Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home A e dini se?

Ngjyrat e preferuara dhe joshja e komunikimit estetik të korifejve të penelit, të “shenjtorëve” të piktorës

March 25, 2020
in A e dini se?, Kritikë
87
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Ngjyra është ndjenja, gjaku, frymëmarrja, qielli, gjithësia, gjithçkaja që percepton në realen e gjërave piktori. Ai e ka shpërbërë dritën në spektrin e ngjyrave përpara se ta bënte këtë Isak Njuton. Sepse është piktori ai që di vlerën e njëmendtë të dritës. Ai mbetet prijësi i kuptimit të ngjyrës, jetësimit të çdo gjëje përmes koloritit. Ai është i vetmi që di t’i japë fjalëve, zërit, pëshpërimave dhe vetë heshtjes, ngjyrë, dhe të arrijë të na mësojë ne alfabetin e ngjyrave dhe gjuhën e shndritshme të ngjyrave, të komunikojmë me ngjyrat, të ndjehemi të pushtuar nga goditja e ngjyrës si prej një shikimi.

Art & Histori – Cila ishte ngjyra e preferuar e Van Gogh? Po ajo e Andy Warhol? Cilat ngjyra përdorte më shumë Gustav Klimt? Në mesin e deklaratave të artistëve apo konkluzioneve të nxjerra nga veprat e tyre, ja se cilat ishin ngjyrat e preferuara të disa piktorëve më të famshëm të të gjitha kohërave

Ngjyrat e preferuara, ato më të përdorurat gjerësisht, ato më të dashurat nga piktorët, por edhe me të cilat sytë tanë bien menjëherë në dashuri, janë nga më të ndryshmet. Por bluja duket se është ajo më dominantja, deri në atë pikë saqë artistët shpikin tonin e tyre personal. Por ndeshen edhe e verdha, e kuqja, e jeshilja, së bashku me të zezën e thellë dhe me më origjinalet, të argjendtën dhe të florinjtën.

Nga Van Gogh te Keith Haring, nga Caravaggio te Pollock, nga Munch te Warhol, do të “kapërcejmë” nga një pikturë te tjetra për të zbuluar ngjyrat më të favorizuara të artistëve të mëdhenj.

Vincent Van Gogh

Më shumë se e thjeshtë për ta kuptuar! Kur i hedh një shikim kryeveprave të tij, ngjyra e preferuar e Van Gogh ishte e verdha, si simbol i jetës, qetësisë dhe e diellit. E pëlqente aq shumë, saqë e bënte pjesë edhe të tablove të skenave të famshme të netëve.

Vassily Kandinsky

Lëvizjen ekspresioniste që ai themeloi në vitin 1911 e quajti “Kavalieri Blu”. Në pikturat e Kandinskit, nuk mungon asnjëherë toni i blusë, për të është ngjyra e përsosmërisë shpirtërore.

Jan Vermeer

Nuancat e çallmës së veshur nga vajza me një vëth me perlë, janë ngjyrat e preferuara të Vermeer, një blu si e nxjerrë nga gurët e çmuar të quajtur “lapislazzul”.

Marc Chagall

Bluja violetë që përfaqëson shumë piktura të Chagall, e përdorur për thellësinë dhe origjinën e saj të lidhur me kujtimet, ishte ngjyra më e pëlqyer nga ky piktor, i cili qe i pari që e përdori atë më shpesh.

Yves Klein

Ka gjithashtu edhe nga ata artistë që kanë patentuar një ngjyrë të tyren: në vitet ’50, Yves Klein shpiku ndërkombëtaren “Klein blu”, “blunë më perfekte ekspresioniste”. Tashmë ne e quajmë atë “blu saks”.

Edvard Munch

Ngjyra e preferuar nga Munch ishte me sa duket e gjelbra, sepse për të ajo “pasqyron ngjyrat e natyrës së përhershme dhe të përjetshme, të gjallë dhe të ngrohtë”; simbolikisht për artistin, jeshilja dhe e kuqja përbëjnë polarizim emocional, pozitiv dhe negativ në të njëjtën kohë.

Tiziano Vecellio

Edhe sot e kësaj dite flitet për të “kuqen tiziano”, për të treguar ngjyrën më të përdorur nga piktori i shekullit të gjashtëmbëdhjetë, atë të kuqen në portokalli shumë të ngrohtë dhe ngjyrën e artë të cilën te pikturat e tij, e përdorte më së shumti te figura e femrës.

Keith Haring

E kuqja është një nga ngjyrat më të forta. Është si gjaku, “godet” sytë. Artisti i rrugës, më i njohuri i të gjitha kohërave, kur i duhej të përdorte ngjyrat e ndezura dhe plot jetë, më shumë nga të gjitha preferonte të kuqen, për energjinë që ajo mbart.

Caravaggio

Mjeshtri i të zezës është Caravaggio me tonet e tij të përdorura në mënyrë simbolike plot kontrast: figura që dalin nga errësira, dritat që ndezin natën dhe errësirën pa kufi, për të cilat sytë zhyten thellë.

Jackson Pollock

Ajo që dominon më së shumti në veprat e Pollock është e zeza: në pikturat e tij më të famshme e zeza mbizotëron ndaj ngjyrave të tjera, duke i dhënë veprave një ton dramatik.

Gustav Klimt

Shenjtëria, precizja, dekorimi, eleganca dhe shkëlqimi janë disa nga karakteristikat që përfaqësojnë kuadrot e piktorit të famshëm, Klimt, me përdorimin e të artës, pa të cilën ai nuk bënte asgjë.

Andy Warhol

E argjendta, ngjyra e “narcizmit”, ishte qartësisht e preferuara e Andy Warhol, që studion e tij artistike e transformoi në një “Silver Factory”, duke e veshur të gjithën me ngjyrë argjendi e duke e zbukuruar me objekte që i përkisnin po kësaj ngjyre.

Tags: AlbaniaAlbert VatajAndy WarholArtArtiAsgjejaAutorAziaBesimtarBiblotekeBotaCaravaggioDemokraciaDijaDijeDishepujDritaEdvard MunchEkspoziteEkuilibriEsseEstetikefilozofFjalaForumGaleriGjithçkajaGjithsesiGustav KlimtHistoriIluminimInteligjenceJackson PollockJan VermeerJaponiaKeith HaringKinaKishtareKohaKolosKomentKompozimKonspiracionKrijuesiKritikeKujteseLexuesLibriLiriaMarc ChagallMatematikaMendimiMiresiMuzikeMuzike KlasikeNjeriuNxenesitOperaOpinionPasuesitPergatitjaPikturePublikSekretShenjtorShkencaShqipTabloThemelimTiziano VecellioTraditaTrashegimiaUniversiUSAVassily KandinskyVincent Van GoghYves KleinZgjerohetZoti
Previous Post

Halloween nga Samhain-a kelte e festivalit të frikës për dëbimin e shpirtrave, te kremtia e Ditës së Shenjtorëve

Next Post

OSHO: Meditimi – një vdekje e thellë, një qiell i hapur pa mure rrethepërqark

Next Post

OSHO: Meditimi – një vdekje e thellë, një qiell i hapur pa mure rrethepërqark

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj