Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

Pierre-Auguste Renoir e konsideronte penelin si një zgjatim të atributeve të tij mashkullore

December 3, 2016
in Pikturë
381
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Larushia e ngjyrave, stilistika impresioniste, së cilës i’u qas botkuptimi i tij krijues e renditin Pierre-Auguste Renoir në kolanën e atyre piktorëve që shënuan një piketë të qenësishme në historinë e artit. Pierre-Auguste Renoir (25 shkurt 1841 – 3 dhjetor 1919) ishte një nga përfaqësuesit më të spikatur të impresionizmit. Si celebrator e bukurisë dhe sensualitetit sidomos femërore, është thënë se “Renoir është përfaqësuesi i fundit i një tradite e cila shkon direkt nga Rubens të Watteau.

Pierre-Auguste Renoir e konsideronte penelin si një zgjatim të atributeve të tij mashkulloreNatyrë e gjallë me “mollë”

Kishte dobësi modelet (dhe gjokset e tyre): pasi i pikturonte, nuk i rezistonte dot joshjes për t’i përkëdhelur. Aq sa, duke mos mundur dot të shpikte “vajzën e kopertinave”, (“Playboy” në atë kohë nuk ekzistonte), krijoi “vajzën e kutizave”

Historia e artit ka sëmundjet e veta. Një më të përhapurat është artriti renoiroid (renuaroid). Simptomat më të dukshme janë neveria ndaj stilit dhe skuqja e faqeve. Kush nuk e kuron në kohë, riskon të kthehet në një piktor shkarravinë.

Kjo sëmundje është zbuluar diku aty nga viti 1880, nga doktor Pierre-Auguste Renoir, që shumë më përpara se “Playboy” të shpikte vajzën e kopertinave, kishte shpikur vajzën e kutive, apo zonjushat bukuroshe topllambuqe, që ishin të përsosura për të zbukuruar konfeksionet e çokollatave apo parfumet e zonjave. Nga ana tjetër, Renoir-i kishte lindur në Limoges, qytezë kjo e famshme për porcelanet e saj, të cilat ai, përpara se të bëhej piktor me kavaletë, kishte mësuar t’i zbukuronte. Kalimi pastaj, nga kupat te çupat nuk duhet të ketë qenë dhe aq i vështirë.

Ai, Leonardi i mërzitshëm:

Nëse nuk do të ishte bërë një artist i famshëm, mjeshtri ynë me siguri do të kishte përfunduar duke vizatuar fruta në kutitë e biskotave me bajame. Fytyrat e modeleve të tij duket se kanë pikërisht përbërjen e këtyre ëmbëlsirave: duke i parë, të vjen dëshira t’u ngulësh dhëmbët, por – ashtu si biskotat me bajame – në kafshatën e dytë të velin.

Nëse Renoir-i do të kishte parë reklamën e fotografit italian Oliviero Toscani me atë vajzën anoreksike, me siguri që do të ishte tmerruar. Cezanne-it i pëlqente të pikturonte natyra të qeta me mollë, Renoir-i preferonte të tjera “mollë”: ato me natyrë të gjallë, me sa më shumë mish dhe pa kocka. E konsideronte penelin si një zgjatim të atributeve të tij mashkullore dhe vizatimin e një nudoje nuk e quante të përfunduar, derisa nuk i hipte dëshira që ta provonte…

Pierre-Auguste Renoir (25 shkurt 1841 - 3 dhjetor 1919) Mendonte se kritikët e artit ishin krejt të panevojshëm, i bindur se nuk mund të flitet për pikturën: atë vetëm mund të shohësh. Atyre që e akuzonin se bënte vepra shumë “të këndshme”, ai u përgjigjej që në jetë ka mjaft gjëra të pakëndshme, prandaj nuk ka asnjë arsye që edhe arti të jetë i tillë. Urrente intelektualët dhe Leonardo Da Vinçi i dukej tepër i mërzitshëm: “Në vend që të vizatonte, ai duhej t’u përkushtohej aeroplanëve të tij”, thoshte. Ishte mik mjaft i afërt me piktorin Claude Monet, me të cilin dilte buzë Senës për të pikturuar, por pastaj përfundonin nëpër festa dhe bëheshin tapë. Dhe, si gjithë piktorët e asaj periudhe, Renoir-i la mendjen pas impresionizmit.

Edhe pse nuk ishte aspak vegjetarian, madje duke rënë shpesh pre e mëkateve të mishit, pikturat e tij më të mira janë ato ku të gjithë njerëzit janë të veshur, për shembull “Skena” në vitin 1870, apo kryevepra e tij “Ballo në Moulin de la Gallette” e vitit 1876. Zakonisht, kjo pikturë në kalendarët e impresionizmit vendoset në muajt pranverorë. Ndoshta sepse Moulin de la Gallette ishte për Parisin e asaj kohe një nga ato vendet ku gjatë stinës së bukur njerëzit kalojnë kohën duke u zbavitur.

Zbavitej shumë edhe Renoir-i. Madje aq shumë sa shpeshherë mbetej trokë. Kështu, në vitin 1875, bashkë me disa kolegë të tij, vendosi të organizonte një ankand me veprat e tij. Shiti 20 të tilla për 2251 franga, që nuk ia kemi fare haberin sesa euro mund të jenë sot. Me siguri që shumë, por jo shumë fare.

Pierre-Auguste Renoir (25 shkurt 1841 - 3 dhjetor 1919) Shoqëri e të parregulltve

Në vitin 1881, tregtari Durand Reul ble disa vepra të Renoir-it. Piktori më në fund mund të marrë frymë lirisht dhe vendos të niset me pushime, shkon në Itali dhe atje takohet me Raffaello-n dhe Tiziano-n (me pikturat sigurisht, jo me artistët). Ata kanë goxha kohë që kanë vdekur. Kthehet në shtëpi i shndërruar dhe vendos t’i japë fund impresionizmit, duke e kuptuar se deri në atë kohë nuk kishte ditur se ç’ishin vizatimi dhe piktura e vërtetë. Zbulon se nuk i pëlqen më jeta tepër e organizuar dhe mendon të themelojë një shoqëri të të parregulltve, me fjalë të thjeshta vendos të bëjë çfarë t’i shkrepë në kokë në çdo lloj ore që të ketë qejf. Një shembull: i kërkojnë që të jetë në një ekspozitë bashkë me Gauguin-in dhe Pissarro-n, por ai refuzon, i bindur se shoqëria e keqe do t’i jepte një tjetër dimension vlerave të kuadrove të tij.

Më 1887, në ekspozitën ndërkombëtare të Parisit, prezanton “Ato që lahen”: një përzierje mes Rubens-it me pushime dhe një pranvere të Botticelli-it, paska të fishkur. E megjithatë “Ato që lahen” nuk janë vetëm një hap përpara në stilin e piktorit, por edhe guri mbi varrin e impresionizmit. Drita rifillon të marrë formë, derisa do të jetë Paul Cezanne ai që, me “Ato që lahen” e veta, do të nisë të hedhë pluhur mbi mishrat e Renoir-it, duke bërë që historia e artit të nisë të hyjë në inkubatorët e Kubizmit.

Pierre-Auguste Renoir (25 shkurt 1841 - 3 dhjetor 1919) Periudha e restorantorimit:

Periudha e fundit e Pierre-Auguste Renoir-it, më tepër sesa e restaurimit, mund të quhet fare mirë e “restorantorimit”, duke qenë se objektet e tij të preferuara ishin muret e restoranteve. Por nuk është i të njëjtit mendim tregtari mitik Ambroise Vollard, që bleu nga Renoir-i sa më shumë që mundi, për t’ua shitur më pas amerikanëve, duke vënë goxha pasuri. Të varfrit Renoir, që tashmë edhe duart ia kishte mbërthyer artriti, nuk i besohej dhe kur Vollard-i i jep idenë e kotë për të realizuar ndonjë skulpturë, piktori i vjetër bie në grackë dhe sjell në botë ca budallallëqe.

Por, në të vërtetë, Renoir-it ia hodhi figura njerëzore dhe dëshira e tij për të përkëdhelur modelet e veta. Sfondet e pikturave të tij janë më interesante sesa personazhet që i rrinin përpara. Nëse në kohët e tij do të kishte ekzistuar abstraksionizmi, piktori ynë me siguri që do t’ia bënte fora. Por pa u shtyrë kaq përpara në kohë, mjaft të shohësh peizazhet e tij tepër të bukur, për të kuptuar se, duke ndjekur trupin, ai kishte gabuar udhë. Trungjet e tij janë më eksituese sesa kofshët e dala nga peneli i tij.

I moshuar dhe i sëmurë, Pierre-Auguste Renoir transferohet në Cagnes, në jug të Francës, bashkë me tre djemtë e tij Pierre, Claude dhe Jean (që do të bëhet një nga regjisorët më të famshëm të kinemasë në botë). Tashmë, i kamur dhe me njëfarë suksesi Në 3 dhjetor të vitit 1919 vdes nga një atak kardiak. Edhe pse i kishte kockat të gërryera, gjatë gjithë jetës së tij nuk bëri asgjë kundër reumatizmit.

Tags: AlbaniaAlbert VatajArtArtiAsgjejaAutorAziaBesimtarBiblotekeBotaDemokraciaDijaDijeDishepujDritaEkspoziteEkuilibriEsseEstetikefilozofFjalaForumGaleriGjithçkajaGjithsesiHistoriIluminimInteligjenceJaponiaKinaKishtareKohaKolosKomentKompozimKonspiracionKrijuesiKritikeKujteseLexuesLibriLiriaMatematikaMendimiMiresiMuzikeMuzike KlasikeNjeriuNxenesitOperaOpinionPasuesitPergatitjaPierre-Auguste RenoirPikturePublikSekretShenjtorShkencaShqipTabloThemelimTraditaTrashegimiaUniversiUSAZgjerohetZoti
Previous Post

Gëte: Jeta e Napoleon Bonapartit ishte rendja me hapa gjigantë e një gjysmë-perëndie

Next Post

Sabri Godo burri i urtë i politikës, pena e mprehtë e letërsisë historike, simboli i tolerancës dhe mirëkuptimit

Next Post

Sabri Godo burri i urtë i politikës, pena e mprehtë e letërsisë historike, simboli i tolerancës dhe mirëkuptimit

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj