Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Kuriozitete

Çfarë fshihej pas grimit të tepërt të Kleopatrës, Mbretëreshës së Egjiptit, faraones magjepsëse?

November 9, 2016
in Kuriozitete
728
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Kleopatra mbetet emblemë e harmonisë së bukurisë dhe pushtetit. Historia e njerëzimit ende e ka të pamundur ta zbresë atë nga kreshta e krenarisë së gjithëkohjes. Ajo vazhdon të frymëzojë, të josh, të manipulojë, të magjeps. Pamja e saj e jashtme për të cilën thuhet se kishte qenë e papërballueshme, karakteri i saj, për të cilën është thënë se ishte aq sugjestionuese, e mbi të gjitha, joshjet e saj që tundonin këdo, kanë frymëzuar penelata dhe pena, kanë dalldisur sipërmarrës dhe vetmohues. Kohë pas kohë, hulumtime e dritëlëshime mbi fakte e dëshmime që i huazon koha, kanë bërë të mundur ta pasurojnë, ta qartësojnë dhe ta hyjnizojnë atë. Në një farë qëllimsie vullnetlirë, të ngulmojnë për ta lënë këtë shembull si i papërsëritshëm në historinë e botës.

Kleopatra mbeti në histori për dashuritë e saj të mëdha me Julius Caesar dhe Mark Antony. Ishte një grua me personalitet të veçantë dhe bukuri të rrallë. Edhe pse jeta e saj u shtjellua dhe rishtjellua qindra e mijëra herë në faqet e librave por edhe në shumë prodhime televizive, kureshtja e publikut të gjerë ende nuk është shuar për të. Sa herë që mundohemi të sjellim ndërmend imazhin e saj, automatikisht shohim një grim të tepërt dhe tejet sensual. Egjiptianët e lashtë përdornin grime impresionues në fytyrë, sidomos rreth syve, dhe busti i famshëm i Kleopatrës përbën shembull klasik.

Tani, një grup shkencëtarësh Francezë zbuloi se make up nuk shërbente vetëm si element zbukurues ose “ruajtës” nga “syri i keq” i të tjerëve. Në vendin e Nilit, gratë e përdornin për t’u mbrojtur nga sëmundjet e ndryshme të syve.

Egjiptianët e lashtë, 4000 vjet më parë, prodhonin produkte kozmetike për të theksuar dhe stolisur sytë e tyre. Substancat prodhoheshin nga plumbi dhe disa përzierje kripërash, të cilat, për t’u përgatitur nevojiteshin të paktën një muaj kohë.

Në kundërshtim, me perceptimin e përgjithshëm që mbizotëronte deri tani, (që plumbi-lapsi është i dëmshëm), shkencëtarët Francezë duke realizuar shumë eksperimente kimike, konstatuan se në qoftë se përdoret në doza të ulta, substanca në fjalë nuk i vret qelizat. Përkundrazi, konfirmuan, se në dozë të ulët, plumbi prodhon një molekulë të dobishme (oksidin nitrik) që aktivizon sistemin imunitar dhe lufton bakteret në rastin e infeksionit të syrit, diçka që në lashtësi ndodhte shpesh herë.

Tags: AlbaniaAlbert VatajArkeologjiArsimimiArtiAsgjejaAutorAziaBiblotekeBotaCivilizimi i lashteDemokraciaDijaDijeDishepujDisiplinaDritaEksploratorEkuilibriEssefilozofFjalaForumGjithçkajaGjithsesiHistoriIluminimInteligjenceJaponiaKerkuesKeshillaKinaKleopatra e EgjyptitKohaKomentKonspiracionKrijuesiKritikeKujteseKulturat e popujve te hershemLexuesLibriLiriaMatematikaMendimiMitetNjeriuNumratNxenesitOpinionPasuesitPergatitjaPublikQyteterimet antikeSekretShkencaShoqeriaShqipShtetiThesareTkurretTraditaTrashegimiaUniversiZgjerohetZhvillimiZoti
Previous Post

Orkide, më e bukura e bukurive delikate, rritet në vështirësi, jeton në dritë, si vetë dashuria

Next Post

Aristoteli, mendja sintetike më e rëndësishme dhe gjeniu më i gjithanshëm i botkuptimit filozofik

Next Post

Aristoteli, mendja sintetike më e rëndësishme dhe gjeniu më i gjithanshëm i botkuptimit filozofik

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj