Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Forum

Amik Kasoruho: Duke kujtuar Robert Shvarc dhe tri ndarje të hidhura

December 10, 2016
in Forum
83
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Miqësia me një njeri të veçantë përmbyll një të mirë dhe një të keqe: e mira është se ndoshta pa u kujtuar fillojmë e jetojmë në simbiozën me vlerat që nuk i gjen rëndom ndër njerëzit e tjerë; e keqja është se kur ai nuk jeton më, nise krijohet një përshtypje pafuqie, një ndjesi zbrazëtie, gati- gati një vetëdije e çuditshme se edhe në bëfshim përpara do të na mungojë siguria që ndjejmë pranë njeriut të veçantë, siguria që rrezatohet nga personaliteti i tij. Ky njeri i veçantë ishte Robert Shvarc

Jemi njohur, Roberti dhe unë, në vitin e largët të vitit 1944 në klasën e parë të gjimnazit të Tiranës. Tri gjëra më kanë ndarë prej tij: burgu, largimi nga Shqipëria dhe vdekja e tij. Që të tria ndarje të hidhura. Mund të duket paradoksale por ato ndarje sot, e them me bindje, na kanë lidhur edhe më ngushtë. E kam patur edhe e kam pranë, si mund të ketë pranë njeriu shokun, me të cilin ka ndarë halle e shpresa, mall e mëri që e ndjen si pjesë e tij. Nëpërmjet fotografive të vjetra ruaj njërën që ka një vlerë të veçantë për mua: është fotografia e Robert Shvarc me një kushtim pas saj ku pat shkruar: "më të dashurit nga të paktët". Kanë kaluar mëse pesëdhjetë vjet nga koha kur është dhuruar kjo fotografi: shumë gjëra kanë ndryshuar. Mbase ndryshimi më i rëndësishëm, të paktën për mua, është se dikur mendimi i vdekjes nuk ishte kaq i ngulmët sa sot. Por kur vdekja vjen pas një jete dinjitoze dhe të dobishme shtyhemi të mendojmë se ajo nuk mund të shuajë vlera të tilla siç janë respekti ndaj vetes dhe të tjerëve, dashuria për të vërtetën, vetëdija për të qenët të lirë brenda nesh, miqësia e dëlirë dhe e painteres, që i duron të gjitha provave të kohës. Këto cilësi i kishte Robert Shvarc (Schwartz). Miqësia me një njeri të veçantë përmbyll një të mirë dhe një të keqe: e mira është se ndoshta pa u kujtuar fillojmë e jetojmë në simbiozën me vlerat që nuk i gjen rëndom ndër njerëzit e tjerë; e keqja është se kur ai nuk jeton më, nise krijohet një përshtypje pafuqie, një ndjesi zbrazëtie, gati- gati një vetëdije e çuditshme se edhe në bëfshim përpara do të na mungojë siguria që ndjejmë pranë njeriut të veçantë, siguria që rrezatohet nga personaliteti i tij. Ky njeri i veçantë ishte Robert Shvarc. Jeta pranë njerëzve si ai është e bukur. E bukur, sepse pranë tyre mund të zbulosh vlera që ndryshe do të mbeteshin të panjohura dhe që i japin vet jetës një kthesë të vlertë, sepse na edukojnë ndjeshmërinë ndaj të bukurës dhe të ndertës, dëshirën për ta pasuruar jetën gjithmonë e më shumë, aftësinë për të dalluar të natyrshmen nga shtirja. Dhe këto krejt natyrshëm, thjesht me shembullin e jetës së tyre. Këtë dinte ta bënte Robert Shvarc.

Nuk pat mëtuar kurrë shpërblim për miqësinë që e falte me gjithë zemër, pa rezerva, deri në fund. Të të rrethonte me përkujdesje miqësore, të mos e fshihte miqësisë, edhe kur njw gjë e tillë shihej me sy të keq, madje edhe aso kohe kur miqtë duheshin zgjedhur me biografi të mirë, ta përbuzte ligësinë pa u shtirë si hero, por pa u zvarritur në tokë, ta shndërronte miqësinë në krenari dhe me këtë krenari pastaj t'i dilte përpara të keqes (siç pati bërë Berti kur mbajti në nr. 49 të rrugës Hajdar Hidi, një të sapodalë nga burgu që nuk kishte të drejtë të banonte në Tiranë). Të gjitha këto kërkonin shpirt të madh. Dhe shpirt të madh kishte Robert Shvarc Kur në Tiranën e viteve '60-70, intelektualët e kohës bënin çmos t'i nxirrnin namin vetes si krijues (të një letërsie me porosi apo vlerash të paqena) Robert Shvarc e pat karakterizuar thjeshtësia, dëshira për të mos rënë në sy, në shumë raste të mbyllurit në vetvete në një univers të panjohur për shumicën, por që ai e ruante me xhelozi, sepse ishte bota e tij ajo që ai e kishte krijuar pa zgjatur dorën për të lypur asgjë. Bota e tij: kishte filluar ta ndërtonte atë botë të kulturuar dhe të pasur që në adoleshencën e hertë të tij, atëherë kur shkruante tregime të shkurtra që neve, shokëve të tij, na linin gojëhapur dhe që do të ishin hapat e tij të parë në botën e tij të madhe të letrave. Atë botë më vonë e pasuroi me hovet fisnike të një zemre të mbushur me dashuri për jetën. Dhe kurrë me urrejtje për njerëzit. Mbase edhe me ironi.

Me ironinë e tij që e përdorte si armë mbrojtjeje dhe jo mësymjeje. Për shumëkënd ai ishte njeri i ndryrë në vetvete që nuk hapej. Nuk e bënte këtë për mendjemadhësi dhe as për ndjenjë epërsie ndaj të tjerëve. Por ishte i vetëdijshëm se jetonte në një kohë të vështirë dhe të rrezikshme, kur nuk duhej shumë për të paditur po të flitje më tepër seç duhej për Remarque, apo për Zweig-un. Kështu u formua Robert Shvarc.

Nga ç'pat në jetë asgjë nuk e pat lypur dhe asgjë s'i qe falur. Prandaj edhe ishte krenar: gjithçka e kishte arritur vet. Dhe, siç thotë Ardian Klosi, e pat krijuar duke i kushtuar vetëm një pjesë fare të vogël të kohës së krijimit të mirëfilltë, sepse pjesën më të madhe të asaj kohe e pat kaluar si murgjërit e Mesjetës, që kopjonin tekstet e lashta: duke përkthyer zëre se pa shpërblim, qindra faqe mbushur me ideologji boshe që nuk thonin asgjë. Xhevahiret e shqipërimeve të tij i ka bërë në kusurin e kohës duke ia hequr pushimit, apo ëndjeve të pakta, duke punuar në kushte të pamundura. Kur në vitin 2003 iu dha titulli Qytetar Nderi i Tiranës, askush nuk u kujtua se ky njeri i shquar kishte jetuar dhe jetonte me një grua e djalë vetëm në një dhomë e kuzhinë, apo i sëmurë siç ishte, me pesë by-passe dhe me pace-maker në zemër, duhej të ngjiste katër kate shkallë për të shkuar në strehën e tij. Se mos ishte vetëm kjo padrejtësia që pat përballur Robert Shvarc në jetë. Besoj se në kujtesën e shumicës prej nesh ka për të mbetur fakti se të parët që e çmuan dhe e nderuan ROBERT SHVARC nuk qenë bashkatdhetarët e tij, por shteti gjerman që e nderoi me Kryqin e Meritës, kur tek ne nuk ishte gjetur as edhe një copë letër për t'i dhënë edhe atij, siç pat ironizuar vet "diçka të merituar"! Të ishte thua, çështje harrese?

Shteti që e kishte përjashtuar përgjithnjë nga shkollat e Shqipërisë, nuk kishte si t'i jepte në dorë njw ferman vlerësimi. Derisa pak vjet para se të vdiste shtetarët nuk ishin kujtuar për të. Dhe në ditën e 70- vjetorit të tij, një gazetë do të vërente me hidhërim të thellë: Robert Shvarc i harruar në 70- vjetor.

Ndër varre disa muaj më vonë, asnjë zyrtar s'u kujtua të thoshte gjysmë fjale, të paktën sa për dukje, apo pse e ndjenin se mbase edhe vet Roberti nuk do kishte dashur t'i dëgjonte? Sepse Robert Shvarc nuk e shkonte dot poshtë hipokrizinë dhe as lajkat.

Robert Shvarc qëndronte shumë më lart se interesi dhe meskiniteti që shpesh vihen në themel të vlerësimeve. Nuk ua kishte nevojën lajkatarëve dhe kur i qëllonte të kalonte mes tyre, kujtonte fjalët e Dantes "non ragionar di lor, ma guarda e passa". Nuk ua kishte nevojën: shqipërimet e tij rrinë për bukuri pranë përkthimeve më të goditura në letërsinë shqiptare: ai qe Mjeshtër i fjalës së shkruar. Pa bujë e pohë, pa rrahur gjoksin ,pa ndukur njeri nga setra, por duke punuar me ngulm me përkushtim e me dashuri deri ditët e fundit të jetës, ai na dha një varg kryeveprash që tingëllojnë shqip por edhe aq bukur sa në gjuhët nga janë përkthyer. Jo vetëm sepse këto gjuhë i zotëronte, por sepse e donte jashtë mase gjuhën tonë. E njihte dhe e respektonte. Kujt nuk i vjen ndër mend thirrja e tij e zjarrtë për pastërtinë e gjuhës në një kohë kur heshtnin institucionet që e kishin për detyrë të ngrinin zërin. Si të mos na ngjethnin katër vargjet e shkruara në vitin 1990, trembëdhjetë vjet para se të vdiste, që mbajnë titullin MBI VARRIN TIM: "Nga dashuritë e tij të mëdha, nga dashuritë e tij të forta; vetëm njërën s'e harxhoi kot:- atë për gjuhën shqipe"? Jetoi idhnak, u shua i malluar: kush thotë se vlerësimi dhe fama mund të shpaguajnë tërë ato që i mohuan në jetë? Pati një jetë të pasur si pak kush. Veçse shpirti i madh, i dëlirë dhe krenar, dinte të vuante por jo të lutej. Dhe shkruante "E pra, kam mall që para perëndimit – ta rrok edhe unë, o qoftë dhe për nj çast- atë që s'm'erdh, atë që më përket!" (Sonetet e rrëfimit, 10 dhjetor 1959). Dhe si mund të mos drithërohet njeriu kur lexon vargjet e tij "të rrosh e prapw të jesh i vdekur fare; të ndjesh dhe ndjenjën ta varrosësh thellë…" ("Unë", 17 prill 1956) vargje që paraqesin kontradiktën më çnjerëzore të një shpirti të ndjeshëm që mbetet gjithsesi i lirë? Ky ishte dhe është Robert Shvarc.

Tashti që po mbushet një zbrazëti fajtore dhe po i jepet zë një heshtjeje që rrihte t'i kundërvihej përpjekjes fisnike të Robertit për ta mbushur jetën tonë me tingujt e shqipes, të cilës ai i shtoi dinjitetin dhe hijeshinë, figura e tij do të marrë një ravijëzim më të plotë duke përmbushur jo vetëm një dëshirë të kahershme të Shvarcit, por, ma do mendje, edhe atë të atyre që do të duan të ruajnë në kujtesën e tyre diçka më shumë se kumtin fisnik që ka lënë Robert Shvarc me punën e tij si shqipërues i ndjeshëm dhe i pakursyer si mjeshtër i fjalës së shkruar shqipe. Kjo e nderon ardian Klosin dhe na shtyn ta falënderojmë.

Por edhe të mendojmë se i detyrohemi shumë, por përnjëmend shumë, të mirit, të palodhurit, njerëzorit Robert Shvarc që të gjithë ne.

(*) Marrë nga libri i Ardian Klosit "Robert Shvarc, ose dritaret e qytetit tim"

Tags: "Robert ShvarcAlbaniaAlbert VatajAmerikaAmik KasoruhoArdian KlosiArsimimiArtArtiAsgjejaAutorBiblotekBotaDemokraciaDijaDijeDishepujDisiplinaDritaEkuilibriEsseEstetikeFemijefilozofFjalaForumGjithçkajaGjithsesiHistoriIluminimInteligjenceKeshillaKohaKomentKonfucizmiKonspiracionKrijuesiKritikeKujteseLexuesLibriLiriaMatematikaMendimiNjeriuNumratNxenesNxenesitOpinionose dritaret e qytetit tim"PasuesitPerendimiPergatitjaPublikSekretShkencaShkolleShoqeriaShqipShtetiTkurretTraditaTrashegimiaUniversiZbulimZgjerohetZoti
Previous Post

Si pasqyrohet mungesa e vitaminave dhe mënyra për t’i siguruar ato?

Next Post

Shpluhurosen poezitë e rinisë, vargjet e sirtarit të Robert Shvarc

Next Post

Shpluhurosen poezitë e rinisë, vargjet e sirtarit të Robert Shvarc

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Melodia e fundit, djali që luante violinë në shi, Homazh për Eliasin dhe tingullin që mbijetoi terrorin

Melodia e fundit, djali që luante violinë në shi, Homazh për Eliasin dhe tingullin që mbijetoi terrorin

May 17, 2025
Gjithçka në pulsin e jetës nisi te trupi, si një himn i pjellorisë dhe tokës, mrekullim i hirit dhe epshit

Gjithçka në pulsin e jetës nisi te trupi, si një himn i pjellorisë dhe tokës, mrekullim i hirit dhe epshit

May 17, 2025
Këpucët e mashtrimit të gjurmëve, një shpikje e viteve 1920 nga një hajdut bagëtish

Këpucët e mashtrimit të gjurmëve, një shpikje e viteve 1920 nga një hajdut bagëtish

May 17, 2025
Kur kujtesa kthehet në strehë dhe qyteti në mit, John Updike mbi Kadarenë dhe Márquezin

Kur kujtesa kthehet në strehë dhe qyteti në mit, John Updike mbi Kadarenë dhe Márquezin

May 17, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj