Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Përshkrimore

“I urituri” -1924, vepra e parë e Odhise Paskalit, kryevepra e një kryemjeshtri e cila i blaton artit mëkimin e shpirtit njerëzor

December 22, 2023
in Përshkrimore, Slider, Të përzgjedhurat
“I urituri” -1924, vepra e parë e Odhise Paskalit, kryevepra e një kryemjeshtri e cila i blaton artit mëkimin e shpirtit njerëzor
472
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Asnjë vepër e traditës sonë skulpturore nuk ka mundur të vijë me këtë fuqi shprehëse të shpirtit tronditës, e të një zemre që rrëmetshëm kërkon të dëshmojë permes krijimit, atë të magjishmen e komunikimit përmes artit. Ky dramacitet i njerëzores është kaq i gjallë dhe kaq depërtues, kaq i trisht dhe real, kaq britës dhe fatal, është ajo që Odhise Paskali zgjodhi si veprën e parë, jo si trokitje, por si goditje me grushte të fuqishme, si gjëmim shpirti dhe aktakuzë në portën e rëndë të kohës dhe zezonave që na përlanë e sakatuan.

Si skulptura, “I urituri” (1924), nuk ka një të dytë në truallin e mjeshtreve të mëdhenj të artit shqiptar. Pesha e saj është jo vetëm ajo e urisë dhe varfërisë, por edhe e shpirtjes për të reaguar dhe artit për ta përjetësuar. Ajo është aq e gjallë sa çdo vdekje që kërcënon të moshuarin, është e sfiduar nga forca shprehëse, me të cilën Odhise Paskali kulmoi në ngulmin për të hyjnizuar çfarë krijimi frymon.

 “I urituri” është vepra e parë në skulpturë e Odhise Paskalit dhe një nga kryeveprat e skulpturës shqiptare. U realizua në vitin 1924 në Torino. Deri në 1939 vepra gjendej në Pallatin Mbretëror. Më pas u mor nga Italianët si plaçkë lufte dhe ende gjendet atje. Për këtë vepër me vlerë vet Odhise Paskali tregonte:

“Jam frymëzuar nga plaku, që pashë të vdiste nga uria, në ullishtat e Vlorës, në vitet kur shqiptarët iknin nga Pogradeci, Përmeti e qytetet e tjera dhe gjenin strehim në Vlorë, nga ku kishin shpresë të kalonin në Itali. Po punoja këtë portret, që është me madhësi reale, kur nga porta që ishte gjysmë e hapur mu afrua një vajzë 5-vjeçare, tregon ai. Ajo u afrua te puna që po punoja dhe më pyeti:

-Ç’ka ky plak që është kështu?

-Është i uritur, i thashë, nuk ka të hajë.

Nuk tha asnjë fjalë dhe doli. Pas pak u kthye me një copë bukë në dorë dhe tha:

-Jepja ta hajë, dhe doli.

Ngela i emocionuar me copën e bukës në dorë, por me kënaqësinë se ishte një ogur i mirë për rrugën e artit që kisha zgjedhur”.

Dhe vërtetë, ai kishte lindur për të përjetësuar në art vlera që do të sfidonin regjimet dhe kohën. Kjo shkreptimë lajmëronte ardhjen në artin shqiptar të një “shenjtori”, të një talenti të jashtëzakonshëm, një shpirti që driti përfytyrimet e harrimit duke i diellzuar në memorien e gjeneratave, përmes artit, që mbeti i madh dhe i pakrahasueshëm.

Odhise Paskali nisi me “I urituri” dhe nuk arriti të na e shuaj dot urinë e krenarisë sonë kombëtare, edhe pse një jetë të tërë ai lindi nga shpirti i tij korifenjt e historisë sonë, për të bërë ata të pavdekshëm dhe për ta blatuar shpirtin e tij në themelet e kësaj përjetësie që çdo ditë na magjeps.

Albert Vataj

Tags: “I urituri”AlbaniaAlbert VatajArtiKujteseNjeriuOdhise PaskaliShqipSkulpturaVepra
Previous Post

“Pompei” zëshmëria që skulptori Benjamin Victor i jep artit të kërcimit dhe kulmimi shprehës përmes fotove të Christopher Peddecord

Next Post

Albert Vataj: Puthjet e gurta që i vunë zjarrin pasionit të shpirtit njerëzor

Next Post
Albert Vataj: Puthjet e gurta që i vunë zjarrin pasionit të shpirtit njerëzor

Albert Vataj: Puthjet e gurta që i vunë zjarrin pasionit të shpirtit njerëzor

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj