Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

George Fred Williams, amerikani që sakrifikoi karrierën diplomatike për t’iu kushtuar çështjes shqiptare

November 2, 2016
in Figura të ndrituna
107
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Ai u njoh me çështjen shqiptare dhe e përkrahu Shqipërinë në periudhën më të zezë të historisë së saj, në vitin e kobshëm 1913. Erdhi për herë të parë në Shqipëri, në Vlorë, i thirrur nga miku dhe bashkëpatrioti i tij Dankon për të parë me sytë e vetë krimet çnjerëzore që kishin bërë shovinistët grekë kundër popullsisë së pambrojtur shqiptare. Pa fëmijë, gra e pleq të masakruar rrugëve dhe mbi 100.000 refugjatë shqiptarë nga krahinat jugore mbledhur në ullishtat e Vlorës. Këto krime të paimagjinueshme e revoltuan dhe e drithëruan shpirtin njerëzor e demokrat të Uilliamsit. Pas kësaj ai u kthye menjëherë në Athinë, ku mori takim me zyrtarët më të lartë qeveritarë të Athinës, duke protestuar ashpër, njoftoi qeverinë e tij në Amerikë dhe që nga ai çast nuk e ndërpreu veprimtarinë e tij në mbrojtje të Shqipërisë. I ngarkuar me cilësinë e vëzhguesit të qeverisë amerikane në Komisionin Ndërkombëtar për ndarjen e Kufijve të Shqipërisë, Uilliamsi ngriti zërin dhe protestoi ndaj planeve për copëtimin e Shqipërisë, duke thënë fjalën e vet me kompetencë si në mbledhje të ndryshme, edhe në shtypin e kohës që gazetat dhe revistat amerikane, greke dhe angleze, si dhe në shtypin shqiptar në Shqipëri dhe në atë të diasporës.

Qëndrimi i Uilliamsit nuk i pëlqeu Europës dhe bënë ç’ishte e mundur për ta hequr qafe, duke e akuzuar se kishte thyer normat protokollare, nga që i kishte tërhequr vërejtjen qeverisë greke për masakrat në Shqipëri, duke mos e pasur këtë të drejtë si diplomat pa marrë më parë autorizimin e qeverisë së vet. Prof. G.F. Williams, si njeri me karakter dhe dinjitet, siç deklaron vetë, dha dorëheqjen nga karriera diplomatike me këto fjalë të shkruara me dorën e vet:

“Dukej një detyrë njerëzore, sheshazi për të shkye maskën që mbulonte diplomacinë europiane dhe për të ekspozuar fytyrën e saj, të luere me gjak patriotësh dhe shikimin e dobët të saj mbi dëshirat e zjarrta për liri të një race të fortë. U ktheva në Athinë dhe mbasi qeshë i shtrënguar, e tregova këtë panjerëzi dhe këtë padrejtësi të fuqive europiane dhe dhashë dorëheqjen si ministër i Amerikës në Greqi dhe në Mal të Zi, sikurse patjetër qesh i shtrënguar ta bënja. Drejtësia dhe e vërteta nuk janë mbrojtje në sallat e diplomacisë”.

Mbas këtij veprimi, Uilliamsi iu kushtua tërësisht çështjes shqiptare. Duke qenë dhe mik personal dhe i adhuruar i Presidentit Wilson, ai mundi që të sensibilizojë opinionin amerikan në mbrojtjen e çështjes shqiptare me motive fisnike tepër humane: “Me ndihmu një njeri është një bamirësi, me liru një popull nga zgjedha është një bamirësi e pavdekshme”.

Në fjalën e tij në mitingun organizuar për të mbrojtur të drejtat e kombit shqiptar, Boston, 7 Nëntor 1915, Xhorxh Fred Uilliams, ndër të tjera tha:

…Nuk vij të flas si mik i njerëzisë, por vij si mik dhe adhuronjës i racës shqiptare. Dashuroj Shqipërinë, dashuroj burrat e Shqipërisë, siç dashuroj Amerikën, siç dashuroj burrat që i kanë dhënë lirinë Amerikës. Shqipëria do të jetë e lirë. Shqipëria i ka dhënë pesë imperatorë Romës dhe gjaku i shqipeve ka forcuar kombet e tjerë. E lashë Shqipërinë në vuajtje dhe të mbytur në gjak nga faji i Europës, e cila tani po lan gjynahet e saj. Unë protestova kundër paudhësisë së Europës, kundrejt Shqipërisë, lashë vendin tim zyrtar dhe ju siguroj, që unë besoj sa ajo ditë që unë protestova për Shqipërinë, është dita më e lumtur e jetës sime… Tregtia e Amerikës duhet të jetë e lirë për kombin shqiptar, që është vëllai i kombit amerikan. Unë jam gati për çdo shërbim për lirinë dhe shpëtimin e Shqipërisë, edhe me jetën time.

Libri “Shqiptarët” është një ekstrakt i historisë shqiptare. U botua fillimisht në një revistë të kohës që më 1914-1915 dhe më 1919 si libër i veçantë. Derisa arriti në atë veprimtari, Uilliamsi u angazhua gjithashtu në një sërë mitingjesh në SHBA. Në të parin që u mbajt më 7 nëntor 1915, krahas shumë amerikanëve dhe shqiptarëve, midis të cilëve juristi Asa French, zonja dhe zoti Kenedi, të shquarit Fan Noli, Kristo Dako e Parashqevi Qirjazi ishte edhe G. F. Williams. Në fund të mitingut ai lexoi edhe rezolutën për mbrojtjen e çështjes shqiptare, botuar në anglisht dhe shqip.

Vepra e këtij miku të vërtetë të Shqipërisë gjithë kohën ka pasur dhe ka ruajtur vlerën e saj, por ajo ka një vlerë të jashtëzakonshme sot, kur çështja kosovare dhe çështja çame kanë dalë në evidencë dhe kërkojnë zgjidhje të drejtë dhe sa më të shpejtë, ndërkohë Europa, atë që gatoi mbrapsht tetëdhjetë vjet më parë, ka shansin tani ta rregullojë, duke larë kështu fajet e saj. Ndërkohë që Amerika jo vetëm me diplomatin Williams, por edhe me anë të vetë ish- presidentit Wilson e ka thënë fjalën e vet, që më se treçerek shekulli më parë, duhet ta thotë përsëri me forcë dhe përfundimisht. Çështja shqiptare duhet zgjidhur drejt, kombi dhe tokat shqiptare duhet të bashkohen. Këtë mesazh na dërgon e gjithë jeta dhe vepra e G.F. Williams, e cila përshkohet fund e krye nga lufta për të mbrojtur dhe respektuar të drejtat e njeriut, të cilat po ngrihen dhe mbrohen me aq shumë forcë, kur Shqipëria dhe populli shqiptar kudo që ndodhet nuk do as më shumë se çfarë thotë Karta e Helsinkit dhe ajo e Parisit për të drejtën e kombeve për vetëvendosje dhe për të drejtat e njeriut.

 

Tags: AlbaniaAlbert VatajAmbasadori amerikan ne Greqi dhe ne Malin e ZiArkeologjiArsimimiArtiAsgjejaAutorAziaBiblotekeBotaÇeshtja shqiptareCivilizimi i lashteCopetimi i ShqiperiseDemokraciaDijaDijeDishepujDisiplinaDritaEksploratorEkuilibriEsseEuropa hileqare per fatin e shqiptarevefilozofFjalaForumFuqite e MedhaGeorge Fred WilliamsGjithçkajaGjithsesiHistoriIluminimInteligjenceJaponiaKerkuesKeshillaKinaKohaKomentKonspiracionKrijuesiKritikeKujteseKulturat e popujve te hershemLexuesLibriLiriaMatematikaMendimiMitetNjeriuNumratNxenesitOpinionPasuesitPergatitjaPublikQyteterimet antikeSekretShkencaShoqeriaShqipShqiptaretShtetiThesareTkurretTraditaTrashegimiaUniversiViti 1915ZgjerohetZhvillimiZoti
Previous Post

Arti si terapi, si yshtësh forcash përjetuese, si solemnitet i kremtes së hyjnores në njeriun

Next Post

George Bernard Shaw, dramaturgu irlandez, polemisti i thekur, ai që refuzoi paratë e Çmimit Nobel

Next Post

George Bernard Shaw, dramaturgu irlandez, polemisti i thekur, ai që refuzoi paratë e Çmimit Nobel

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

May 15, 2025
Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

May 13, 2025
Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

May 12, 2025
Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

May 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj