Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Nga jeta e korifejve

Përvojat dhe aventurat dashurore të Aleksandër Dymas, romancierit të shquar dhe zemërzjarrit të pasioneve

November 27, 2016
in Nga jeta e korifejve
335
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Aleksandër Dumas-Babai (24 korrik 1802 – 5 dhjetor 1870), ishte një nga shkrimtarët francez që përbën plejadën e artë të atyre romancierëve, të cilët kanë ndërtuar panteonin e vlerave. Aleksandër Dymas krijoi veprat e famshme “Konti i Monte-Kristos” dhe “Tre Musketerët”, monumente të letërsisë botërore që vijojnë të kenë jehonë edhe sot. Qindra romane e pjesë teatrale, mijra personazhe e histori: një art mjaft popullor që nuk i ka humbur shkëlqimet e veta. Veprat e tij janë përkthyer në rreth 100 gjuhë, dhe ai është një nga autorët më të lexuara franceze. Shumë nga romanet e tij historike me aventura panë dritën e botimit fillimisht në seri. Me subjekt nga romanet e tij janë përshtatur që në fillim të shekullit të njëzetë në rreth 200 filma.

Alexander Dymas, shkrimtari i shquar francezPjellor në disa zhanre, Dumas filloi karrierën e tij duke shkruar drama, të cilat janë prodhuar duke korrur sukses që në hapat e parë. Ai ishte gjithashtu një bashkëpunëtor i zellshëm edhe në shtypin e kohës me artikuj dhe libra të udhëtimit. Vepra e tij e botuar ka arritur në një volum prej 100.000 faqesh.

***

Dhe nuk kishte se si të ndodhte ndryshe,  Aleksandër Dymas e lidh jetën e tij edhe me “veprën” e hareshme të pasionit, sublime plot aventura dhe përvoja të zjarrta.

Në kështjellën “Monte-Kristo” të Dymasë, fotografitë e të dashurave të tij janë të shumta. Por ato janë vetëm maja e ajsbergut, pasi dashnoret e Dymasë janë pafund: ashtu si Hygo dhe Balzak, edhe ai ishte një dashnor i madh, një dashnor bujar dhe me energji të pashterrëshme, citon ndër të tjera në një shkrim për të studjuesi dhe publicisti, Luan Rama.

Ngado që shkonte do të kishte me vete një dashnore: edhe jashtë Francës, në Rusi apo nëpër Mesdhe, në Napoli, Palermo, Spanjë. I pëlqenin femrat e bëshme, siç ishte dhe Octavie Durand, e cila, siç thuhej, “i kishte gjinjtë si Sfinksi”.

Pas dashurisë së tij të parë me Aglae, ai u njoh me zonjushen Laure, (Marie-Catherine Labay), një bjonde me lëkurë të bardhë, patrone e një rrobaqepësie në “Place des Italiens”. Meqë ai banonte ngjitur, Dyma kaloi të banonte në shtëpinë saj dhe nga kjo lidhje, ai u bë me djalë, të cilin e quajti po Aleksandër Dyma – “biri”. Por kjo lidhje shpejt do të prishej dhe gratë do të ndrroheshin periodikisht në jetën e tij.

Zonjusha George ishte në atë kohë një nga aktoret mitike të skenës franceze, e cila interpretoi dhe një dramë të tij, La Tour de Nesle. Kur ajo lahej në vaskë, Dymaja rrinte dhe e kundronte…Kur aktorja e famshme e asaj kohe, Marie Dorval, lexoi dramën e tij Anthony, të cilën do ta interpretonte më pas në skenë, ajo u frymëzua aq shumë sa me lot ra në krahët e tij. Dyma ishte një burrë jo simpatik, me flokët kaçurrelë dhe fytyrën metise, me buzë të trasha dhe i shëndoshë. Zakonisht ata që nuk e donin e cilësonin “negër”, por kjo nuk e pengonte atë që me humorin e tij ti bënte për vete dhe femrat më të bukura si Dorval e të tjera. Një ditë, kur sapo kishte dalë nga teatri, nga shfaqja e dramës Christine, të Dymasë, ajo e pikasi dhe i thirri nga karroca: “Eja, ngjitu shpejt dhe puthmë! Ju keni një talent të madh, jo vetëm në art, por dhe me femrat!…”

Kur jetonte me zonjushen Belle Krelsamer, një vajzë “me bukle të zeza dhe dhëmbët si perla”, (siç shkruhej në gazetat e kohës), ai përjetoi revolucionin e vitit 1830 dhe miq të tij ishin List, Hygo, Zhorzh Sand, Bulanzher. Pastaj, pasioni i tij u bë Ida Ferrier, aktorja e dramës Thérésa, me të cilën do të martohej në vitin 1840. Shkrimtari Théophile Gautier thoshte se “ajo ishte një nga gratë më të bukura të Parisit”. Por fill pas martesës, ai ra në dashuri me aktoren Hyacinthe Meinier e më pas me një aktore tjetër mjaft të re, Henriette Laurence. Dashuria shpesh ishte si një vazhdim romani, apo ishte vetë lënda e romanit të ardhshëm. Dhe në momentet më të vështira, në kohë revoltash e revolucionesh, atëherë kur dhe jeta e tij vihej në rrezik, ai nuk mund të qëndronte pa një të dashur. Dashuria për të ishte frymëzim jete dhe krijimtarie. Shpesh ai i pëlqente të martuara, me eksperiencë si zonja Setier, ose aktore, si Melanie, Eugènie Sauvage apo Virginie Bourbier, e cila interpretonte në dramën e tij Henri III dhe oborri i tij. Ato gjenin shëmbëlltyrat e tyre në heroinat e romaneve të tij: Aglae ishte në heroinën e librit Tulipani i zi; Melanie Waldor, në dramën Antony, e kështu me rradhë. “Unë pata në krahët e mia femrat më të bukura të Parisit, Firences, Romës, Napolit, Madridit e Londrës”… – shkruante ai në librin Kujtimet e mia. Edhe pse mburrej, kjo ishte e vërtetë.

Kur shkoi në Napoli e Palermo për të mbështetur Garibaldin, atëherë ai dashurohej me Emilie Cordier. E dashura e hershme Emma Mannoury-Cincinnatus sapo kishte vdekur. Por kur u kthye nga Italia dhe mori vesh se Emilie e kishte tradhëtuar, ai i shkroi: “Të fal, sepse e di që nuk doje të më plagosje…Le ta quajmë se ka ndodhur një aksident dhe asgjë tjetër”…

Dyma ishte një dashnor bujar, aspak xheloz dhe që vështirë të plagosej nga femrat. Isabelle Constant ishte një aktore e re kur u njoh me Dymanë. Ajo ishte 16 vjeç, por shkrimtari i madh, edhe pse i moshuar, kishte hire të tjera. “Si vallë më dashuroi, edhe pse kishim një diferencë të madhe? – pyeste veten Dyma në shënimet e tij. – S’i vallë m’u dha, edhe pse ishte e virgjër? Ishte një mister…”

Sigurisht, kjo lidhje shkaktoi një zemëratë të re të fëmijëve të tij, ku ata ishin më të mëdhenj në moshë se dashnorja e babait të tyre. Por Dyma, si babaxhan, dinte t’i shuante këto zemërata. Për Izabelën, ai mori me qera një apartament në aveny “Beaumarchais”, që mos ta takonte më në shtëpinë e tij, por në një kënd të qetë dhe vetëm për ata të dy.

Dyma nuk i harronte të dashurat e tij. Edhe kur largohej nga to, ai i ruante si kujtime të çmuara. Kështu kishte ndodhur dhe me aktoren Marie Dorval. Një natë të vitit 1849, kur po jepej një shfaqje teatrale, dikush i tha se Dorval po vdiste dhe kërkonte patjetër ta shikonte për herë të fundit. Dhe ai menjëherë nxitoi drejt asaj. “U hodha në shtratin e saj duke qarë me kokën e fshehur në çarçafë, – shkruante Dyma në ditaret e tij. Meqë kishte mbetur e varfër, ajo i kërkoi që ta ndihmonte për ta varrosur pranë nipit të saj. Dhe ai i premtoi se do të gjente paratë që do të duheshin për varrimin. Por atë kohë, Dyma ishte mbytur nga borxhet. Një pjesë të parave i vuri vetë, një pjesë tjetër ia dha Viktor Hygo, ndërsa pjesën tjetër e siguroi duke shitur një nga dekoratat e çmuara që i kishte dhënë dikur emiri i Algjerit.

Tags: "Konti i Monte-Kristos""Tre Musketerët"AlbaniaAlbert VatajAlexandër DymasArtArtiAsgjejaAutorAziaBesimtarBiblotekeBotaDemokraciaDijaDijeDishepujDritaEkspoziteEkuilibriEsseEstetikefilozofFjalaForumGaleriGjithçkajaGjithsesiHistoriIluminimInteligjenceJaponiaKinaKishtareKohaKolosKomentKompozimKonspiracionKrijuesiKritikeKujteseLexuesLibriLiriaMatematikaMendimiMiresiMuzikeMuzike KlasikeNjeriuNxenesitOperaOpinionPasuesitPergatitjaPikturePublikSekretShenjtorShkencaShqipTabloThemelimTraditaTrashegimiaUniversiUSAZgjerohetZoti
Previous Post

Letra e Albert Ajnshtajnit në mbështetje të Mari Kyri, nobelistes së parë grua

Next Post

Ali Pasha i Alexandre Dumas, masakrat në emër të hakmarrjes përmes një romani historik

Next Post

Ali Pasha i Alexandre Dumas, masakrat në emër të hakmarrjes përmes një romani historik

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj