskanëve, e madje u burgos sepse ushtronte pikturën joligjërisht. U arratis drejt Venecias për të shmangur izolimin në një manastir. U thirr me nofkën “Prifti Gjenovez” deri në vdekje.

Nga jeta e tij

Më 1598, kur ai ishte 17 vjeç, u bashkua me Urdhrin e Kapuçinëve , një degë e reformave të rendit françeskan. Kur babai i tij vdiq më 1608, ai u largua nga urdhrin për t’u kujdesur për nënën, duke fituar jetesën me pikturat e tij, të cilat janë ndikuar shpesh nga mësimet françeskanë. Në vitin 1625, ai u akuzua për në mënyrë të paligjshme të praktikimit si piktor. Kur nëna e tij vdiq më 1630, Bernardo ishte nën presion nga gjykimi i kapuçinëve. Ai u burgos për pak kohë në Gjenova. Mundi të arratise dhe të zhvendosej në Venecia për të shmangur izolimin në një manastir në vitin 1631.

Pikturat e tij të hershme dëshmojnë emocionalizmin e errët të Karavaxhos . Por nga dekadën e dytë të shekullit të XVII, duke punuar në Venecia, Strozzi kishte sintetizuar një stil personal, e cila dallohej qartazi për ndikimin që shquahej nga piktora e shkollës së Veriut, duke përfshirë Rubens dhe Veronese, me një tendencë monumentale dhe thelbësisht depërtuese për frymën reale të realizimit dhe tërësisë shprehëse të punës së tij.

Epilog

E gjithë veprimtaria e tij krijuese konsiston në një vepër që ngrihet nga pasioni. Ndikesat që dallohen në pikturat që la nuk e s’postojnë uniken e Bernardo Strozzi, madje e dallojnë atë si një vazhdues i denjë i kolosëve të shkollës së Veriut dhe njëherash një shkallmues të rregullave të rrepta të Uni-t të tij si një françeskan i Urdhrit të Kapuçinëve. Ai erdhi dhe mbeti në kujtesën e gjeneratës si një piktor që sakrifikoi dhe për pak u bë martir i pasionit. Historia e pikturës italiane dhe asaj botërore gjejnë te Bernardo Strozzi një përfaqësues të spikatur të barokut, një vazhdues dinjitoz i mjeshtrave të mëhershëm dhe gjithashtu një ngulmëtar për të mbërritur dhe për të plazmuar vetveten unike në traditën e pasur të pikturës venedikase.

Tags: AlbaniaAlbert VatajArtArtiAsgjejaAutorAziaBernardo StrozziBesimtarBiblotekeBotaDemokraciaDijaDijeDishepujDritaEkspoziteEkuilibriEsseEstetikefilozofFjalaForumGaleriGjithçkajaGjithsesiHistoriIluminimInteligjenceJaponiaKinaKishtareKohaKolosKomentKompozimKonspiracionKrijuesiKritikeKujteseLexuesLibriLiriaMatematikaMendimiMiresiMuzikeMuzike KlasikeNjeriuNxenesitOperaOpinionPasuesitPergatitjaPikturePublikSekretShenjtorShkencaShqipTabloThemelimTraditaTrashegimiaUniversiUSAZgjerohetZoti
Previous Post

George Bernard Shaw, dramaturgu irlandez, polemisti i thekur, ai që refuzoi paratë e Çmimit Nobel

Next Post

Vincenzo Bellini, i tamëlti italian i romancës, kungimi i puhizshëm i vijës së gjatë melodike

Next Post

Vincenzo Bellini, i tamëlti italian i romancës, kungimi i puhizshëm i vijës së gjatë melodike

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj