Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

Ilia Shyti, i anatemuari i diktaturës, aktori i madh i roleve të vogla, “gjyshi” i përrallave, i apasionuari i pikturës

November 26, 2024
in Figura të ndrituna, Slider, Të përzgjedhurat
Ilia Shyti, i anatemuari i diktaturës, aktori i madh i roleve të vogla, “gjyshi” i përrallave, i apasionuari i pikturës
135
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Më 26 nëntor 2003 ndahet nga jeta Ilia Shyti, një prej personaliteteve origjinal të artit tonë skenik, veprimtari i palodhur i artit, “gjyshi” i përrallave, i apasionuari i pikturës. Ai ishte dhe mbeti i plazmuar në kujtesën e atij brezi që u rrit me artin e tij, në galerinë e bollekshme të roleve që ai luajti, një shpirtin dhe pasionin që ai i blatoi artit që pati jetë.

Kujtesa dhe mirënjohja për artistët e skenës dhe kinematografisë, në këtë periudhë diversiteti të pikëpamjeve dhe qëndrimeve për filmin shqip, të përplasjes së mendimeve dhe mendësive, të një tendence për të purifikuar të sotmen, duke anatemuar të shkuarën, dhe një lufte të zellshme dhe të pamëshirshme për ta shpallur artin kinematografik në veçanti, dhe atë skenik në përgjithësi, si “armik” i demokracisë, bëri që mallkimiada dhe harrimi të binin mbi personalitete të artit.

Ilia Shyti, nëse në diktaturë për një cen në biografi, konkretisht arratisja e vëllait në SHBA, për fat, ju dhanë role të dyta dhe disa herë episodike, sot, pak ose aspak kujtohet dikush të ketë aq mirënjohje dhe respekt për veprën e tij, që duke e kthyer në kujtime përvjetorësh, të shprehim konsideratë për çfarë ai dhe gjithë brezi i tij i dhanë artit skenik, kësaj tradite të shkëlqyer, me të cilën kemi të drejtë të mburremi, pavarësisht ideologjisë që goditi si kudo edhe artin skenik, duke u përpjekur për ta shndërruar atë në një mjet propagande dhe denigrimi.

Në një intervistë për Albanian Free Press, vajza e aktorit tregon se i ati, Ilia Shyti, “e pati peng të madh faktin që nuk u nderua me titullin “Artist i Popullit”, për shkak të “njollës” në biografi, pavarësisht kontributit të madh e të gjatë. Kur mori titujt “Qytetar nderi” në Lushnjë e në Fier, kur pa turmën e madhe me njerëz që erdhi dhe e përgëzoi, e shprehu këtë peng të tijin por gjithmonë shumë lehtë dhe i rezervuar”.

Gjithsesi, figura e burrit shtatshkurtër e flokëbardhë, zëri i ëmbël e i butë, buzëqeshja e çiltër dhe shprehia e tij melankolike, janë ajo që ka mbetur së bashku me numrin e madh të roleve që ai solli. Për disa dekada ai, ka mbetur ende, ai; gjyshi, vëllai, babai i dhimbshur e i dashur për të gjithë, kjo falë edhe qindra përrallave që përcillte zëri i tij në Radio Tirana.

Ilia Shyti u lind në qytetin e Lushnjës në 19 korrik 1929. Mbasi mbaroi shkollën fillore punë që në moshë të re si çertexhi, gomist, etj. Që i vogël ishte i apasionuar pas pikturë, një ëndërr që ai nuk e la të të vdiste. Në vitet e luftës aktivizohet në grupet e të rinjve. Në vitin 1944 del partizan, ku krahas luftës angazhohet me teatrin partizan. Me çlirimin e vendit, Ilia Shyti aktivizohet me grupet amatore, ku dha shfaqje në Fier e në Lushnjë që në vitin 1945, kur akoma nuk e kishte hequr rrobën e luftës. E suksesshme ka qenë shfaqja “Pleqtë dhe lufta”, ku krahas tij interpretonte dhe aktori tjetër Prenkë Lëkunda. Deri në mars të 1947, Ilia ishte ushtar në Korçë dhe ku përsëri ai aktivizohet me amatorët. Të kësaj periudhe janë disa shfaqje të suksesshme, në të cilat ai luajti role kryesorë si në “Zonja Ingra e Oksfordit”, etj. Në Korçë, Ilia Shyti do të njihej me piktorët,Vangjush Mion, Guri Madhin, etj. Në mars 1947 Ilia kthehet në qytetin e tij të lindjes për t’ju kushtuar me plot pasion artit. Emërohet drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Lushnjë, ku krahas punës drejtuese bënte edhe regjisorin, edhe skenografin, edhe aktorin e shfaqjes.

Deri në vitin 1951 në Lushnjë u vunë pjesë të suksesshme e me nivel të lartë artistik si “Zotnia në thes”, e cila u dha në të 130 fshatrat e Lushnjës, “Po këta ku janë”, të Andrea Malos, “Endra me nishan”, 6 dashnorët”, etj. Ilia luante rolin kryesor dhe në Olimpiadat kombëtare u nderua me medalje që i dhanë të drejtën për të ardhur në Tiranë si aktor paranë Teatrit Kombëtar, në fund të 1951-shit. Roli parë në teatër është roli i Xha Veliut tek “Vajza nga fshati” e Fatmir Gjatës në vitin 1952 nën regjinë e Pandi Stillut. E më pas do të vinin role të suksesshme të tij në shumë drama e komedi, si në “Votra e huaj”, “Familja e peshkatarit”, “Orët e Kremlinit”, “Karavidhet”, “Karnavalet e Korçës”, “Shtëpia me dy porta”, “Lumi i vdekur”, etj. Gjatë gjithë jetës së tij artistike në Teatrin Kombëtar, Ilia Shyti interpretoi mbi 100 role. Doli në pension në vitin 1985, por nuk u shkëput nga teatri deri vonë.

Drama e fundit e luajtur prej tij në Teatrin Kombëtar është “Fando dhe Lis” në vitin 1994. Krahas teatrit, Ilia Shyti mban edhe rekordin e interpretimeve në filmin artistik shqiptar. Janë rreth 50 role të interpretuara prej tij në film që nga filmi “Tana” e deri në filmin “Tingujt e Harresës”. “Unë nuk i bëja naze rolit, i madh, apo i vogël. Kjo më ka dhënë mundësi që të interpretoj pothuajse me të gjithë regjisorët dhe aktorët tanë” mësohet të jetë shprehur ai. Ilia Shyti përveç punës së palodhshme në teatër e në film ka bërë një punë të madhe edhe në teatrin amator. Ai ka dhënë shfaqje e ka udhëhequr trupat e ndërmarrjeve e institucioneve në olimpiada teatrale, ka dhënë shfaqje në rrethe, qytete e fshatra të Shqipërisë. Dobësia e Ilias janë fëmijët, ku ai me zërin e tij të ngrohtë edukoi sa e sa breza fëmijësh me emisionet e përralave e radiodramatizimeve të shumta për vite me radhë. Janë mbi 2000 përralla të interpretuara prej tij që trasmetohen edhe sot në Radio Tirana në emisionin satelitor dhe të bashkatdhetarëve.

Pasionin e madh për teatrin Ilia Shyti nuk e ndau për asnjë çast nga pasioni i tij për pikturën. Në vitin 1989 Ilia Shyti hapi një ekspozitë me mbi 100 punime të tij tepër të veçanta; portretet e artistëve në skenë. Që nga teatri partizan e deri sot. Janë mbi 300 piktura.

Për të patur një ekspoze sa më të plotë të asaj se kush ishte Ilia Shyti dhe cili ishte kontributi i tij dhe pse brezave u mbetet detyrim mirënjohja dhe respekt për emrin dhe veprën që ai la si testament të artit, lipset të bëjmë një paradë njohjeje në rolet që ai bëri në teatër, që ishin jo pak, por mbi 100. Nis kjo kolanë rolesh me:

Vajza nga Fshati, Familja e peshkatarit, Votra e huaj, Toka jonë, Dragoi i Dragobisë, Kulla e hutajve, Përkolgjinajt, Kopshti i jargavanëve, Njeriu që pa vdekjen me sy, Orët e Kremlinit, Arturo Ui, Një nuse për Stasin, Viti 1961, Halili dhe Jajria, Shtatë shalianët, Trimi i mirë me shokë shumë, I çuditshmi, 14 vjeç dhëndër, Lumi i vdekur, Shtëpia me dy porta, Karnavalet e Korçës, Hamleti, Mbreti Lir, Otello, Gratë gazmore të Uindsorit, Prefekti, Fytyra e dytë, Mbi gërnmadhat, Cuca e Maleve, Zonja nga qyteti, Karavidhet, Hekurat, Shënomëni dhe mua, etj, etj.

Për të vijuar me rolet e tij në kinematografi: 1958: Tana, 1963: Detyrë e posaçme, 1965: Vitet e para, 1972: Yjet e netëve të gjata, 1973: Brazda, 1959: Furtuna, 1973: Qyteti më i ri ne bote, 1974: Rrugë të bardha, 1978: Dollia e dasmës sime, 1979: Nga mesi i errësirës, 1979: Pranverë në Gjirokastër, 1978: Koncert në vitin 36, 1979: Radiostacioni, 1979: Ne vinim nga lufta, 1979: Gëzhoja e vjetër, 1980: Vëllezër dhe shokë, 1977: Fije që priten, 1981: Qortimet e vjeshtës, 1980: Intendenti, 1982: Nëntori i dytë, 1987: Këmishët prej dyllë, 1989: Telat e violinës, 1986: Djali elastik, 1985: Fundi i një gjakmarrje, 1984: Shirat vjeshtës, 1985: Asgjë nuk harrohet, 1987: Kur hapen dyert e jetës, 1986: Një jetë më shumë, 1986: Gabimi, 1987: Botë е padukshme, 1987: Rrethi i kujtesës, 1989: Tre vetë kapërcejnë malin, 1989: Pesha e kohës, 1897: Treni niset në 7 pa 5, 1983: Një vonesë e vogël, 1961: Debatik, 1964: Toka jonë, 1971: Mëngjese lufte, 1973: Mimoza llastica, 1975: Gjenerali i ushtrisë së vdekur, 1978: Liri a vdekje, 1979: Në shtëpinë tonë, 1974: Goditja, 1982: Era e ngrohtë e thellësive, 1984: Kohë e largët, 1984: Zambakët e bardhë, 1993: E diela e fundit, 1995: Tingujt e harresës, etj.

Ky ishte Ilia Shyti, ai që dha gjithë jetën e tij një përkushtimi dhe një punë të vëllimshme. Kudo, kudo ku ai kërkoi të linte gjurmën e vet, e skaliti atë me pasion dhe besim, me ngulm dhe vullnet qëndrestar. Dhe ishte jo pak ajo që ai bëri, ajo çfarë ai la, që ne sot, me përulësi dhe respekt ta nderojmë dhe t’i jemi mirënjohës.

Albert Vataj

Tags: 1897: Treni niset në 7 pa 51958: Tana1959: Furtuna1961: Debatik1963: Detyrë e posaçme1964: Toka jonë1965: Vitet e para1971: Mëngjese lufte1972: Yjet e netëve të gjata1973: Brazda1973: Mimoza llastica1973: Qyteti më i ri ne bote1974: Goditja1974: Rrugë të bardha1975: Gjenerali i ushtrisë së vdekur1977: Fije që priten1978: Dollia e dasmës sime1978: Koncert në vitin 361978: Liri a vdekje1979: Gëzhoja e vjetër1979: Në shtëpinë tonë1979: Ne vinim nga lufta1979: Nga mesi i errësirës1979: Pranverë në Gjirokastër1979: Radiostacioni1980: Intendenti1980: Vëllezër dhe shokë1981: Qortimet e vjeshtës1982: Era e ngrohtë e thellësive1982: Nëntori i dytë1983: Një vonesë e vogël1984: Kohë e largët1984: Shirat vjeshtës1984: Zambakët e bardhë1985: Asgjë nuk harrohet1985: Fundi i një gjakmarrje1986: Djali elastik1986: Gabimi1986: Një jetë më shumë1987: Botë е padukshme1987: Këmishët prej dyllë1987: Kur hapen dyert e jetës1987: Rrethi i kujtesës1989: Pesha e kohës1989: Telat e violinës1989: Tre vetë kapërcejnë malin1993: E diela e fundit1995: Tingujt e harresësAlbaniaAlbert VatajIlia ShytiKujteseNjeriuShqip
Previous Post

Prof. Dr. Qemal Lame: Dokumenti i Pavarësisë që ruhej nga Lef Nosi ka qenë dokumenti origjinal i Pavarësisë së Shqipërisë

Next Post

Sojourner Truth, gruaja e parë me ngjyrë që paditi me sukses dhe fitoi çështjen kundër një burri të bardhë

Next Post
Sojourner Truth, gruaja e parë me ngjyrë që paditi me sukses dhe fitoi çështjen kundër një burri të bardhë

Sojourner Truth, gruaja e parë me ngjyrë që paditi me sukses dhe fitoi çështjen kundër një burri të bardhë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj