Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Qytetërim

Santa Maria della Salute në Venecia, legjendat dhe misteri i kishës së sekreteve

July 22, 2016
in Qytetërim
136
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Santa Maria della Salute, legjendat dhe misteri i kishës së sekreteve (2) Nga Albert Vataj

“Santa Maria della Salute” është një prej kishave më të bukura dhe madhështore të Venecias, një shembull mjeshtëror dhe magjepsës i barokut venecian. Por, mes mermerëve të saj të bardhë dhe pikturave të jashtëzakonshme, kjo bazilikë e mrekullueshme duket se fsheh edhe sekrete të lashtë dhe të pabesueshëm. Ndërtimi i saj u urdhërua në tetor të vitit 1630 nga Senati Venecian pas një epidemie të tmerrshme murtaje, e cila kishte asgjësuar qytetin, me shpresën se ndërhyrja hyjnore e Virgjëreshës do të mundte të mbronte qytetin për të ardhmen. Të drejtën për ndërtimin e bazilikës e fitoi nxënësi i ri në moshë i Paladios, Baldasare Longena. Në moshën 28-vjeçare, atij iu besua detyra për ndërtimin e Kishës së shëndetit, pasi kish lënë prapa 11 konkurentë që kishin marrë pjesë në këtë sfidë.

Në zonën ku ngrihet sot Kisha e Shëndetit ka qenë Konventa e Trinitetit të Shenjtë. Strukturat e saj ishin Kisha, manastiri dhe vetë Konventa. Nën dyshemenë e kishës ishte një varrezë që shërbente për prehjen e fundit si të murgjve, ashtu edhe të besimtarëve. Eshtë interesante të dihet se në kishë ruhej Madona e Zezë, që venecianët e kishin sjellë aty në vitin 1939. Ruajtës të Madonës së Zezë ishin Kalorësit Teutonikë, një urdhër që e kish qendrën në Venecia, me Prioratin e Madh, për shkak të kontributit që kishin dhënë në betejën mes venecianëve dhe gjenovezëve.

Santa Maria della Salute, legjendat dhe misteri i kishës së sekreteve (7)Megjithatë, misteri do të rrethonte Kishën e Shëndetit. Problemet nisën të shfaqen që në ditët e para të ndërtimit të saj. Themelet rrëshqisnin për shkak të brishtësisë së terrenit, ndërkohë që dëgjoheshin thirrje e ulërima të çuditshme dhe manifestoheshin fenomene që frikësonin dhe tmerronin punëtorët. Në fakt, në pjesën e nëndheshme të kishës së vjetër, xhandarët e dërguar gjetën të grumbulluar qindra trupa. Pas kësaj, ata mblodhën të gjithë eshtrat duke u organizuar atyre një varrim të denjë. Një akt i tillë, mëshira, u dha fund këtyre manifestimeve.

Por, përtej legjendave, misteri duket se është një komponent thelbësor i jetës së vetë ndërtuesit të bazilikës. Baldasare Longena lindi në vitin 1598, ndoshta në Venecia, por familja e tij me origjinë hebraike vinte nga zona e Komos. Nuk ekzistojnë çertifikata pagëzimi, por është e qartë se Baldasare pati mundësinë të merrte nga i ati, që punonte si thyerës gurësh, sekretet e kabalasë dhe të numerologjisë hebraike. Arkitektët e mëdhenj, Skamoci, Sansovino me të cilët punonte tashmë babai i tij, ishin mësuesit e parë të Baldasare Longenës. Përveç këtyre mësimeve, Baldasare mundi të marrë edhe një dije të lashtë dhe misterioze. Raporti që ai pati me Kishën e Shëndetit të Mirë nuk ishte një raport normal, sepse për të ngritur në këmbë këtë kishë atij iu desh që të shfrytëzojë të gjithë njohuritë që kish nga këndvështrimi i kabalasë dhe ezoterizmit, të lidhura këto edhe me njohuritë e të atit, Melshisedek.

Santa Maria della Salute, legjendat dhe misteri i kishës së sekreteve (6)Një historian gjerman, Shiling, arriti që të demonstrojë përmes numerologjisë se Kisha e Shëndetit ishte ndërtuar në bazë të raporteve numerikë të aplikuar me modele që bazohen në seksionin e florinjtë. Numrat që nxorri Shiling ishin numri 8, simbol i rilindjes dhe numri me shumëfishët e tij. Supozohet se në po të njëjtën periudhë, Grali i Shenjtë ka qenë groposur pikërisht në Kishën e Shëndetit.

Numri tetë shfaqet kudo, në gurin, në numrin e kolonave, në oktagonët e themelit të Kishës. Numri 11 përfaqëson një vlerë negative të krishtërimit, pasi është një shumë e dhjetë komandamenteve dhe mëkatit fillestar, por megjithatë në kabalanë e hebrenjve ai përfaqëson Zotin si dhe dhjetë parashikimet e tij për njeriun. 8 është një numër magjik në simbologjinë kristiane, që përfaqëson kurorën mistike të Vrigjëreshës, Kishën e Vartit të Shenjtë, ringjalljen dhe përjetësinë. 15, një tjetër numër që shfaqet në shkallët e hyrjes, është një aludim për tempullin e Mbretit Solomon, por edhe për 15 misteret e kurorës së Rozarios. Baldasare Longena duket se ka lënë pas, përmes numerologjisë, një mesazh preçiz të fshehur në vetë ndërtimin e kësaj bazilike madhështore.

Santa Maria della Salute, legjendat dhe misteri i kishës së sekreteve (3)Por ka edhe detaje të tjerë që lënë të nënkuptohet se si ky arkitekt misterioz kishte mundësi të posedonte dije të caktuara dhe që ndoshta ishte i lidhur me Rozikrucët, simboli i të cilëve, një kryq me një trëndafil në qendër, është riprodhuar në pika të ndryshme të kishës. Ky kryq të çon në zemrën e Jezusit dhe në pikat e gjakut të tij, që formojnë trëndafilin. Sipas traditës, kryqi përfaqëson edhe trupin fizik të njeriut dhe trëndafili i kuq përfaqëson shpirtin që kërkon dritën.

Nën kupolën e bazilikës, një tjetër kurorë me trëndafila si dhe një e dytë, më e vogël që ka në qendër një shkrim, i cili të çon tek shëndeti dhe tek shpëtimi i shpirtit. Por jo vetëm kaq… Vetë guri i të gjithë ndërtesës duket të jetë i mbivendosshëm në mënyrë perfekte me pentagonin e Solomonit, një prej simboleve të manualit më të përhapur të magjisë në vite.

Santa Maria della Salute, legjendat dhe misteri i kishës së sekreteve (9) Po cili ishte në të vërtetë Baldasare Longena? Çfarë mesazhi kishte lënë ai me ndërtimin e kryeveprës së tij? Përgjigjja duhet të kërkohet në dyshemetë e mermerta dhe në mozaikët e kuq e hipnotizues, përmes simboleve të shumtë dhe arkitekturës së një prej veprave më madhështore të artit të Venecias dhe të të gjithë Venetos.

Tags: 1630AlbaniaAlbert VatajArkeologjiArkitekturaArsimimiArtiAsgjejaAutorAziaBaldasareBaldasare LongenaBaldasare LongenësBazilikaBiblotekeBotaCivilizimi i lashteDemokraciaDijaDijeDishepujDisiplinaDritaEksploratorEkuilibriEssefilozofFjalaForumGjithçkajaGjithsesiHistoriIluminimInteligjenceItaliJaponiaKerkuesKeshillaKinaKishaKisha e ShëndetitKishën e ShëndetitKohaKomentKonspiracionKonventa e TrinitetiKrijuesiKritikeKujteseKulturat e popujve te hershemLegjendatLexuesLibriLiriaMatematikaMendimiMisteriMitetNdertuesNga Albert VatajNjeriuNumratNxenesitOpinionPasuesitPergatitjaPublikQyteterimet antikeRozikrucëtRuajtës të Madonës së ZezëSansovinoSanta Maria della SaluteSekretSenati VenecianShilingShkencaShoqeriaShqipShtetiSkamociSolomonitThesareTkurretTraditaTrashegimiaUniversiVeneciaZgjerohetZhvillimiZoti
Previous Post

Dhjetë strategjitë e manipulimit me anë të masmedias dhe mënyra si politika gënjen dhe fshihet, sipas Noam Chomsky

Next Post

Indro Montanelli: Çfarë është dhe çfarë nuk është gazetaria?!

Next Post

Indro Montanelli: Çfarë është dhe çfarë nuk është gazetaria?!

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0

Më 2 korrik 1990, kur zemërata zgjonte kurajon për të guxuar të sfidoje diktaturën

July 2, 2025
Milan Kundera mbi të drejtat e kafshëve dhe çfarë do të thotë në të vërtetë mirësia e vërtetë njerëzore

Milan Kundera mbi të drejtat e kafshëve dhe çfarë do të thotë në të vërtetë mirësia e vërtetë njerëzore

July 1, 2025
Artemisa B e Pireut, Hyjnesha e bronztë që sfidon shekujt, për të dëshmuar përsosmërinë e artit

Artemisa B e Pireut, Hyjnesha e bronztë që sfidon shekujt, për të dëshmuar përsosmërinë e artit

July 1, 2025
Ismail Kadare, një vit pa penën dhe gjenialitetin krijues, që nënshkroi me vepër përjetësinë

Ismail Kadare, një vit pa penën dhe gjenialitetin krijues, që nënshkroi me vepër përjetësinë

July 1, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj