Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Dashuri

Gjeni përkatësinë e profilit tuaj dashurorë përmes numerologjisë

October 3, 2016
in Dashuri
92
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Sot në botën e papërmasshme të iluminimit, të ambicies së dijes, asaj të asimiluar e të pretenduar, dhe egos së sëmurë për zgjerim tërritoresh dijetuese, të flasësh për numerologji, për një lloj loje të hamendësuar supersticioni që përcakton profilizimin tuaj dashurorë, dhe jo vetëm, është një sipërmarrje cingëritëse. Armata e skeptikëve do të vërsulet si një tërbim i verbër, duke u përpjekur për të mbytur me helm dhe pezëm çdo nevojë tonën për të tu përulur tek altari i besimit.

Megjithatë, të shumëdijshmit, skeptikët dhe gjithë ata, që pas këtyre qasjeve rreken të përgjojnë për të mundshmet e lajthitjeve, duhet t’ia kursejnë vetes këtë lëndim në sedrën e tyre. Ta abandonojnë këtë “iditësi”, ndoshta ashtu heshturazi siç i ka hije fisnikëve.

Numerologjia ka udhëtuar bashkë me njeriun, pa e braktisur atë përgjatë mijëvjeçarëve të historisë. Shpesh, ka qenë ajo që ka udhërrëfyer dhe bashkërenduar jetën dhe aktivitetin e njeriut. Njeriu modern, duke besuar tek racionalja, por më shumë te fudullëku i tij, ka tentuar ta përjashtojë veten prej ndikimit nga logjika përcaktuese numerologjisë. Ai guxon ta shkruaj vetë fatin e e vet, duke harruar se është vetëm një grimcë në një univers që vepron në një logjikë të ftohtë numrash.

Origjina e numerologjisë vjen nga Pitagora. Është studimi i numrave dhe të mënyrës si ato reflektojnë disa zakone dhe tendenca të karakterit, si një pjesë e brendshme e planit kozmik. Çdo shkronjë ka një vlere numerike dhe çdo numër krijon një vibracion relativ kozmik. Numrat mund të na japi infomacione të vlefshme dhe të ndryshme mbi karakterin, mbi qëllimet e jetës, pasionet dhe talentet tona. Fundja, a kemi ne nevoje të besojmë, të shquajmë më qartë pëshpërimën e atij zëri të brendshëm që rreket të komunikojë me ne, por pa mundur t’ia dalë të ndërtojë këtë urë, të bashkëveprojnë, të vetëdijësojë individin mbi aftësitë dhe potencialet krijuese dhe promovuese.

Gjej profilin tënd dashuror përmes këtij testi numerologjik

Karakteri juaj në dashuri reflekton në numrin tuaj përfaqësues.

Gjetja e numrit bëhet, duke mbledhur numrat e ditëlindjes dhe të muajit tuaj të lindjes dhe shndërrimi i tyre në numër njëshifror në mes të 1 dhe 9.

Shembulli-1: Nëse keni lindur më 21 mars (21 + 3 = 24 dhe 2 + 4 = 6) domethënë, numri përfaqësues është 6.

Shembulli-2: Nëse keni lindur më 23 korrik (23+7=30 dhe 3+0=3) domethënë numri juaj është 3.

Shembulli-2: Nëse keni lindur 29 dhjetor (29+12= 41 dhe 4+1=5) domethënë numri juaj është 5

 

NËSE JENI 1:

Jeni të pavarur, impulsiv dhe spontan. Dëshironi që vetë të arrini deri tek suksesi. Në planin sentimental ju udhëheq pasioni, ju doni ose nuk doni, dhe silleni në harmoni me këtë. Keni nevojë që të jeni krenar me partnerin tuaj (por, edhe pse ju atë vetë e zgjidhni, keni vështirësi kur duhet t’i bëni disa lëshime, të sakrifikoni pak liri, ndaj më tepër e doni partnerin pak më të bindur). Duke qenë se jeni të guximshëm dhe dinamikë, ju jeni forca lëvizëse e perandorit.

NËSE JENI 2

Ju e dini se çfarë do të thotë koketim, tërheqje, “dashuri e përjetshme”. Jeni të butë, krejtësisht sensibël, jeni të aftë t’iu përshtateni të tjerëve dhe t’iu bëni shërbime. Vërtet është vështirë të jetoni të vetmuar dhe keni nevojë që me dikë të ndani ndjenjat. Jeni të hapur ndaj shoqërisë dhe dëshironi që me të të jetoni në harmoni, ndaj ndiqni vetëm një rrugë: rrugën në të cilën zemra ju drejton.

NËSE JENI 3

I pushtoni të tjerët me natyrën tuaj artistike , me shpirtin tuaj të gjallë, brilant dhe me kuptimin për humor, por edhe me nevojën për të qenë të pavarur. Mbi të gjitha e doni lirinë. Jeni shpirtgjerë dhe plot pasion në dashuri, i frikësoheni vetëm monotonisë sentimentale e cila mund t’ua vrasë jetën tuaj. Për ju dashuria duhet të jetë lojë sentimentale. Në të kundërtën, ju asaj nuk i dorëzoheni. Thjesht, duhet t’jua ofrojë lirinë dhe të mahnitet me ju.

NËSE JENI 4

Lidhjet kalimtare? Flertet për një ditë? Nuk është kjo për ju. Ju jeni të dashur, sensibël, të butë , ndaj për dashuri ju nevojitet siguria, sinqeriteti, respekti – juve ju ndjell ndershmëria, bota e ndjenjave, e kurrsesi marrëzitë . Jeni posesivë dhe besnikë (sipas rregullit) , prandaj largojuni dashurisë në shikim të parë, pasioneve që mund të shërthejnë… dhe të shuhen.

NËSE JENI 5

Nëse flasim drejt, për ju nuk do të mund të thuhej se jeni prej atyre që fluturojnë nëpër retë dhe ëndrrat e dashurisë. Çfarë dëshironi ju? Lirinë, aventurën, udhëtimet, miqësitë dhe atë që është e re. Keni temperament të vrullshëm, jeni të padurimshëm dhe energjikë, ndaj çdo gjë tek ju ndodh papritur dhe spontanisht. Çdo gjë do të dëshironit të provonit, t’i ndani gëzimet tuaja, dhe me magnetizmin dhe sharmin tuaj të lindur i tërhiqni të tjerët, ju mendoni se çdo minutë dashuri meriton të përjetohet.

NËSE JENI 6

Gjashta është numër i harmonisë dhe dashurisë. Keni natyrë romantike dhe të mbrojtur, ndaj jeni të gatshëm të jepni shumë për të pëtjetuar qetësisht dashurinë tuaj (në këtë rast dashurinë do të duhej ta shënonim me shkronja të mëdha). Ju magjeps bukuria, kurse keni një ndjeshmëri të theksuar. Nga ana tjetër, ju nevojitet të jeni të qetë, të mbrojtur, sepse ju lidhjet e paqëndrueshme lehtë ju nxjerrin nga ekuilibri.

NËSE JENI 7

Shtata, numri i fshehtësive, e bën edhe shpirtin tuaj misterioz; nuk i tregoni lehtë ndjesitë tuaja. Jeni temperament i llojit të vet, të pavarur (mbase edhe të vetmuar!) dhe për ju joshja e polit tjetër nuk do të thotë se duhet të jetë intelektuale. Në të vërtetë, ju mund të dukeni indiferentë, por në thellësi të shpirtit ju jeni sensibël dhe në ju vlojnë ndjenjat. Ju nuk thoni lehtë: “Të dua!”, këtë e tregoni në tjetër mënyrë. I mbetet partnerit tuaj që ta zbulojë fshehtësinë tuaj, të depërtojë në atë mister.

NËSE JENI 8

Teta, numri i fuqisë, jua jep edhe dëshirën e fuqishme, ndaj tërheqja juaj ndihet në rrethin tuaj. Për ju përvetësimi në dashuri nuk është “cikërrimë”: kur doni, doni intensivisht. Për nga karakteri jeni besnik, të hapur dhe të plotë; ndjenjat i keni të drejtpërdrejta dhe me ju partneri e di se çfarë duhet bërë. Kur ju jeni në pyetje, pasioni dhe besnikëria duhet ta nënkuptojnë njëra-tjetrën, sepse ju nuk përfillni asgjë që është gjysmake.

NËSE JENI 9

Nënta, numri i fundit, është numër i idealizimit. Jeni shpirtmëdhenj, të durueshëm, zemërgjerë. Nuk jeni “romantikë” në dashuri, por jeni sentimentalë ( e vëreni dallimin?). Keni nevojë që të tjerët t’jua konfirmojnë dashurinë të cilën ndiejnë. Jeni shumë intuitivë, psikologë, lehtë i përvetësoni të tjerët dhe njerëzit kanë besim në ju. Për nga karakteri jeni joshfrytëzues, i doni njerëzit dhe për ju dashuria nuk është vetëm bashkëjetesë, por edhe bashkëpunim.

Ndoshta jo çdo përcaktim përkon në tërësi e vet për profilizimin tuaj dashuror. Duke e rilexuar rishtaz saktësimin që përputhet me numrin tuaj dashuror, duke reflektuar në një meditim të thellë, është e pashmangshme gjetja e pikave ku takohen ajo që përcakton numri juaj i dashurisë dhe ajo që përbën aktivitetin tuaj dashuror, dëshirimin tuaj ndjesor, zjarrin tuaj përfshirës.

Tags: Aktiviteti fizikAlbaniaAlbert VatajArsimimiArtArtiAsgjejaAutorAziaBarbarBesimtarBiblotekBijatBijtBizantBotaBrezaDemokraciaDiagnozDijaDijeDishepujDisiplinaDritaEkuilibriEsseEstetikeFemijefilozofFjalaForumGaratGjithçkajaGjithsesiHistoriHoroskopiIlaceIluminimInteligjenceJaponiaKeshillaKinaKishtareKohaKomentKonspiracionKrijuesiKritikeKujteseLexuesLibriLiriaLuftaMatematikaMendimiMirenjohjeMiresiMizorMjerimMosha e treteNdertimNjeriuNumerologjiNumratNxenesNxenesitOpinionPasionetPasuesitPergatitjaPleqPoeziProfilaksiProzePublikPushtuesRespektRoma e LashteSekretShkencaShkolleShoqeriaShqipShtetiSkamjeSportiThemelimTkurretTraditaTrajtimTrashegimiaUniversiUshqimeUshqimiVjersheZakonetZbulimZgjerohetZoti
Previous Post

Hunët, lindja dhe shpërbërja e pushtetit mizor të nomadëve që kërcënuan Perandorinë e Romës  

Next Post

Leximi, si një mundësi e rekomanduar shkencërisht për shmangien dhe trajtimin e shumë anomalive shëndetësore

Next Post

Leximi, si një mundësi e rekomanduar shkencërisht për shmangien dhe trajtimin e shumë anomalive shëndetësore

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj