Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Impresione

Nadja e mirë! Asht refreni i nji kange drite qi t’ban me me shndrit n’çdo rreze

October 12, 2016
in Impresione
110
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Nadja e mirë!

Asht jo vetëm një përshnetje zgjimi, një ledhë fjalësh që shndrrohet në breror rrezatuese fillimdite, por edhe refreni i një kange drite qi t’ban me shndrit n’çdo rreze.

Ash tue ken ky refren i kësaj kange t’gzume, njaj motivim qi na thrret në nji ditë ngulmesh e sfidash, andjesh e t’mundshmesh qi na hovin tue na lshu në krahët e ditës qi dritë lyp, dhe energji i nep çdo turri.

E lypim njat t’amlën, Nadja e mirë!

Lypim, gjithkah ku fjala mëkon ç’ka shpirti me tan dashunim e nep.

Lypim, krejtkund aromat dehin e lulet t’ngopin plot andje e dëshirimi.

Lypim, ku zemra tue hap krahët, mundet me rrok ç’ka e mbush.

Lypim, gjithkah fjala e tamëlt lmon andjen me ndigju, siç lmon foshnja gjinin e nanës kur jetë prej jetës s’vet i nep.

Lypim, ku kthjellët pikon qielli e frymëmerr në krahët e fluturimeve.

Gjithkund e lypim këtë “Nadja e mirë!” qi nadja dhe dita fort po e dëshirojnë ardhjen tande, çapin e njatij hapi qi asht çdo ditë një hov i ri.

Gjithkund qi ti kërkon tash mundesh me e gjet, por ma s’shumti ajo asht me ty, s’brendshmi teje, asht n’gjithçka qi tue t’u ba shprehi të asht ba diell qi t’shpërthen brenda teje, e t’mush me dritë e rreze gjithkend qi fati e ka shkru me t’ken njaty afër, me t’u gjind ku ti ke ma shumë nevoj, me ken me ty ku vetmisë po i frogohesh.

Nëse dikush druhet se kjo gja asht njaq e pamujtun sa ç’asht edhe imagjinative, idileke, me gjas nuk don me kën i veshun me këtë dëshirim, i hovun prej këti motivimi.

E aj, asht mosbesus, zemërthym, i lënduem e pa kurrnji arsye zgjimi. Me fjal të tjera, ai ka vendos me jetu t’vdekunin brenda vetes çdo ditë.

Kjo jo për fajin e tij, as të fatit qi e ban gjithnji me faj, por për panevojën me jetu si i gjallë, si rreze, si vërshim, si motivim sfide.

Gjithkush ka zgjedh mënyrën e vet t’zgjimit, qi sipas meje asht zgjidhja e këtij rebusi, sekreti i tan kësaj binaje andrrimesh e t’mundmesh.

Provoje me ken me t’tjerët, siç do t’dëshiroje me ken ata me ty. Drita ka ftësinë e përthymjes si zani kur jehon.

Sa e magjishme asht ta nisësh ditën me një puthje në ballë, nënës, gruas apo motrës, nji puthje në doçkat e fëmijës. Dhe gjithë këtë me i mbështjell me ledha fjalësh përkundëse, loçka, zemra, tushe, syni, engjull, jam i lumtun që ju kam.

Provoje, ushtrohu dhe do të shohësh se gjithçka e andhme nis me zgjimin.

Kjo hukamë e ngrohtë dëshirimi e mbush me diell çdo kënd, të nji zgjimi të ngutshëm, të ikjes prej zgjedhës së andrrave dhe prehjes përtëritëse të natës.

Flak pa ngurim rrobat qi t’mbështjellin, siç çan nji zog lëvozhgën, e hidhesh në krahët e një zgjimi t’hovshëm si n’prehnin e nji përjetimi qi t’flakadan.

Shkëputësh nga kordoni umbilikal i natës, siç ban foshnja qi vjen në jetë, … e lëshohesh në përditësimin tand, jo si në një vazhdë rutinore, por si në nji zanafillë e patëdytë, si një shkas për të kumtu nji të t’mundshme të jetës që hedh çapin n’nji zgjim që mëtohet në nji frymëmarrje.

Përplot energji pozitive gufon s’brendshmi teje.

Një brerore e hyjshme e shenjtëron misionin e përtëritjes në një ditë të re, në nji ngulm për tu përfshi dhe për tu ba pjesë e së zakonshmes. Qesh, bën ndonjë shaka dhe lëbyresh prej një shndritjeje që pahet me ty me çiltërsinë e kthjelltësisë.

Çil dritaren dhe sheh se edhe përjashta është po kaq e hareshme dita, janë kësisoj shpërthyese edhe rrezet e diellit.

Ky asht fillimi i ditës teme, mundet me ken i ditës së tankujt qi fort dishron, ditë dhe t’munshmes, së cilës i jap falenderimin e përunjur të një mirënjohjeje të përkorë, qi tue më mbush plot çdo nadje me dritë, më ban me besu se gjithçka e dëshirueme mundet me u ba e jotja, mjafton qi t’i me rrëmu s’brendshmi teje, me e gjet, e më nxjerr faqe dritës, asaj drite ku shihesh edhe ti.

Zgjohu edhe ti si un, beso se mundesh me ken zot.

Gjithçka qi sjellin minutat dhe orët në vijim, jeta dhe përpjekja, sfidat dhe mundësitë, munen me kenë me të njëjtat ngjyra që hodha në paletën e panoramimit të së sotmes, të ngrohta dhe të hareshme, larushitëse dhe dritëshumë.

Ju përqafoj të gjithëve, me rrezet e këtij dielli që na flakadan në dëshirimet.

Nadja e mirë!

Amen!

Tags: Aktiviteti fizikAlbaniaAlbert VatajAmerikaArsimimiArtArtiAsgjejaAutorAziaBarbarBesimtarBiblotekBijatBijtBizantBotaBrezaDemokraciaDiagnozDijaDijeDishepujDisiplinaDritaDurresEkuilibriEsseEstetikeFemijefilozofFjalaForumGaratGjithçkajaGjithsesiHistoriHoroskopiIlaceIluminimInteligjenceJaponiaKeshillaKinaKishtareKohaKomentKonspiracionKrijuesiKritikeKujteseLexuesLibriLiriaLuftaMatematikaMendimiMiqMirenjohjeMiresiMizorMjerimMosha e treteMuzikeNdertimNjeriuNumerologjiNumratNxenesNxenesitOpinionPasionetPasuesitPerendimiPergatitjaPleqPoeziProfilaksiProzePsikologjiPublikPushtuesRespektRoma e LashteSekretShenjtorShkencaShkolleShokeShoqeriaShqipShtetiSkamjeSportiTe dashurThemelimTkurretTraditaTrajtimTrashegimiaUniversiUshqimeUshqimiVjersheZakonetZbulimZgjerohetZoti
Previous Post

Orgazma femërore, këshilla të thjeshta për një mundësi të jashtëzakonshme që jep seksi

Next Post

Letra e Oriana Fallaci-t, gruas që nuk u bë nënë, dërguar fëmijës që nuk lindi kurrë

Next Post

Letra e Oriana Fallaci-t, gruas që nuk u bë nënë, dërguar fëmijës që nuk lindi kurrë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj