Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Libra

Kulturalja dhe akademikja te “Moskuptimet” e Ilir Muharremit

October 24, 2016
in Libra
68
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Njeriu si unitet dhe mendimi estetik si trysni e procesit evolutiv të gjithësisë përbërës dhe veçantisë shpjeguese të të vetvetishmes në realitet dhe në botëkuptim; Zoti si shtysë shtjellash sendërgjuese të mendimit dhe kumtit; moskuptimet, si gjendje e amullt dhe gjithnjë e mbarsur; përkimi i ideve dhe përplasja e botëkuptimeve, përbëjnë gjithëçfarë Ilir Muharremi rreket të sjellë në këtë sfidë të tjetërllojtë nga të mëhershmet qasje komunikuese me lexuesin.

“Zoti dhe ekzistenca”, “Arti dhe vlera”, “Njeriu i revoltuar si dominues”, “Letërsia dhe absurdi”, “Përjetësia në artin skenik” janë këto katet e shqyrtimit filozofik, marrëdhënies me njeriun si një vetvete e gjithëpranuar në proces, në evoluim, në konflikt, dyshues dhe thelbësisht moskuptues.

Midis veprave njerëzore, vepra e artit ajo që duket më rastësorja në këtë përqasje filozofike trajtohet në shtresëzimet e kohëpaskohshme. Ilir Muharremi e rrëmon humusin që ka zënë përfundi mendimi dhe e nxjerr faqe dritës së një arsyetimi të ndryshët. Ne, vijojmë të jemi të prirur të besojmë se mëkuesja estetike si akt çlirimi brendandjesor dhe se gjuhë komunikimi ka lindur nga kuturisja, nga mungesa e rregullave dhe e arsyes. Ajo është në duart e realitetit, të paparashikueshmes dhe arbitraritetit. Si e tillë, për Muharremin është një motivim për një këndshikim më përshkues përnga e thelbëta. Kur artisti krijon ai i vihet nga pas fantazisë së tij vetjake dhe kur publiku e miraton, dakordësohet, ose më saktë arrin të realizojë pjesëmarrjen në këtë bashkëndarje idesh dhe përjetimesh. Ai praktikisht ka rënë pre në grackën e joshjes dhe trandjes përmes mendimit por diçka duket se ia prish drejtpeshimin. Ai është aty, pavarësisht se në një të përkohshme që e rrëmben. Merr gjithçka që mundet dhe ikën, ndoshta për të mos u kthyer më kurrë tek ky cak përjetimi, por gjithsesi duke pranuar të vetvetishmen ta përshkojë, ta përthith në shtjella që e gremisin në një hon lënde të ngjeshur dhe të ndrysët, që është mëdyshëzimi i pranimit. Gjithqysh artisti me mirëdashjen e tij krijuese arrin të gjej strehë admirimi, por pa u mjaftuar me aq. Nesër ai është sërish në arenë duke kërkuar të jetë “viktimë” e spektaklit të trajtave të shpërthimit.

Është ky artit, qiriri fatkeq që ndrin duke u djegur, ai i cili ka bërë vend në nevojën e gjithëkoheshme për të dëshmuar. Ai i ka besuar veprës së tij, gjithçka që i duhet për të dhënë dhe gjithçka që është bërë e mundur si reale e thelbësores është moskuptimi.

Është kjo marrëdhënie, panoramimi i iracionales si thelbësore në relativen e shprehësisë, ajo që parashton nevojën e asaj lënde moskuptimi si domosdo dakorduese.

Ilir Muharremi me një përvojë të admirueshme publicistike dhe akademike, me një dije të kultivuar i vihet kësaj sprove të guximshme, jo dhe aq nga zelli për të bërë heroiken, se sa nga emergjenca për të çliruar artin dhe njeriun si unitet, nga barra e anatemës, cingërimat e keqkuptimeve dhe t’i nxjerrë nga fundi i detit si amfora të thyera dhe duke i bashkuar me durim dhe kujdes të na rijapë dëshminë e asaj ndërkohje, atij botëkuptimi, e saj force përfytyrimi dhe përjetimi, e cila nëpër kohë është hedhur në skutat ku e nënshtron terri dhe e përjashton logjika boshe dhe arsyetimi i fasadës.

Ilir Muharremi jo rastësor ka përzgjedhur në këtë betejë ridimensionimi të vlerës në botëkuptim, mendësi dhe art, Zotin. Në tharm të gjithçkaje është Ai, si i tillë “Moskuptimet” i kanë qëndruar gjithnjë si një aureolë pushteti, adhurimi dhe keqkuptimi. Kanë blatuar më të shtrenjtën për të, i janë qasur, e kanë shënjuar, e kanë qëlluar, gjithqysh janë përpjekur të mëkojnë mundësinë e njësimit në mëtim dhe kumtim. Kjo specie që gjithnjë kërkon të zgjerojë territorin e unitet të vetes në gjithçka, në një farë mënyre të këmbehet me supremen.

Në kapitullin fillues të kësaj beteje sa kulturale aq dhe akademike, Ilir Muharremi ndalet pikërisht aty, te “Zoti dhe ekzistenca”. Një ngucamë për të trazuar grerëzat dhe turfulluar gjakrat, apo një dimension shterues filozofik, si Zotit si dimension, Zotit si koncept dhe Zotit si marrëdhënie.

Në kuadrin e referimeve moskuptuese, Muharremi rreket të zgjidhë nyjen Gordiane të “Antikrishtit” të Niçes. Mbi poterën e anatemës ai ndërton një komunikim mirëkuptues. Dhe ia arrin kësaj duke e ndarë Zotin si drita në spektrin e ngjyrave të saja përbërës. I shprish me delikatesë fijet e holla, i akordon dhe i ribashkon duke krijuar një ide novative, një marrëdhënie prej rishtari, një mundësi komunikimi, konfiguron një botëkuptim tej etiketës dhe caqeve.

Zoti në kuptimësinë e vulgut, ku Ai glorifikohet  dhe ngre stuhi të rrëmetshme, shfaqet i vagull, por jo përjashtues. Ai është gjithnjë Ai, Zot, i gjithëdijshëm dhe i gjithëpushtetshëm, në materie dhe antimaterie, nga asgjëja ai kurorëzohet gjithçka. Në këtë teh të mprehtë ai ecën për të çuar në anën tjetër, në atë të përtej “Moskuptimeve”, Zotin filozofik. E merr nga abstraktja, konkretja, absurdja, fluidja; nga vërshimet e retorikave idilike përfytyruese e nxjerr në pah dhe më durim pasionit i lëshon në duar të andshme për veprim; daltë, penel, nota, fjalë e çmos tjetër, për të ribërë një Zot të gjithëpranuar artistikisht. Kulturalja e shpon tejpërtej gjendjen që i është dhënë këtij ngulmi dhe i jep jetë një gjallese akademike, por jo aq hijerëndë, metrike dhe të garrametshme.

Ilir Muharremi me zellin e mitologjikes që mishërohet në Prometheun, ai përtërin një dritë të munguar, atë krahasuesen, shndritjen e njëmendtë që vjen prej tjetërsimit të trajtave. Ngulmon të gjejë një shpjegues të ndryshët ngase derimtash ka mbërritur si stampë, rreptësisht e pandryshueshme.

Gjithë emrat e mëdhenjtë të kultit të artit pararendës të iluminizmit, gjithë asaj plejade ideologësh dhe idhujtarësh të mendimit, vijnë, ballafaqohen dhe marrin shqyrtesë të gjithëpranuar. Ilir Muharremi i nxjerr nga labirintet e volumeve pafund, nga mohimi dhe shumëpërdorimi, nga e shkuara dhe e tashmja që i gropos në harrim. I sjell në thelbin e tyre dhe i shqyrton, i shpërfaq dhe në një vullnesë gjakftohtë selektimi, shumë të tjerë i lë jashtë vëmendjes, natyrisht jo si të përjashtuar. Sepse të gjithë përbashkohen në filozofinë e kumtimit estetik, të gjithë i ngas një energji, por edhe një forcë angështie i pështjellon.

Rrëmon nëpër gjurmë drithëruese, hezitimesh dhe dyshimi, dhe i vë në dritën e një arsyetimi shqyrtues, të një dekodimi të mundimshëm. E garrametshmja, dualja, zbrazëtuesja, gjithçka e velur nga plagjiatura dhe surrugatja, mënjanohen, përjashtohen, shtypën prej shtjellës së asaj arsyeje që mendimit i jep një vend nderi unanim në rrafshin gjithëkultural dhe gjithëkohor.

Përtëritjet e atypëratyshme i sjellin dhe i risjellin autorë të  gjinive të ndryshme të artit, i shfleton, i analizon, i merr në konsideratë vlerësimin dhe kritikën. Në këtë analizë të gjithë këtyre ballafaqimeve, Muharremi, rrëzon dhe ngre, rivlerëson dhe mënjanon me një mosinteresim. I shkon në themel gjithë lëndës. Krejt kohërat vijnë dhe rivijnë përmes shumë emrash dhe përballjesh, ndeshen dhe përleshen, telendisen dhe munden, por gjithnjë duke lënë ende përballjen si një domosdo për t’i çuar moskuptimet në atë nivel pranimi, si të trajtuara në një dritë më koherente analizimi.

Ligjërimi gjithnjë kalon në një progres njëtrajtësor, çka lë të kuptosh për një trysni në vijimësi relative që o godet duke e mbajtur pezull. I heq gravitetin kohor duke e gjykuar si më të mundshmen mosndikimin, pavarësisht se vetë arti, mendimi dhe kumti estetik është pazgjidhshmërisht një lëndë homogjene me zhvillimin me kushtet dhe tërësinë elementeve, deri tek ato atmosferikë. Pamja qartësohet dhe mjegullohet, sa nga densiteti i lëndës së përfshirë në shqyrtesë, sa nga ngërthimi botëkuptimor dhe larushia trajtuese e përfytyrimit si lëndë shpërthyese e sentimenteve dhe nevojave imponuese financiare.

Pështjellimet artistike shoshiten nën një përkujdes imponues. Kulturalja dhe akademikja piktakohen dhe rendin paralel në vërshuesen e vet duke e ruajtur një të mundshme mpleksje të pashmangshme. Gjithqysh kjo lëndë në trajtën që merr, në ballafaqimin dhe zbërthimin që pëson, mund të pranohet por paniku i të mundshmes refuzuese dhe aprovimit selektiv e ngurtëson pleksjen.

Atyre ndërkohërave gjithnjë në vlim, Muharremi i qaset me kaq përkushtim dhe përulësi shqyrtuese, duke e sjellë sa lakonike aq edhe të shkrifët. Dashtaz ai kërkon me ngulm aprovuesen e njëzëshme dhe pjesëmarrjen e të gjithë grupinteresave në këtë parashtresë mendimi. Ngadhënjyese kjo që ai mëton për të vënë një piketë në rrugën e pashkelur të trajtesës të kësisojtë. Gjithëpoaq, kundërthëniet dhe oponenca e mendimit nuk është një panik pritës që i druhet, prej të cilit autori i “Moskuptimit” lips të mbrohet. Ai është në këtë përballje krejt i papërlyer prej asnjë ndikese dhe këshilluesi anësish dhe hatërmbetjeje.

Arti për të është një lëndë dhe këtë miksurë estetike ai duhet t’ia servir një brezi zelltarësh dijetuesësh dhe një armate të ethshëm akademikësh si një masë e homogjenizuar në ide dhe koncept. Auditori dhe diapazoni janë për të oksigjeni për krijesën e sapopropozuar si një kuptimësi shteruese e “Moskuptimeve”, të cilat, natyrisht që ai është i vetëdijshëm se do të vijojnë të ziejnë në havanin e përbindshëm të shtjellës së botëkuptimeve. Gjithsesi ai sjell një përpjekje të guximshme për t’u përballur, për t’u ndeshur, për të sfiduar. Ai nuk ka zgjedhur të iki duke u pajtuar me ngërçet që e lëngojnë mendimin e tij racional estetik, marrëdhënien e artit-artistit me kohën dhe perceptimin. Zemra e një bote të madhe mendimi dhe iluminimi, përjetimesh dhe përfytyrimesh është në duart dhe përkujdesin e tij si kirurg.

Vetoja e mendimit të Muharremit përmbyll debatet e stisura si motivim arsyetues nën një dritëshikim dhe drejtpeshim koherent. Parashtrimet që argumenton, ballafaqimet dhe shqyrtimet që shoshit, vijojnë në një zgjatim të tendosur kreshtash të mendimit dhe shprehësisë ndërbreznore.

“Moskuptimet” e Ilir Muharremit nuk pretendojnë të rikthejnë ekuilibrin e përbotshëm të marrëdhënieve të Njeriut me vete, me Zotin, me gjithë format shprehëse që atij i janë qasur dhe vijojnë ta godasin duke e lënë gjithnjë kërkues, gjithnjë të huaj dhe të panjohur, dyshues deri në refuzim, mospërputhës, në konflikt me veten dhe me gjithçka që i kumtohet.

 

 

Tags: Aktiviteti fizikAlbaniaAlbert VatajAmerikaArkeologjiArsimimiArtArtiAsgjejaAutorAziaBarbarBesimtarBiblotekeBijatBijtBizantBotaBrezaCivilizimi i lashteDemokraciaDiagnozDijaDijeDishepujDisiplinaDritaDurresEksploratorEkspoziteEkuilibriEsseEstetikeFemijefilozofFjalaForumGaleriGaratGjithçkajaGjithsesiGnjenHistoriHoroskopiIlaceIluminimInteligjenceJaponiaJoan KukuzeliKerkuesKeshillaKinaKishtareKohaKolosKomentKompozimKonspiracionKrijuesiKristofor KolombiKritikeKujteseKulturat e popujve te hershemLexuesLibriLiriaLuftaMatematikaMendimiMiqMirenjohjeMiresiMitetMizorMosha e treteMuzikeMuzike KlasikeNdertimNjeriuNumerologjiNumratNxenesNxenesitOperaOpinionPasionetPasuesitPerendimiPergatitjaPikturePleqProfilaksiPsikologjiPublikPushtuesQyteterimet antikeRespektRoma e LashteSekretShenjtorShkencaShkolleShokeShoqeriaShqipShtetiSportiTabloTe dashurThemelimThesareTkurretTraditaTrajtimTrashegimiaUniversiUSAUshqimeUshqimiZakonetZbulimZgjerohetZhvillimiZoti
Previous Post

Kush janë 10 misteret natyrore më të çuditshme në botë që shtangin kureshtarët?!

Next Post

Pablo Picasso, gjeniu i sprovave të kurajshme, hovi i shpenguar i sublimitetit në art

Next Post

Pablo Picasso, gjeniu i sprovave të kurajshme, hovi i shpenguar i sublimitetit në art

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Nëna dhe fëmija nën rrënojat e tërmetit apokaliptik në Messina, arti që e ruajti dhimbjen në shpirt

Nëna dhe fëmija nën rrënojat e tërmetit apokaliptik në Messina, arti që e ruajti dhimbjen në shpirt

May 8, 2025
Ajo nuk është thjeshtë një grua, ajo mishëron fuqinë e feminitetit hyjnor

Ajo nuk është thjeshtë një grua, ajo mishëron fuqinë e feminitetit hyjnor

May 8, 2025
Al-Khwārizmī, dija që driti në shekullin IX, guri i themelit mbi të cilin qëndron qytetërimi digjital

Al-Khwārizmī, dija që driti në shekullin IX, guri i themelit mbi të cilin qëndron qytetërimi digjital

May 8, 2025
Kur talenti ngatërrohet me çrregullimin, historia e jashtëzakonshme e koreografes, Gillian Lynne

Kur talenti ngatërrohet me çrregullimin, historia e jashtëzakonshme e koreografes, Gillian Lynne

May 8, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj