Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

Venddrejtimi nëntokësor kryesor i MPB-së dhe disa të vërteta të tjera rrëth “Bunk Art 2”

November 19, 2016
in Histori
93
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

(Materiali dhe foto janë marrë nga postimi në profilin e Kastriot Dervishi)

Nga lajmet e ndryshme në televizione pashë që sot u bë përurimi i një ekspozite fotografike me një bunker nga sipër afër godinës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, emri i së cilës qenka “Bunk Art 2”. Fjalën “bunker” nuk e di për çfarë epërdorin, për atë artificialin që e kanë bërë derë hyrjeje apo për kompleksin e zyrave nëntokësore.

bunker-artNë hyrje të bunkerit të sajuar, pashë disa foto të vendosura pa logjikë e pa rend kronologjik. Ndër të tjera, spikaste edhe fotoja e ish kryetarit të Partisë Fashiste, Tefik Mborja, i dënuar nga gjyqi special si “kolaboracionist”. Po ndërsa në Kuvendin e Shqipërisë dëgjojmë që duhen dënuar kolaboracionistët, dje na “nderonin” ata qysh në hyrje të bunkerit artificial. Tani të shpjegojmë çfarë është objekti e çfarë qëllimi ka pasur.

"Venddrejtim" do të thotë një vend i fshehtë, i cili shërben për strehim në kohë të jashtëzakonshme. Juridikisht në Shqipëri është edhe një tjetër shumë i rëndësishëm, të cilën “pronari” as që e di se ku e ka.

Si person që kam dijeni për këtë objekt, si dhe nga dëshira për t’i dhënë publikut të vërteta ndryshe nga dezinformacioni i madh që qarkullon, po radhis më poshtë disa informacione.

Për herë të fundit, venddrejtimin nëntokësor të Ministrisë së Punëve të Brendshme e kam vizituar në vitin 2012. Pas ndërhyrjes që iu bë atij (ndërtimit të një bunkeri artificial), për herë të fundit e kam vizituar me një gazetar amerikan më 3.5.2016, vetëm pak orë pasi ishte realizuar shpimi që mundësonte hyrjen e jashtme. Objekti nuk kishte pësuar ndryshime të shumta, ndërsa dje pashë që ishte transformuar në një ekspozitë fotografike dhe rraqesh të sajuara komuniste. Si është historia e tij?

Në vitin 1985 u miratua projekti i ndërtimit të venddrejtimit kryesor për administratën e lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili do të mundësonte hyrjen e shpejtë të administratës së lartë nga katër drejtime të ministrisë, si dhe komunikimin me ish Ministrinë e Mbrojtjes dhe dy pika të tjera dalëse te sahati dhe te kinemaja, në raste luftimesh. Brenda një viti u ndërtuan rreth 40 dhoma për të qëndruar kuadri i lartë i ministrisë dhe disa dhoma të tjera për centralin, bateritë, banjot, etj. Dhomat kanë pasur të gjitha shënime mbi dyer si p.sh. “ministri”, “drejtori”, etj. Ato kanë qenë të mobiluara thjesht me tavolina, karrige, krevate dhe telefona. Nuk kanë pasur asgjë tjetër. Nuk kanë pasur foto të E.H. apo Ramiz Alisë.

Ky venddrejtim ka disa veçori që janë:

-Nuk është bunker, por venddrejtim kryesor.

-Nuk është përdorur kurrë nga administrata e lartë e MPB-së. Kjo do të thotë se asnjëherë aty nuk është mbledhur shtabi i ministrisë, apo ndonjë nivel tjetër i saj.

-Nuk është përdorur asnjëherë për tortura, hetim apo izolim ndaj të pandehurve.

-Nuk është objekt antiatomik, sepse një bombardim i drejtpërdrejtë nga ajri e shkatërron tërësisht atë.

Nuk do shumë mend ta kuptosh përpjekjen për ta paraqitur këtë, si vend torturash apo si vend ku drejtohej krimi komunist. Ky objekt ka lidhje me krimin komunist aq sa mund të kenë pyjet e Lurës apo laguna e Karavastasë. Po ashtu kujtoj manipulimin publik që iu bë rastit të parë ku venddrejtimi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë (që me sa kam dëgjuar quhet “Bunk Art” 1) u paraqit si vendstrehimi i Enver Hoxhës, në një kohë që dy vendstrehimet e tij kanë qenë në Skrapar dhe Krrabë.

Për fat të keq, ide që çojnë në rikrijimin e muzeut të Ministrisë së Punëve të Brendshme të diktaturës, duken anakronike. Ky muze ka qenë në aty ku është sot Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Muzeu i bënte lavde veprimtarisë së organeve të diktaturës, Sigurimit, Policisë dhe Kufirit.

Nuk tregohet diktatura komuniste duke u nisur me xhandarmërinë e vitit 1914 e duke vijuar me ngjarje të shkëputura. Ekspozita të përshpejtuara të këtij lloji mund të hapen edhe mbi tokë dhe jo nëntokë. Mbi tokë ato janë shumë herë më të shëndetshme e më të shpejta për t’u konsultuar.

U tha me mburrje se po ndërtohej “për herë të parë” një memorie për krimin komunist, etj. Për ato që nuk e dinë, apo kanë merak “herën e parë” po i kujtoj se pavijoni i parë për krimin komunist është ngritur në vitin 1996 në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Për herë të dytë ky pavijon u rikonstruktua dhe pasurua në vitin 2012. Është pavijon shumë e detajuar në lidhje me diktaturën komuniste, periudhat dhe viktimat e atij regjimi. Natyrisht është në vendin e duhur, pra në muze.

Nëse do duhej një vend ideal për t’u bërë muze tjetër diktature, mjaftonte godina reale e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe jo venddrejtimi imagjinar i saj. Godina ishte e Ministrisë së Financave kur në vitin 1945 u kthye në Ministri të Punëve të Brendshme. Kjo godinë është përdorur edhe si vend hetuesie deri në vitin 1951 për raste speciale. Në të ka qenë edhe Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit. Nëse do kërkohej pra, mund të përdorej godina e sotme, në të cilën rrinë apo kapardisen me poste shumë nipa dhe bij të persekutorëve të djeshëm, të cilët dje nuk i kuptova se çfarë bënin në venddrejtim, qanin për gjyshërit e baballarët apo për viktimat e tyre. Kam pasur rast që këto individë t’i dëgjoj që ishin krenarë për paraardhësit e tyre, ndërsa sot po “qanin” për të përndjekurit.

Interesant fakti se vendi ynë nuk gjen kurrë para për arkivat e veta (të cilat nga mungesa e investimeve dhe lufta që i bëhet arkivistëve, po shkojnë me shpejtësi në degradim të paimagjinueshëm), ndërsa për ekspozita të shtrenjta është hambar i pashtershëm.

Bashkëlidhur do gjeni planimetrinë e objektit pas ndërtimit të tij. Fotot se si ka qenë venddrejtimi nëntokësor dhe ndonjë gjë tjetër, ndoshta një herë tjetër.

Tags: “Biri i Qiellit”“Pranvera dhe Vjeshta”AlbaniaAlbert AjshtajnAlbert VatajArbriArsimimiArtArtiAsgjejaAutorAzdreniAziaBiblotekBogdaniBotaBradhiBudaBudiDemokraciaDijaDijeDishepujDisiplinaDritaEkuilibriEsseEstetikeFemijefilozofFilozof kinezFjalaForumGjergj FishtaGjithçkajaGjithsesiHistoriHistori e ShqiperiseIluminimInteligjenceJaponiaJezu KrishtiKadareKeshillaKinaKohaKoliqiKomentKonfuciKonfucizmiKonicaKonspiracionKrijuesiKritikeKryezotet e ArbritKujteseKuvendi i LezhesLexuesLibriLiriaMarin BarletiMatematikaMendimiMigjeniMilloh Gjergj NikollaMjerimMoralistNjeriuNumratNxenesNxenesitOpinionPapaPasuesitPergatitjaPublikRreziku turkSekretShatongutShkencaShkolleShoqeriaShqipShtetiSkamjeSkënderbeuSokratiTkurretTraditaTrashegimiaUniversiVatikaniZgjerohetZoti
Previous Post

Poetika e zërit të shpirtit përshkënditës të një gruaje dielluese

Next Post

Episode nga jeta e korifeut rus, shkrimtarit, novelistit, eseistit, dramaturgut dhe filozofit, Leon Tolstoi

Next Post

Episode nga jeta e korifeut rus, shkrimtarit, novelistit, eseistit, dramaturgut dhe filozofit, Leon Tolstoi

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj