Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Persiatje

Persiatje rreth tradhtisë, kësaj ngasësjeje drithërimash sfiduese të kurmeve flakatare

October 15, 2016
in Persiatje
40
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Nevoja e njeriut për të tradhtuar, për të shkelur me këmbë atë që ka ndërtuar me lot dhe gjak, me mund dhe sakrifica, pasion dhe besim është spariherë një arsye e kësaj specie për të dëshmuar një normë jetësore të habitatit të tij.

Të gjithë tradhtojmë.

Të gjithë jemi tradhtar dhe të tradhtuar.

Duke tradhtuar jetojmë, gjithnjë me të papriturën, përherë me rrezikun, çdo çast me të mundimshmen, të nënshtruar, të nëpërkëmbur, të tjetërsuar, sfidues gjithqysh.

Tradhtojmë jetën, ngadhnjimin për t’ia dalë në detyresën tonë Sizifiane, duke e flakur veten në neveri, pështirësi, përdalje, keqardhje, asgjesim… dëshmojmë tokësoren e jetësimit nër ne.

Tradhtojnë dashurinë, për të cilën ishin të gatshëm të linin edhe jetën.

Tradhtojnë idealet, shpirtin shpërthyes të densitetit mishtorë dhe emocional, duke e këmbyer dhe humbur me një përvojë kalimtare, me një aventurë shkelqimesh fluide.

Tradhtojnë besimin, këtë energji pozitive që na mban pezull duke e hovur drejt qiellit masën e pështirë dhe të ndytë të mishit që heqim zvarrë përgjatë gjithë jetësimit tonë tokësor.

Përballja me rrezikon e ka ftuar njeriun gjithnjë të kacafytet me fatin tragjik, të nënshkruar prej tij, dhe këtë ai e ka bërë vullnetlirë dhe i vetvetishëm me kast zotërimin e vetvetes, çburgosjes prej shpërgenjsh të nënshtrimit dhe inferioritetit qenësor.

Ai e ka të pamundur të jetojë në paqe, të gjallojë shenjtërinë e njeriut me të cilin ka ardhur me vullnesën për të korigjuar mëkatimin fillestar në Eden. Jeta nën lëkurën e mekatit biblik është jo aq parathënia e gozhduar në anatemë sesa adhurimi në vetveten tokësore.

Me nevojën për të tradhëtuar njeriu kërkon të zgjojë të gjithë kapacitetet që fsheh brenda vetes, të provojë se deri ku mbërrin vetja e tij parahistorike, dhe prej ku deri ku e çon bashkëkohësia e mendësive dhe botkuptimit.

E bëjmë tonën tradhtinë, jetojmë çastin sublim të tij, për të provuar ferrin jetësor, për të kërcyer mbi llavë vallen e hareshme të triumfit dhe nënshtrimit.

E bëjmë për të pohuar se nuk jemi të denjtë për atribute të shenjta, qiellore.

Sekush nga ne, çdo moment përpiqem që të mbajë të tijën dhe të shenjtë gjërat e shtrenjta. Është shumë të vështirë, hera-herës e pamundur, por të shumtë janë ata që vazhdojnë të mos heq dorë së përpjekuri për ta ruajtur njeriun brenda vetes, për ta mbajtur atë sa më larg kafshës.

Gjithqysh, ne nuk duhet të harrojmë, saora, se i përkasim tokës. Qielli për ne është një pamundësi.

Tags: AlbaniaAlbert VatajAloe VeraAnatomiaArsimimiArtAsgjejaBotaBukuriaDashuriDijaDijeDisiplinaEdukateEkuilibriEmancipimErosEstetikeFamiljeFemijeFemratFjaleFrinderGjithçkajaGjithsesiHidratimiHiretHudhraIluminimInteligjenceJeta intimeJoshjaKenaqesiKënaqësiaKeshillaKrijuesiKujdesiKujteseKura PopulloreKushtetLakuriqLarjaLekuraLumturiMarredhenieMaterialMendimMendimiMeshkujtMoralistMotiNjeriuNudoNumratNuriNxenesOrgazmaPastrimiPerdorimiPerendimiPergatitjaQytetariRecetaSekretet e seksitSeksSexShendetesiShendetiShkolleShkrimShkrimiShoqeriaShqipShqiperiShtepiShtetiSpecialistiStudimTemperaturaTkurretTraditaUjiUniversiZbulimZgjerohetZhvillimiZoti
Previous Post

Patatja edhe si produkt kozmetik, disa nga recetat më të rekomanduara

Next Post

“Rrëmbimi i Proserpinas”, trishtimi mitologjik i skalitur në mermerin e Giovanni Berninit

Next Post

“Rrëmbimi i Proserpinas”, trishtimi mitologjik i skalitur në mermerin e Giovanni Berninit

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Nëna dhe fëmija nën rrënojat e tërmetit apokaliptik në Messina, arti që e ruajti dhimbjen në shpirt

Nëna dhe fëmija nën rrënojat e tërmetit apokaliptik në Messina, arti që e ruajti dhimbjen në shpirt

May 8, 2025
Ajo nuk është thjeshtë një grua, ajo mishëron fuqinë e feminitetit hyjnor

Ajo nuk është thjeshtë një grua, ajo mishëron fuqinë e feminitetit hyjnor

May 8, 2025
Al-Khwārizmī, dija që driti në shekullin IX, guri i themelit mbi të cilin qëndron qytetërimi digjital

Al-Khwārizmī, dija që driti në shekullin IX, guri i themelit mbi të cilin qëndron qytetërimi digjital

May 8, 2025
Kur talenti ngatërrohet me çrregullimin, historia e jashtëzakonshme e koreografes, Gillian Lynne

Kur talenti ngatërrohet me çrregullimin, historia e jashtëzakonshme e koreografes, Gillian Lynne

May 8, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj