Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Përshkrimore

Arti si terapi, si yshtësh forcash përjetuese, si solemnitet i kremtes së hyjnores në njeriun

November 1, 2016
in Përshkrimore, Të përzgjedhurat
128
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Arti synon të shpjerë dritë në thellësinë e zemrës së njeriut, ti japë jetë fantazisë, ta mësojë se si vizualizohen dhe shpjegohen ëndrrat, ata që na mbushin me det dëshirimesh e na udhërrëfejnë gjithnjë në ato brigje ku hapat na i numëron malli. Po, ai mall që na bën të ndjehemi dallgë, ai mall që na përkund dhe na josh me dehjen e vet. Arti viziv ngucet të të zgjojë nga përgjumja, nga kllapia, nga plogështia dhe angështia, e të na hedh në krahët e përjetimeve të fuqishme, në krahët e atij fluturimi që di të shpalos qiej magjepsës, kthjelltësi që kaltërojnë, frymëmarrje që zbresin nga qiejt e magjepsur të hyjnores engjëjt e bardhë të mirësimit që na mbush mish e shpirt.

Arti i bukur ështe art i gjeniut. Gjenialiteti është talent që i jep artit rregulla, kumton Kanti. Shumicës prej nesh na vjen e natyrshme që ta mendojmë muzikën si terapi. Pothuajse të gjithë jemi DJ të shpirtërave tanë, të shkathët për të zgjedhur copëza muzikore që do të rrisin apo ndryshojnë për mirë humorin tonë. Megjithatë, pak prej nesh mendojmë që ta kërkojmë këtë gjë tek artet pamorë. Shumë pak prej nesh përfshijnë pikturën apo skulpturën në jetët tona emocionale. Nuk kemi lista të pamjeve tona të preferuara në telefonët tanë. Galeritë tona private nuk i mbledhim në kompjuter. Kostoja dhe prestigji i artit na bëjnë që zakonisht të sprapsemi nga hapa të tillë. Mënyra si e paraqet artin establishmenti, nuk na fton që të vihemi në kontakt me veprat.

Në galeritë dhe muzetë solemnë, ku shumica prej nesh vazhdojmë të marrim “këshilla” se si të sillemi përreth artit, shumë prej nesh gjendemi nga pak të humbur. Shohim shpjegimin dhe mësojmë aty disa data të rëndësishme, si prejardhjen, dhe ndoshta kuptimin e një alegorie. Po a është kjo vërtetë e rënësishme për mua? Për çfarë duhet të shërbejë në të vërtetë arti?

Pyetja e dytë, prej një kohe të gjatë ka qenë ose vulgare dhe e paduruar, ose thjeshtë e pap përgjigje. Kjo është e rrezikshme. Nëse arti e meriton prestigjin e madh, atëherë ai duhet të jetë në gjendje që ta “shpallë” në terma relativisht të thjeshtë qëllimin e tij. Ne besojmë se arti është një mjet terapeutik, ashtu si muzika. ai është gjithashtu mjeti përmes të cilit ne duhet të jemi në gjendje të bëjmë disa gjëra, si të rikthejmë shpresën, t’i japim dinjitet vuajtjes, të zhvillojmë dhimbsurinë, të qeshim, të pyesim, të ushqejmë një ndjesi përbashkësie me të tjerët dhe të rifitojmë një sens drejtësie dhe idealizmi politik.

Por që të arrijë të na i bëjë këto gjëra, duhet që t’i qasemi artit në mënyrën e duhur. Nuk duhet të na vijë sipas kritereve dhe parimeve të historisë së artit, sado interesante të jenë këto, por përmes një metode fiziologjike që na fton të reshtojmë thellësinë e vetes sonë me veprat e artit.

Kjo është shqetësuese për shumë njerëz të sofistikuar, që e shohin shijen për “bukurinë” si simptomë të sentimentalizmit, madje edhe të budallallëkut. Shqetësimi mund të jetë që kënaqësie prej këtij lloj arti është mashtruese: ata që pëlqejnë kopshte të bukur kanë rrezik të harrojmë gjendjen reale të jetës, që përfshin luftëra, sëmundje, gabime politikë dhe imoralitet. Audiencat kanë nevojë konstante për artin që t’u kujtojë këtë lloj materiali, do të thoshin ata të sofistikuarit, apo do të përfundojnë duke u gënjyer.

Por kjo është si ta gjesh vendndodhjen e problemit në vendin e gabuar. Për shumicën prej nesh, rreziku më i madh që hasim nuk është vetëkënaqësia. Shumë pak prej nesh kemi gjasë të harrojmë të këqiat e ekzistencës. Rreziku i vërtetë është se ne do të dështojmë në egërsinë tonë, në depresionin dhe dëshpërimin. Rreziku është që të humbasim të gjithë shpresën në projektin njerëzor.

Pikërisht këtë lloj dëshpërimi duhet të korrigjojë arti, dhe kjo e shpjegon entuziasmin shumë popullor për bukurinë. Lulet në pranverë, qiejtë blu, fëmijët që rendin në plazh… këta janë simbole pamorë të shpresës. Gëzimi është një arritje dhe shpresa është dicka që duhet kremtuar.

Tags: AlbaniaAlbert VatajAmerikaArsimimiArtAsgjejaAutorAzdreniBiblotekBogdaniBotaBudi BradhiDemokraciaDijaDijeDishepujDisiplinaDritaEkuilibriEsseEstetikeFemijefilozofFjalaForumGjergj FishtaGjithçkajaGjithsesiHistoriIluminimInteligjenceKadareKeshillaKohaKoliqiKomentKonicaKonspiracionKrijuesiKritikeKujteseLexuesLibriLiriaMatematikaMendimiMigjeniMilloh Gjergj NikollaMjerimNjeriuNumratNxenesNxenesitOpinionPasuesitPergatitjaPoeziProzePublikSekretShkencaShkolleShoqeriaShqipShtetiSkamjeSkënderbeuTkurretTraditaTrashegimiaUniversiVjersheZbulimZgjerohetZoti
Previous Post

Një lamtumirë-testament prej dishepulli e Lev Tolstoit, një predikim atëror për jetën dhe njeriun

Next Post

George Fred Williams, amerikani që sakrifikoi karrierën diplomatike për t’iu kushtuar çështjes shqiptare

Next Post

George Fred Williams, amerikani që sakrifikoi karrierën diplomatike për t'iu kushtuar çështjes shqiptare

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj