Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Autorë

Një lamtumirë-testament prej dishepulli e Lev Tolstoit, një predikim atëror për jetën dhe njeriun

November 1, 2016
in Autorë
106
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Tre vite para se të shuhej, shkrimtari, novelisti, eseisti, dramaturgu dhe filozofi rus Lev Tolstoi la një testament, pjesë e kumtit dhe ngulmit që veprimtatria e tij letrare. Një predikore e denjë për një dishepull. Një atërore që kërkon vullnete të lira shpirtrash të dlirë e vullnetesh të shëlbyera t’u flasë, t’u dëshmojë.

Lev  Nikollajeviç Tolstoi, autori dhe mendimtari gjenial rus, i dha kontribut të madh letërsisë dhe historisë ruse. Mirëpo, pikëpamjet e tij filozofike, shqyrtimet në të cilat ai ka prezantuar idetë mbi Zotin, shpirtin, dijen, dashurinë dhe shumë pikëpamje të tjera, mbetën të pakuptueshme për kohën kur jetoi dhe ngashëruese ndër brezni. Mbase kjo dhe shumëçka tjetër e ngarendur nëpër rrebeshe dhe stuhi të qasjes dhe ngasjes.

Lamtumira e Toltoist

“Para se t’ju them lamtumirë (e në moshën time çdo takim është një lamtumirë) dua t’ju them shkurt se si, sipas meje, njerëzit duhet ta organizojnë ekzistencën e tyre, kur kjo shfaqet për ta e varfër dhe e pakënaqshme, siç është sot për shumicën, e të bëhet siç duhet të jetë, si Zoti e dëshiron e të gjithë ne e dëshirojmë, pra të mirë e të kënaqshme.

Gjithçka varet nga se si gjithsecili e koncepton ekzistencën e tij. Në qoftë se dikush mendon: e gjithë jeta është në trupin tim, pra në trupin e Ivanit, Pietros, Marias e qëllimi i jetës konsiston në sigurimin e sa më shumë kënaqësive e argëtimeve, pra të Ivanit, Pietros, Marias, atëherë jeta do të jetë gjithmonë për gjithë këta e palumtur dhe e hidhur.

Do të jetë e palumtur dhe e hidhur pasi gjithçka që ata duan për vete e duan të gjithë të tjerët po për vete. Në qoftë se dikush dëshiron çdo të mirë materiale për vete e në sasinë sa më të madhe të mundur e meqenëse këto të mira janë të limituara, nuk do jenë kurrë të mjaftueshme për të gjithë. Prandaj kur njerëzit jetojnë, duke menduar çdokush për vete, nuk bëjnë dot pa ja marrë këto të mira dikujt tjetër, duke luftuar për të qenë armiq midis tyre. Për këtë jeta u bëhet e palumtur.

Jeta na është dhënë për të qenë për ne një e mirë e ne këtë presim nga ajo. Pikërisht pse është kështu duhet të kuptojmë se jeta e vërtetë nuk është në trup, nuk ka të bëjë me kënaqësitë e trupit e as të bëjë atë çka trupi i kërkon, por në bërjen e asaj çka kërkon shpirti i vetëm që jeton tek të gjithë ne.

Ky shpirt kërkon vetëm të mirën e tij, pra të mirën e shpirtit e që është i njëjtë tek të gjithë pra dëshiron të mirën e të gjithë njerëzve. Të dëshirosh të mirën e të tjerëve do të thotë t’i duash. E asgjë nuk na ndalon të dashurojmë e sa më shumë të duam më shumë jeta bëhet e lirë dhe e lumtur.

Si rrjedhim njerëzit, për atë që bëjnë nuk janë kurrë në gjendje të kënaqin dëshirat e tyre materiale, gjithçka që i shërben trupit jo gjithmonë është e mundur të sigurohet e për t’i siguruar duhet të luftosh kundër të tjerëve; në të kundërt shpirti që ka nevojë vetëm për dashuri, mund të kënaqet lehtësisht; për të dashuruar nuk duhet të luftojmë kundër askujt, përkundrazi sa më shumë dashurojmë aq më shumë shkojmë dakord me njëri tjetrin.

Asgjë nuk mund ta pengojë dashurinë e sa më shumë dikush dashuron aq më shumë është i gëzuar e i lumtur, e jo vetëm, bën të lumtur e të gëzuar dhe të tjerët. Ja të dashur vëllezër kjo ishte ajo çka doja t’ju thosha para se ta lë këtë tokë.

Në ditët e sotme dëgjohet të thuhet nga çdo anë se jeta jonë është e hidhur e pa lumtur e pa organizuar mirë, duhet të transformojmë strukturat sociale e jeta jonë do të bëhet e lumtur. Mos i besoni aspak kësaj të dashur vëllezër!

Mos besoni se kjo apo ajo strukturë sociale do përmirësoj jetën tuaj. Ndërkaq të gjithë ata persona që po impenjohen për të organizuar shoqërinë nuk shkojnë dakord mes tyre. Disa propozojnë një projekt si më të mirin, të tjerë afirmojnë se ai është më i keqi e se projekti i tyre adoptohet më mirë, persona të tjerë e hedhin poshtë këtë e propozojnë një projekt të tretë si më të mirin.

Por dhe sikur të pranojmë se gjendet organizimi social ideal, si mund të bëjmë të pranohet nga të gjithë, si mund të realizohet kur njerëzit janë plot me vese?

Për të pasur një jetë më të mirë, duhet të bëhen individët më të mirë.

*1907 (shkruar tre vjet para vdekjes)

Tags: AlbaniaAlbert VatajArtArtiAsgjejaAutorAziaBesimtarBiblotekeBotaDemokraciaDijaDijeDishepujDritaEkspoziteEkuilibriEsseEstetikefilozofFjalaForumGaleriGjithçkajaGjithsesiHistoriIluminimInteligjenceJaponiaKinaKishtareKohaKolosKomentKompozimKonspiracionKrijuesiKritikeKujteseLev  Nikollajeviç TolstoiLev Nikolayevich TolstoyLexuesLibriLiriaMatematikaMendimiMiresiMuzikeMuzike KlasikeNjeriuNxenesitOperaOpinionPasuesitPergatitjaPikturePublikSekretShenjtorShkencaShqipTabloThemelimTraditaTrashegimiaUniversiUSAZgjerohetZoti
Previous Post

Londër, 1913. Memorandumi i qeverisë së përkohshme shqiptare dërguar ambasadorëve të fuqive të mëdha

Next Post

Arti si terapi, si yshtësh forcash përjetuese, si solemnitet i kremtes së hyjnores në njeriun

Next Post

Arti si terapi, si yshtësh forcash përjetuese, si solemnitet i kremtes së hyjnores në njeriun

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj