Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Persiatje

Shën Tereza: “Nëse ne nuk kemi paqe, kjo është sepse ne kemi harruar që i përkasim njëri-tjetrin”

December 20, 2016
in Persiatje
79
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Ëndrra e njeriut për paqe ka vërshuar gjithnjë uturishëm nëpër netët e terrta e të makthshme të luftrave dhe shfrimit të përbinshëm të hakmarrjeve dhe paranojës. Njeriu, paqe ka kërkuar mbi kuja, mbi heshta e tyta, qullur në lot e përmbytur në gjak. Paqe ka gjetur në shterimin e gjendjeve të tubuar dëshirimesh, paqe i kanë dhënë në të rrejshmet çaste ëndërrtare.

E pameritë është për ty njeri, paqja?!

Shkrimtari hebre, fitues i çmimit Nobel, i mbijetuari i holokaustit, Elie Wiesel, mendon se “Njerëzimi duhet të kujtojmë se paqja nuk është dhuratë e Zotit për krijesat e tij; paqja është dhuratë jone për njëri-tjetrin”. Sa e vërtetë është kjo? Nëse jo, pse?

“Paqja fillon me një buzëqeshje ..” mendonte e shenjta jonë Terezë.

“Paqja është kaq e virtytshme, sa edhe vetë kjo fjalë ta përkëdhel veshin, thoshte Ciceroni.

Kin Habard mendon se: “Edhe paqja ka fitoret e veta, jo më të vogla me ato të luftës, por asaj derimsot nuk i janë ngritur aq përmendore”, sa ta hinizojnë dhe ta ngrenë në kult.

Martin Luther King mbetej i mendimit se “Errësira nuk mund ta dëbojnë errësirën: vetëm drita mund ta bëjë këtë. Urrejtja nuk mund të deboj urrejtjen: Vetëm dashuria mund ta bëjë këtë “.

“Ju mund të thoni se unë jam një ëndërrimtar, por unë nuk jam i vetmi. Unë shpresoj se një ditë ju do të bashkoheni me ne. Dhe bota do të jetojë si një. ”… në paqe patjetër mendonte,  John Lennon.

Megjithatë, sot kjo vlen gjithnjë e më pak. Kjo duket kaq e huaj dhe mosbesuese. Ngjan më shumë si një trill mendjesh të stolisura me dëshirime dhe ëndrra, se sa një arsyetim rracional i përpunuar në havanin e reales.

PAQE!

Kjo fjalë, ky term, ky përkufizim, është gjithnjë e më utopik, gjithnjë më i paqasshëm për njeriun, i cili rreket të jetojë globalen në një botë të shndërruar në kasapahanë të interesave individuale.

Ronald Reagan, mendonte se “Paqja nuk është mungesa e konfliktit, është aftësia për të trajtuar konfliktet me mjete paqësore”, mjete të cilat qëllimisht trajtohen si të panevojshme nga një kastë liderësh paranojak, nga një dyzin të plotfuqishmish që i kanë shndërruar interesat e tyre të përfitimin në konflikte të përgjakshme dhe luftëra absurde.

Njerëz fatshuar që bredhin kufinjve, që përballen me risqet, njerëz që luten për vdekjen si shpëtin, qytete që shndërrohen në varre masive. Fëmijë që flijohen në themelet e një botë të çmendur. Gërmadha, vdekje, kuja, lot… dhe mbi këtë panoramë morte një ngrehinë hipokrizie liderësh, shtaton madhështore, jo dhe aq për ta vënë nën fre të keqen, se sa për ta promovuar atë si formë qytetërimi, si nevojë përtëritëse e kësaj krijese mjerane, e cila duke besuar në utopitë e lirisë, paqes dhe demokracisë, ajo nxiton të besojë se gjithçka që ka, është asgjë që kudërbon gjithçkanë e pështirë të shtirjes dhe manipulimit, që është vdekje që shumëzon jetën në çdo vlerë të saj.

Zoti vazhdon të pranohet, ashtu siç gjithçka në këtë lojë makabre, Ai tregtohet me etiketën e Tij në këtë skenë horrori ku gjithçka ka më shumë vlerë se jeta.

Kurrë, njerëzimi nuk ka jetuar kaq harmonishëm me të keqen.

Me kaq shumë dhunë, kaq shumë vrasje, kaq shumë gjak, kaq shumë gjëmë, kurrë më parë nuk u paqtua ai.

Po përdoret, siç nuk është përdorur kurrë. Po gënjehet aq sa nuk do të besonte asnjëherë se kishte përtypur ndonjëherë një kafshatë kaq të hidhur turpi dhe faji. Megjithatë ai, njeriu është aty, këndej dhe andej tytës së armës, m’kët anë dhe matanë stuhisë së zjarrit apokaliptik që rrafshon qytete dhe mbjell vdekje, më dorëz të thikës në dorë dhe me tehun e thikës në qafë, duke derdhur dhe fshirë lotët, duke hapur dhe mbyllur varre, duke u lutur për paqe dhe besuar tek lufta.

Ai, njeriu, nuk e di se ç’është. Atij as nuk i duhet ta dijë, se cilën anë duhet të mbaj, sepse ai është asgjë në një trajtë mishi të pështirë, gjaku të ndytë, nervash që i’a tendos paniku, frika dhe tmerri. Ai, jeton në gjithçkanë e asgjësë që vullnetlirë ka zgjedhur. Nuk ka kohë as të pendohet as të korigjohet, sepse ai jeton fajin që shkrihet në çdo qelizë që ushqehet nga ky ajër toksik që thith.

“Ne kurrë nuk mund të marrin paqe në botën e jashtme derisa nuk kemi  paqe me veten”, thotë Dalai Lama.

“Nëse ne nuk kemi paqe, kjo është sepse ne kemi harruar që i përkasim njëri-tjetrin”. profetizon Shën Tereza dhe vërtetë gjithnjë e më pak po e kuptojmë këtë. Dhe sa vjen dhe më të huaj jemi për njëri-tjetrin.

Tags: AlbaniaAlbert VatajArkeologjiArsimimiArtiAutorAziaBiblotekeCivilizimi i lashteDemokraciaDijaDishepujDisiplinaDritaEksploratorEkuilibriEssefilozofFjalaForumHistoriJaponiaKerkuesKeshillaKinaKohaKomentKritikeKulturat e popujve ste hershemLexuesLibriLiriaMendimiMitetNxenesitOpinionPasuesitPublikQyteterimet antikeShoqeriaShqipShtetiThesareTraditaTrashegimiaZhvillimi
Previous Post

Trupi i njeriut është një sistem tepër kompleks dhe shumë i ndërlikuar

Next Post

Arkitektura fetare budiste, dëshmi e kulturës, prakticitetit dhe elegancës

Next Post

Arkitektura fetare budiste, dëshmi e kulturës, prakticitetit dhe elegancës

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Nëna dhe fëmija nën rrënojat e tërmetit apokaliptik në Messina, arti që e ruajti dhimbjen në shpirt

Nëna dhe fëmija nën rrënojat e tërmetit apokaliptik në Messina, arti që e ruajti dhimbjen në shpirt

May 8, 2025
Ajo nuk është thjeshtë një grua, ajo mishëron fuqinë e feminitetit hyjnor

Ajo nuk është thjeshtë një grua, ajo mishëron fuqinë e feminitetit hyjnor

May 8, 2025
Al-Khwārizmī, dija që driti në shekullin IX, guri i themelit mbi të cilin qëndron qytetërimi digjital

Al-Khwārizmī, dija që driti në shekullin IX, guri i themelit mbi të cilin qëndron qytetërimi digjital

May 8, 2025
Kur talenti ngatërrohet me çrregullimin, historia e jashtëzakonshme e koreografes, Gillian Lynne

Kur talenti ngatërrohet me çrregullimin, historia e jashtëzakonshme e koreografes, Gillian Lynne

May 8, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj