Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Prozë

Se shekulli i njizetët àsht shekulli i apoteozëz së misrit nder foletë e shqypeve

September 30, 2016
in Prozë
119
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

 

Legjenda e misrit.., Migjeni

Misër! Misër!

Në shekullin e njizetët s'ka apoteoza perëndìsh, por ka apoteoza misri. Bjeshkët t'ona, qi dikur qenë lteret e apoteozave perëndìsh, sot janë lteret e apoteozës së misrit.

Nji kokërr misër àsht nji kokërr dhimbje kur ka shumë ù e aspak misër.

Fjala misër përmban në vete legjenda të linduna nga deshira për jetë. Deshira për jetë àsht e madhe dhe e mahnitshme sa dhe malet t'ona qi hapin gjitë për me varrosun njerzit e unshem. E në naltësìn e maleve vigana, legjendë àsht dhe lindja, legjendë àsht dhe jeta, legjendë àsht dhe vdekja. Dhe kjo legjendë e idhtë, dhe plot vuejtje historike, në shekullin e njizetët àsht e thekshme, zèmër-brese dhe të ban të qajsh.

Misër! Misër!

Thirrja për shpetimin e jetës! Apoteozë e shekullit të njizetët! Emën perëndìsh sot nuk xajnë me gojë fëmitë qi po sa kan fillue të belbëzojnë, por misër! miser! – àsht fjala e ditës, àsht sinonim i jetës për banorët legjendarë të këtyne maleve t'egra.

Ushtojnë luginat e malevet nga fjala e malsorëvet t'unshem, që vargue, njeni mbas tjetrit, ecin të ngarkuem me nga nji gjymsë thesi misër. Vargu i tyne àsht i gjatë, pa fund, si àsht e gjatë e pa fund vuejtja e tyne. Mbi korrizë të vet barin nji gjysmë thesi me misër, barin jetën e vet, barin perëndin, Perëndì e vërtetë, misër i dëshirue.

 

Shkodra

Misër! Misër!

Lajmi se do të shperndahet misri, doli nga zemra e dheut, rrodhi nëpër dejt e thella te gjymtyrët e mbira të dheut që quhet shtet. Dhe bani të dridhen nga gëzimi frymorët që s'kan me ç'ka t'a mbajnë frymën.

Si thneglat që mblidhen rreth nji kodrës misri, q'ashtu në nji qender nënprefekture janë mbledhun malsorët rreth depos së misrit. Katundarvet që përfshinë nënprefektura do t'u ndahet misri. Malet, t'egra me mjegull e borë, qiella tue derdhë shì që të lagë deri në palc, kishin dashtë t'ia presin rrugën malsorit. Por kush i a ndalon atij hovin kur shkon me marrë misër! Misër për fëmì të nximë nga mjerimi, të cilët kur duertë shtrijnë u përngjajnë lugetënve të vocër. Dhe këta fëmì janë dëshmorët e vërtetë të tragjedìs njerezore. Dëshmorë tragjikë në kët skaj të dheut, të ciltë njerzimi i huej i kujton ndër legjenda historike. Legjenda historike me nji lumnì legjendare. Se lumnija e vërtetë àsht larg, tepër larg nga këto foletë e shqypeve.

Nepër luginat e maleve përshkohet malsori vetëm me nji kemishë-e-brekë legjendare mbi shtat për me arrijtë në qendrën e nënprefekturës, me marrë misër. Krahnori i tij àsht nji copë graniti që u shkëput nga mali dhe u vendos mbi dy kambë të drejta e të forta si landa e pyllit. Dhe lëvizet copa e malit pa bëzajtë. E përpara depos së misrit bjerrë cilsinë karakteristike të veten, dhe bahet frigacak. Bahet servil, frigacak, pse, – mendoi ai – nj'àshtu e do ligji, nëpunesi; përndryshe s'ka misër. "Si urdhnon zotnì" përsëritet sa e sa herë në mënyrë qesharake, me të marrun zani, me gjeste majmuni – vetëm e vetëm mos me zgjue mnìn e engjujvet që ndajnë misër.

Dhe kur e marrin misrin nisen njani mbas tjetrit gjatë udhës së ngushtë të malit dhe të jetës. Ndodhë qi njenit i derdhen kokrrat e misrit nepër birë të vogël të thesit; shoku mbrapa, pa i pà, i shkelë, e i treti shok, as nji as dy, por i a hjedh mallkimin e pamshirshëm: "Mos i shkel he të shitoftë Zana"!

Se shekulli i njizetët àsht shekulli i apoteozëz së misrit nder foletë e shqypeve.

Tags: “Biri i Qiellit”“Pranvera dhe Vjeshta”AlbaniaAlbert AjshtajnAlbert VatajArsimimiArtiAsgjejaAutorAzdreniAziaBiblotekBogdaniBotaBudaBudi BradhiDemokraciaDijaDijeDishepujDisiplinaDritaEkuilibriEssefilozofFilozof kinezFjalaForumGjergj FishtaGjithçkajaGjithsesiHistoriIluminimJaponiaJezu KrishtiKadareKeshillaKinaKohaKoliqiKomentKonfuciKonfucizmiKonicaKonspiracionKrijuesiKritikeLexuesLibriLiriaMatematikaMendimiMigjeniMilloh Gjergj NikollaMjerimMoralistNjeriuNumratNxenesitOpinionPapaPasuesitPoeziProzePublikSekretShatongutShkencaShoqeriaShqipShtetiSkamjeSkënderbeuSokratiTkurretTraditaTrashegimiaUniversiVatikaniVjersheZgjerohetZoti
Previous Post

Ezra Pound, det i thellë në dallgëzim, ky “Dante” modern i poezisë

Next Post

Ismail Kadare: Shkodra e Migjenit, dashnorja e qiellit të kaltër e liqenit ëndërrtar

Next Post

Ismail Kadare: Shkodra e Migjenit, dashnorja e qiellit të kaltër e liqenit ëndërrtar

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Platoni dhe Aristoteli, dy shtyllat e tempullit të mendimit filozofik perëndimor

Platoni dhe Aristoteli, dy shtyllat e tempullit të mendimit filozofik perëndimor

June 25, 2025
Gjumi i trupit, zgjimi i shpirtit, kumtim mbi tablonë “skandaloze” të Gustave Courbet (1866), “Le Sommeil”

Gjumi i trupit, zgjimi i shpirtit, kumtim mbi tablonë “skandaloze” të Gustave Courbet (1866), “Le Sommeil”

June 25, 2025
Faik Konica me Sekretarin amerikan të Shtetit Frank Kellogg, historia e një fotografie, por edhe e një kapitulli dinjitoz diplomatik

Faik Konica me Sekretarin amerikan të Shtetit Frank Kellogg, historia e një fotografie, por edhe e një kapitulli dinjitoz diplomatik

June 24, 2025
William-Adolphe Bouguereau, kjo cytje ngasëse estetike e traditës akademike franceze, piktori i dritës përshkuese

William-Adolphe Bouguereau, kjo cytje ngasëse estetike e traditës akademike franceze, piktori i dritës përshkuese

June 23, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj