Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Impresione

Dashuria për shqiptarët e veprimtares së Kryqit të Kuq Amerikan, gazetares Rose Wilder Lane

October 16, 2016
in Impresione
113
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

“Kostandinopoja s’është gjë! Të gjithë shkojnë në Kostandinopojë. Por nëse nuk shikon Shqipërinë, nuk ke parë gjë. Aty lart – po, pikërisht aty në ato male, një ditë rruge prej këtu – jetojnë njerëz si njëzet shekuj më parë, para se të njiheshin grekët, romakët ose sllavët. Ka ngulime parahistorike, legjenda të vjetra, këngë dhe zakone për të cilat nuk dihet asgjë. Asnjë i huaj s’i ka parë. Zoti i madh! Ti rri këtu dhe flet për Kostandinopojën!” “Por nëse nuk shkohet, si të bëjmë?” pyeta unë. “Si bëhet çdo gjë në jetë? Thjesht, bëhet! Marrim kuaj, u hipim dhe nisemi.” “Të marrim edhe pushkë me vete?” “Mos ki frikë, nuk ka rrezik. Mbase hasim në ndonjë pritë hasmërie dhe vrasin udhërrëfyesit tanë, por askush nuk vret gra. As burrat nuk vriten kur janë me gra.”, janë këto fjaët që Frances Hardy një veprimtare e Kryqit të Kuq Amerikan i tha Rose Wilder Lane një atjetër amerikane, aktiviste e Kryqit të Kuq, e cila ndodhej në një kamp refugjatësh në Shkodër. Daton në vitin 1922 gjithëky panoramim i kumtuar.

Rose Wilder Lane ishte një grua me trup mesatar, me flokë të prera shkurt dhe me veshje perëndimore, një amerikane e njohur për karakterin dhe penën e saj, që vendosi të jetonte afro dy vite në Shqipëri dhe të kalonte një pjesë të kësaj kohe në udhëtim, kryesisht në Malësinë e Dukagjinit. Ajo shkroi me dashuri dhe vlerësim të lartë për Shqipërinë dhe shqiptarët në një kohë kur bota nuk dinte asgjë për vendin tonë.

Po kush ishte kjo grua që u dashurua me vlerat e traditat e një kombi në cep të Europës, që kishte jetuar 500 vjet nën Perandorinë Osmane dhe si pas saj u dashuruan dhe shqiptarët që e njohën nga afër që nga ministri i asaj kohe, Ahmet Zogu, më vonë Mbret, dhe deri tek malësorët e veriut, që shihnin tek kjo grua forcën e vërtetë të gruas së lirë. Sa më shumë njihej me banorët e Shqipërisë, aq më shumë ajo bindej se shqiptarët janë një popull i vjetër, me dinjitet, mirënjohës e mikpritës, i cili meriton të vlerësohet për atë që ai sjell në historinë dhe kulturën botërore. “Po t’i pyesësh shqiptarët nëse duan të shkojnë në Parajsë apo në Amerikë, ata pa ngurrim do të të përgjigjen, në Amerikë, sepse ata nuk janë të bindur se çfarë është Parajsa, po e dinë shumë mirë çfarë është Amerika”, i tha Kostandin Çekrezi, kur ajo e pyeti se çfarë mendojnë shqiptarët për Amerikën. Fëmijët shqiptarë, qoftë biri i një familjeje të pasur si mjeku i ardhshëm Shefqet Ndroqi, qoftë fëmijët e varfër,si djaloshi refugjat prej Vuthajt – Rexh Meta, apo Sadik Hasani nga Klosi e çiraku-këpucar Gjelosh, e mrekulluan me dëshirën e madhe për të ditur gjuhë të huaja, për të parë botën e madhe e për të mësuar të ndërtojnë makina.

Për shqiptarët fjalëpakë e me trupa si pantera, për gratë shqiptare gjithnjë në hije, dinjitoze e misterioze si askund, për ceremonitë e mikpritjes të shoqëruara me kafenë e ëmbël e ujin e zjarrtë-rakinë, që ishin pjesë e pandarë e udhëtimeve nëpër Shqipëri, ajo shkruan: të bëjnë të jesh tjetër njeri.

Edukimi i saj anglo-sakson, që e shtynte të ishte e drejtpërdrejtë,u përball me edukatën e një shoqërie orientale,ku pas mendimit të shprehur me zë, fshihej një prapamendim i heshtur. Me qëndrimin e vendosur, dijet e karakterin e saj Rose Wilder Lane magjepsi jo vetëm malësorin Lulash Gjok Çuni në Theth, po edhe Ahmet Zogun, një ministër që ëndërronte të bëhej mbret, edhe diplomatë e intelektualë të sapo kthyer në Shqipëri nga Stambolli, Vjena, Parisi, ShBA.

Rose Wilder Lane ishte një prej gazetareve më të paguara të kohës së saj

 

 

 

 

 

 

Rose Wilder Lane ne Tirane para xhamise e Ethem Beut

Tags: AlbaniaAlbert VatajArkeologjiArsimimiArtiAsgjejaAutorAziaBiblotekeBotaCivilizimi i lashteDemokraciaDijaDijeDishepujDisiplinaDoketDritaEksploratorEkuilibriEssefilozofFjalaForumFrances HardyGjithçkajaGjithsesiHistoriIluminimInteligjenceJaponiaKanuni i Lek DukagjinitKerkuesKeshillaKinaKohaKomentKonspiracionKrijuesiKritikeKryqit të Kuq AmerikanKujteseKulturat e popujve te hershemLexuesLibriLiriaMalësinë e DukagjinitMalesoret shqiptarMatematikaMendimiMitetNjeriuNumratNxenesitOpinionPasuesitPergatitjaPublikQyteterimet antikeRose Wilder LaneSekretShkencaShoqeriaShqipShtetiThesareTkurretTraditaTraditatTrashegimiaUniversiVeriu i ShqiperiseZakonetZgjerohetZhvillimiZoti
Previous Post

Oscar Wilde, gjeniu i paragjykuar, rebeli që pataksi shoqërinë viktoriane

Next Post

Frédéric Chopin dhe George Sand, rrapëllima pasionante e një dashuri të sëmurë

Next Post

Frédéric Chopin dhe George Sand, rrapëllima pasionante e një dashuri të sëmurë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj