Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Autorë

Disa nga sekretet e shkrimtarit dhe gazetarit amerikan, Ernest Heminguej

January 31, 2016
in Autorë
82
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Gjashtë dekada më vonë dosjet e librarisë dhe muzeut “Xhon F. Kenedi” në Boston, që mbajnë mijëra letra dhe dokumente të Ernest Heminguej-it, janë hapur. Prej më shumë se dy javësh i janë nënshtruar procesit të restaurimit. Specialistët kanë vetëm një synim: “t’i shpëtojnë nga degradimi”.

E gjitha kjo ndodh gjashtë dekada pas largimit nga jeta të shkrimtarit të njohur. Ky proces restaurimi, ka nxjerrë në pah edhe të pathëna të Heminguej-it. Mes atyre që i kanë shkruar letra janë edhe figura të njohura të Hollivudit si Ingrid Bergman dhe Marlene Dietrich, shkrimtari F. Scott Fitzgerald dhe Gertude Stein, por edhe botuesi i tij, Max Perkins.

Në njërën nga letrat e gjetura e të restauruara është edhe ajo e aktores Ingrid Bergman, e cila në vitin 1950 i ka shkruar Heminguej-it nga Roma e Italisë.

“Do të kujtoj njerëz si ju dhe do ta harroj pjesën tjetër të botës”, kishte shkruar aktorja në letrën drejtuar shkrimtarit. Restaurimi i letrave po bëhet në një laborator në New England. Myku, kakërdhitë e minjve dhe lagështia janë paraqitur gjithmonë si problem për Bibliotekën dhe Muzeun JFK në Boston, e cila kishte tentuar të ruante nga dëmtimi letrat të cilat po prisheshin. Të nxjerra nga kutitë ku janë ruajtur, aty kanë qenë mijëra letra të cilat janë dërguar për në Qendrën e Konservimit të Dokumenteve, baza e së cilës ndodhet në verilindje të Andover. Qendra është një organizatë jofitimprurëse, e cila ka marrë në dorë edhe procesin e gjetjes së letrave të tjera që mund të jenë në bibliotekë. Kjo qendër ka restauruar edhe letra të Abraham Lincoln dhe të George Washington.

Walter Newman, drejtor i qendrës, ka thënë se qëllimi i këtij projekti është mbi të gjitha ndalja e degradimit të letrave të shkrimtarit. Ekspertët e qendrës kanë kërkuar 18 muaj kohë që krejt puna e përzgjedhjes së letrave të përfundojë. Drejtuesja e këtij grupi të ekspertëve, Claire Grund, ka thënë se ekipi po mundohet që fillimisht të bëjë një përzgjedhje të letrave. Deri më tani në procesin e restaurimit kanë hyrë më shumë se gjysma e 7 mijë e 500 letrave. Ndonëse jo të gjitha paraqesin të njëjtën shkallë dëmtimi, është përllogaritur që kostoja mund të shkojë deri në 5 mijë dollarë secila. Sipas ekspertëve, përfundimi i procesit të restaurimit mund të kërkojë deri në tre vjet punë dhe pritet të kushtojë në total rreth 300 mijë dollarë.

Është hapur edhe një fondacion për të mundësuar sigurimin e mjeteve, i cili menaxhohet nga biblioteka dhe muzeu JFK. Si kanë mbërritur letrat e tij në këtë muze? Edhe pse Presidenti Kennedy dhe shkrimtari nuk ishin takuar asnjëherë, ai kishte shprehur vlerësimin e tij për Heminguej-in dhe veprat. Në vitin 1961 ata e ftuan të ishte pjesë e përurimit të bibliotekës, por shkrimtari ishte shumë sëmurë dhe nuk mundte të udhëtonte. Pas vetëvrasjes së tij më 1961, shumë vepra, dorëshkrime, letra dhe objekte të tjera të shkrimtarit mbetën në shtëpinë e tij Finca Vigia në Kubë, të cilën e kishte braktisur gjatë revolucionit të Fidel Kastros. Ishte pikërisht Presidenti amerikan, që i kishte mundësuar Mary, gruas së katërt të Heminguej-it një udhëtim drejt Kubës për të marrë dokumentet e shkrimtarit dhe pasurinë e tij.

Ajo takoi Fidel Kastron, i cili e lejoi që ajo të merrte koleksionin e tij, në këmbim të dhurimit të vilës. Mary i ngarkoi ato në një anije që udhëtoi nga Havana për në Tampa. Letërkëmbimet janë dorëzuar në Boston rreth 40 vjet më parë, si një dhuratë e vejushës së Heminguej-it për librarinë presidenciale. Njëkohësisht, dokumente gjenden edhe në shtëpinë e tij muze në Kubë, ku rreth tre vite më parë, thuhej se studiuesit kubanë dhe të huaj do të kishin mundësi të eksploronin mes dokumenteve të panjohura të shkrimtarit, të cilat ishin restauruar dhe digjitalizuar.

Mes dokumenteve gjenden edhe dorëshkrime të tilla si epilogu i romanit “Për kë bien kambanat”, si edhe një kopje e skenarit të filmit “Plaku dhe deti”, bazuar mbi librin e tij të njohur. Të tjera dokumente interesante kanë të bëjnë me faktin se sipas studiuesve konfirmojnë hipotezat e hedhura mbi praninë e nëndetëseve gjermane që furnizoheshin me naftë në brigjet e Kubës gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vëllimi i parë që përmban letrat e Heminguej-it, që përfshin korrespondencën nga viti 1907-1922, është botuar nga Universiteti i Kembrixhit në vjeshtë të vitit 2011.

“Ernest Heminguej ishte një letërshkrues i rregullt dhe projekti i publikimit të tyre përfshin rreth 16 vëllime të cilat do të përmbajnë rreth 6 mijë letra të siguruara nga 250 burime të ndryshme”, ka thënë Spanier, profesor anglishteje dhe drejtuesi i projektit për botimin e letrave të shkrimtarit. “Në kontrast me përpikërinë e tij prej mjeshtri që vihet re në veprat e shkrimtarit, letrat e Heminguej-it janë spontane, jo formale dhe të mbushura plot përshkrime. Ai ishte një vëzhgues shumë i mprehtë i epokës ku jetoi, ndaj edhe letrat e tij, ashtu si librat, janë një rrëfim për shekullin e XX”.

 

Tags: AlbaniaAlbert VatajArtArtiAsgjejaAutorAziaBesimtarBiblotekeBotaDemokraciaDijaDijeDishepujDritaEkspoziteEkuilibriErnest HeminguejEsseEstetikeF. Scott FitzgeraldfilozofFjalaForumGaleriGertude SteinGjithçkajaGjithsesiHistoriIluminimIngrid BergmanInteligjenceJaponiaKinaKishtareKohaKolosKomentKompozimKonspiracionKrijuesiKritikeKujteseLexuesLibriLiriaMarlene DietrichMatematikaMax PerkinsMendimiMiresiMuzikeMuzike KlasikeNjeriuNxenesitOperaOpinionPasuesitPergatitjaPikturePublikSekretShenjtorShkencaShqipTabloThemelimTraditaTrashegimiaUniversiUSAZgjerohetZoti
Previous Post

Kritiku letrar amerikan, Harold Bloom: Nobeli, çmim për idiotë!

Next Post

Shtjefën Gjeçovi, famulltari dhe mësuesi, etnografi, historiani, gjuhëtari dhe arkeologu

Next Post

Shtjefën Gjeçovi, famulltari dhe mësuesi, etnografi, historiani, gjuhëtari dhe arkeologu

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj