Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Filozofi

Ja lutja, me të cilën Volter, një nga kritikët më të ashpër të fesë, i drejtohet Zotit

November 21, 2016
in Filozofi
184
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

“Lutje Zotit”

Tani nuk po u drejtohem njerëzve, por ty, Zot i të gjitha qenieve, botëve dhe kohërave.

Nuk e di nëse lejohet që krijesa të dobëta, të përhumbura në pafundësi dhe të papërfillshme në gjithësi, të guxojnë të të kërkojnë diçka ty që ke dhënë gjithçka, në bazë të rregullave të pandryshueshme dhe të përjetshme, të denjosh të shikosh me zemërgjerësi gabimet që edhe pse vijnë nga natyra jonë, të mos bëhen mynxyrat tona.

Nuk na ke dhënë zemrën të urrejmë, e duar të theremi.

Bëj që t’i ndihim njëri-tjetrit për të mbartur barrën e kësaj jete të vështirë kalimtare;

që dallimet e vogla mes rrobave në trupat tanë të dobët, mes gjuhëve tona të cekëta, mes zakoneve qesharake, mes ligjeve të papërsosura, mes opinioneve të pamend, mes kushteve kaq të ndryshme në sytë tanë, por që s’kanë dallim para teje;

që të gjitha këto çikërrima mes thërrmijave të quajtura njerëz të mos jenë shenja urrejtjeje dhe përndjekjeje;

që ata të cilët ndezin qirinjtë në mes të ditës për të kujtuar emrin tënd, të përkrahin ata që kënaqen me dritën e diellit që u është falur;

që ata të cilët mbulohen me pëlhurë të bardhë për të thënë se duhet të të duam, mos urrejnë ata që thonë të njëjtën gjë, por nën rasën e zezë;

që adhurimi ynë të jetë njësoj, qoftë në një gjuhë të lashtë, qoftë në një të re;

që ata të cilët veshin petkun e kuq, që zotërojnë një grusht baltë nga kjo tokë dhe që kanë copëza metali vezullues, të gëzojnë përultësisht atë që e quajnë madhështi dhe pasuri dhe të tjerët t’i shohin pa smirë.

Sepse ti e di që për këto kotësira nuk ka, as pse të zilepsesh, as pse të mburresh. Kurrë mos u harroftë se njerëzit janë vëllezër!

Paçin urrejtje vetëm për tiraninë që rëndon mbi shpirtra, ashtu siç neveriten nga banditizmi që rrëmben me dhunë frytet e punës dhe të djersës. Nëse gjëmat e luftës nuk shmangen dot, mos e urrejmë, mos e shqyejmë njëri-tjetrin në prehrin e paqes dhe ta përdorim këtë jetë për të bekuar njësoj nga Azia në Amerikë, në mijëra gjuhë, mirësinë tënde që na ka sjellë në këtë botë.

* Pjesë nga libri, “Traktati i tolerancës”

Tags: AlbaniaAlbert VatajAmerikaArsimimiArtAsgjejaAutorBiblotekBotaDemokraciaDijaDijeDishepujDisiplinaDritaEkuilibriEsseEstetikeFemijefilozofFjalaForumGjithçkajaGjithsesiHistoriIluminimInteligjenceKeshillaKohaKomentKonspiracionKrijuesiKritikeKujteseLexuesLibriLiriaMatematikaMendimiMjerimNjeriuNumratNxenesNxenesitOpinionPasuesitPergatitjaPoeziProzePublikSekretShkencaShkolleShoqeriaShqipShtetiSkamjeTkurretTraditaTrashegimiaUniversiVjersheZbulimZgjerohetZoti
Previous Post

Fransua Mari Aruet, Volter: Iluministët duhet të paraprijnë çdo betejë për lirinë e shpirtit

Next Post

Rene Magritte, penelata dhe mendimi i një artisti që jetësoi në pikturë iluzionin e tjetërsuar të së vërtetës

Next Post

Rene Magritte, penelata dhe mendimi i një artisti që jetësoi në pikturë iluzionin e tjetërsuar të së vërtetës

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj