Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

Rene Magritte, penelata dhe mendimi i një artisti që jetësoi në pikturë iluzionin e tjetërsuar të së vërtetës

August 15, 2022
in Pikturë
519
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Kush është…

Rene Magritte lindi në Lessines të Belgjikës më 21 nëntor 1898. Në moshën 12-vjeçare ai nisi të merrte mësime arti në Chatelet, ndërsa në vitin 1916 nisi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Bruksel. Peisazhet në bregun e lumit Sambre, ku e ëma vrau veten në vitin 1912, ishin pikturat e tij të para. Arti i Magritte tregon një stil më “përfaqësues” të surrealizmit krahasuar me stilin “automatik” që vërehet te artistët e tjerë të kësaj rryme.

Puthja nga Rene MagrideRene Magritte, artisti surrealist belg, ishte mjeshtër jo vetëm i të dukshmes, por edhe të padukshmes. Në punën e tij, piktori luante shpesh me objektet e përditshme, të zakonshmen njerëzore dhe emocionet duke i vendosur ato në kontekste të huaja dhe duke e vënë në dyshim kuptimin e tyre familjar. Ai sugjeroi një interpretim të ri të gjërave të vjetra në pikturat mëse të thjeshta, duke e bërë edhe më të thellë sfondin e zakonshëm dhe duke e bërë racionale irracionalen. Ai pikturonte në të njëjtën mënyrë që jetonte edhe jetën e tij, në një modesti të çuditshme dhe nën një analizë të vazhdueshme.

Jeta

Magritte lindi në vitin 1898 në qytetin e vogël Lessines, një zonë e Belgjikës shumë e ndikuar nga Franca . 12 vjet më pas, së bashku me prindërit dhe dy vëllezër më të mëdhenj ai u transferua në Chtelet, ku nisi të studionte vizatim. Në vitin 1912, Regina Bertinchamp, nëna e Magritte, u vetëvra duke u hedhur në lumin Sambre. Magritte ishte 14 vjeç në atë kohë. Kritikët tashmë thonë se disa nga subjektet e Magritte janë të mbuluar nga një vel i bardhë në pikturat e tij dhe kjo ka lidhje me vdekjen e së ëmës. Në Charleroi, ku u transferua më pas piktori humbi interesin te librat e studimit dhe më pas vendosi të regjistrohej në Akademinë e Arteve të Bukura në Bruksel.

Kjo nuk eshte Llulle, Nga Rene MagrideNë vitin 1922, Magritte pa një pikturë të Giorgio de Chirico, “Kënga e Dashurisë”. Manipulimi i realitetit në pikturë e bëri atë të prekej aq shumë saqë më më vonë ai vetë do të shprehej ?se ajo pikturë ishte e para që më bëri të ëndërroja se çfarë duhej të pikturoja dhe jo se si duhej ta pikturoja?. Në vitin 1925, Magritte realizoi atë që u konsiderua si vepra e tij e parë e madhe ?Zholi i humbur?.

 

Arti

Me ndihmën e një kontrate të galerisë “Le Centaure” në Bruksel, ai nisi t’i përkushtohej seriozisht pikturës. Në vitin 1927, ai paraqiti ekspozitën e parë në këtë galeri, por më pas u trasnferua në Paris për t’u takuar dhe për të punuar bashkë me surrealistë të tjerë. Gjatë kësaj kohe ai pikturoi shumë imazhe të çuditshme dhe makabre. Një vepër klasike e Magritte në këtë kohë ishte ?Vrasësi i Kërcënuar?. Gjatë qëndrimit në Paris, Magritte u njoh shumë me teorinë surrealiste përfshi këtu edhe nocionin e romantizuar të skandalit, krimit dhe përbuzjes. Pikture nga Rene MagrideGjithsesi, i pakënaqur nga metodat sipërfaqësore të surrealistëve parizienë dhe varësia e tyre nga ëndrrat, droga dhe magjia për vizionin, Magritte u transferua sërish në Bruksel tre vjet më pas. Gjatë kthimit për në bruksel, Magritte u njoh me shumë surrealistë të tjerë. Një natë, pas një grindjeje të hidhur me një grup artistësh, Magritte i “dogji” të gjitha lidhjet e tij me këtë rrymë arti. Por, në mënyrë ironike, edhe pse marrëdhëniet e tij me surrealizmin ishin të tensionuara, veprat e tij janë në thelb surrealiste. Si rrjedhojë, ai përfaqësoi surrealizimin dhe u bë mjaft i famshëm si pjesë e kësaj rryme në të gjitha ekspozitat e realizuara në vitet ’30.

Surrealizmi

Pikture nga Rene MagridePër më tepër, ndërsa surrealizmi fitoi gjithnjë më shumë vëmendje dhe vlerësim, vepra e Magritte u bë më e vlerësuar dhe më e njohur në të gjithë botën. Magritte ishte gjithashtu i apasionuar pas gjuhës së përditshme dhe komunikimit të zakonshëm dhe kjo duket qartë në pikturën e tij ?Përdorimi i Fjalëve?. Kjo është një nga disa piktura të Magritte që përmban vetëm një llullë dhe frazën ?Kjo nuk është një llullë?. Magritte besonte se marrëdhënia mes një pbjekti dhe emrit të tij është krejtësisht arbritrare dhe kjo e bën arbitraritetin të dukshëm në pikturën e tij. Sipas piktorit, fjalët, ashtu si simbolet, përfaqësojnë në mënyrë të gënjeshtërt vërtetësinë e objekteve. Pavarësisht, stilit të jetës së tij, Magritte arriti të krijonte një ligjshmëri artistike të transformimit të ?së zakonshmes? në ?fantastike?. Ndërsa, disa historianë arti i atribuojnë piktorit dëshirën për të kundërshtuar dhe luftuar jetën e përditshme, të tjerë theksojnë se vepra e tij shkon përtej arratisjes dhe shërben për të rrëfyer anët më të errëta e të ndërlikuara të qenies njerëzore.

Rrugëtimi artistik

Magritte besonte se lidhja mes objektit dhe emrit të tij ishte krejtësisht arbitrare dhe në këtë mënyrë e kthente arbitraritetin në një detaj të dukshëm të pikturës së tij. Sipas tij, fjalët ashtu si simbolet paraqesin në mënyrë të gënjeshtërt kuptimin e thjeshtë dhe të vërtetë të objekteve. Duke besuar vërtetë se arti mund të ndryshojë botën, Magritte pikturoi në vitin 1940 gra nudo me ngjyra të theksuara e provokuese dhe penelata të sigurta dhe epshndjellëse. Pikturat nuk u pritën mirë dhe Magritte hoqi dorë shumë shpejt nga ky stil i ri i tij. Por, për të e vërteta mbetej ajo që ndjente dhe jo ajo që shihte apo pëlqenin të tjerët dhe kurrë nuk hoqi dorë nga ky koncept.

Nëse do të flasim për artistin e madh belg, Rene Magritte, pa mëdyshje menjëherë do të na shkojë nëpër mendje vepra e tij e cila ndërroi koncepte në kohën kur u krijua.

“Kjo nuk është llullë” është një pikturë e Magritte, që paraqet një llullë të pikturuar, me shumë realizëm, me poshtëshkrimin: “Kjo nuk është llullë”. Çfarë është kjo, atëherë? Kjo nuk është asgjë më shumë veçse një iluzion i pikturuar i llullës, një imitim i saktë i saj.

Në gjithë punën e tij, qartë shihet që piktori luan me objektet e jetës së përditshme, të zakonshmet njerëzore duke i vendosur ato në kontekste të panjohura dhe duke e vënë në dyshim kuptimin e tyre të përditshëm. Vë në qendër objektin e përditshëm duke i dhënë hapësirë ashtu siç e meriton, mirëpo duke e lënë një pikëpyetje, siç ndodh me pikturën e tij të njohur “Kjo nuk është llullë”. Jo i rastësishëm është arti i tij, ngaqë kjo lidhet ngushtë me mënyrën e jetës që jetonte, sipas studiuesve ai kishte një jetë të çuditshme dhe nën një analizë të vazhdueshme.

“CECI N’EST PAS UNE PIPE” përmban ngjyra të errëta, ashtu siç mund të paraqitet në formën më të përsosur ky objekt. Llulla ka ngjyrë kafe të errët, prapavija është e kafe e çelur apo nuanca më e zbehtë e kafes, në prapavijë me shumë mjeshtëri është e vendosur hija e llullës e cila të jep përshtypjen që ajo me të vërtetë është një llullë, por poshtë saj autori e thotë të kundërtën CECI N’EST PAS UNE PIPE (Kjo nuk është një llullë), kjo fjali është e vendosur, poshtë objektit, në një lloj pllakati në shtrirje i cili i takon kornizës së pikturës.

Rene Magritte lindi në Lessines të Belgjikës më 21 nëntor 1898. Në moshën 12-vjeçare ai nisi të merrte mësime arti në Chatelet, ndërsa në vitin 1916 nisi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Bruksel. Peizazhet në bregun e lumit Sambre, ku e ëma vrau veten në vitin 1912, ishin pikturat e tij të para. Arti i Magritte tregon një stil më përfaqësues të surrealizmit krahasuar me stilin automatik që vërehet te artistët e tjerë të kësaj rryme.

“Kjo nuk është llullë” e artisti surrealist belg, është vetëm njëra nga veprat e pa vdekshme të tij, ai me këtë dhe shumë tjera shfaq mjeshtërinë jo vetëm të së dukshmes, por edhe të padukshmes.

Gjatë vitit 1927 ai pikturoi shumë imazhe të çuditshme. Një vepër klasike e Magritte në këtë kohë ishte ‘Vrasësi i Kërcënuar’. Gjatë qëndrimit në Paris, Magritte u njoh shumë me teorinë surrealiste përfshi këtu edhe nocionin e romantizuar të skandalit, krimit dhe përbuzjes. Gjithsesi, i pakënaqur nga metodat sipërfaqësore të surrealistëve parisienë dhe varësia e tyre nga ëndrrat, droga dhe magjia për vizionin, Magritte u transferua sërish në Bruksel tre vjet më pas. Gjatë kthimit për në Bruksel, Magritte u njoh me shumë surrealistë të tjerë. Një natë, pas një grindjeje të hidhur me një grup artistësh, Magritte i ‘dogji’ të gjitha lidhjet e tij me këtë rrymë arti. Por, në mënyrë ironike, edhe pse marrëdhëniet e tij me surrealizmin ishin të tensionuara, veprat e tij janë në thelb surrealiste. Si rrjedhojë, ai përfaqësoi surrealizmin dhe u bë mjaft i famshëm si pjesë e kësaj rryme në të gjitha ekspozitat e realizuara në vitet 30-ta.

Sipas studiuesve “Derisa surrealizmi fitoi gjithnjë më shumë vëmendje dhe vlerësim, vepra e Magritte u bë më e vlerësuar dhe më e njohur në të gjithë botën. Magritte siç e dimë ishte i pasionuar pas gjuhës së përditshme dhe komunikimit të zakonshëm dhe kjo duket qartë në pikturën e tij “përdorimi i fjalëve”. Kjo është një nga disa piktura të Magritte që përmban vetëm një llullë dhe frazën ‘Kjo nuk është një llullë’. Magritte besonte se marrëdhënia mes një objekti dhe emrit të tij është krejtësisht arbitrare dhe kjo e bën arbitraritetin të dukshëm në pikturën e tij. Sipas piktorit, fjalët, ashtu si simbolet, përfaqësojnë në mënyrë të gënjeshtërt vërtetësinë e Pikture nga Rene Magrideobjekteve. Pavarësisht, stilit të jetës së tij, Magritte arriti të krijonte një ligjshmëri artistike të transformimit të ‘së zakonshmes’ në ‘fantastike’. Ndërsa, disa historianë arti i atribuojnë piktorit dëshirën për të kundërshtuar dhe luftuar jetën e përditshme, të tjerë theksojnë se vepra e tij shkon përtej arratisjes dhe shërben për të rrëfyer anët më të errëta e të ndërlikuara të qenies njerëzore” studiuesit.

Duke besuar vërtetë se arti mund të ndryshojë botën, Magritte pikturoi në vitin 1940 gra nudo me ngjyra të theksuara e provokuese dhe epshndjellëse. Pikturat nuk u pritën mirë dhe Magritte hoqi dorë shumë shpejt nga ky stil i ri i tij. Por, për të e vërteta mbetej ajo që ndjente dhe jo ajo që shihte apo pëlqenin të tjerët dhe kurrë nuk hoqi dorë nga ky koncept. Magritte duke lënë të pavdekshëm artin e tij vdiq më 15 gusht 1957.

 

Tags: AlbaniaAlbert VatajAmerikaArsimimiArtAsgjejaAutorBiblotekBotaDemokraciaDijaDijeDishepujDisiplinaDritaEkuilibriEsseEstetikeFemijefilozofFjalaForumGjithçkajaGjithsesiHistoriIluminimInteligjenceKeshillaKohaKomentKonspiracionKrijuesiKritikeKujteseLexuesLibriLiriaMatematikaMendimiNjeriuNumratNxenesNxenesitOpinionPasuesitPergatitjaProzePublikSekretShkencaShkolleShoqeriaShqipShtetiTkurretTraditaTrashegimiaUniversiVjersheZbulimZgjerohetZoti
Previous Post

Ja lutja, me të cilën Volter, një nga kritikët më të ashpër të fesë, i drejtohet Zotit

Next Post

Kongresi i Manastirit, si nisi udha e mundimshme e alfabetit shqip, pengimet dhe prapaskenat

Next Post

Kongresi i Manastirit, si nisi udha e mundimshme e alfabetit shqip, pengimet dhe prapaskenat

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj