Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Filozofi

Dhjetë strategjitë e manipulimit me anë të masmedias dhe mënyra si politika gënjen dhe fshihet, sipas Noam Chomsky

July 21, 2016
in Filozofi
67
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

“Në kohën e mashtrimit universal, të thuash të vërtetën është një akt revolucionar”, – shkruante George Orwell e këtë thënie na e kujton sot jo vetëm Wikileaks, por dhe situata politike ndërkombëtare, na e kujton kriza ekonomike që “ikën e vjen”, terrorizmi e pasiguria, drejtësia e korrupsioni, skandalet social-politiko-ekonomike, loja dhe fuqia e fjalëve.

Noam Chomsky, gjuhëtari, filozofi e studiuesi i njohur botëror, ka publikuar rishtazi esenë e tij “Dhjetë strategjitë e manipulimit me anë të masmedias”. Antikonformist e kritik i palodhur ndaj çdo mjeti të informacionit ai stimohet vazhdimisht nga çdo organ i tyre si një nga pilastrët e gjallë të kulturës intelektuale. “New York Times” shkruan: “Ka arsye të konsiderueshme për të menduar se Chomsky është intelektuali më i rëndësishëm aktualisht mbi tokë”; “The Nation”: “Chomsky është një burim i pashtershëm diturie”; “The Guardian”: “Së bashku me Marks, Shakespeare e Biblën, është midis dhjetë burimeve më të cituara në historinë e kulturës”.

1-Strategjia e devijimit të mendjes së opinionit nga politika

Elementi kryesor i kontrollit social është strategia e devijimit të mendjes që konsiston në heqjen e vëmendjes së publikut nga problemet e rëndësishme e nga ndryshimet vendimmarrëse të elitës politike dhe ekonomike, duke përdorur teknikën e stërmbushjes së vazhdueshme me informacione të pakuptimta. Strategjia e devijimit të mendjes është edhe e domosdoshme për të evituar interesin publik ndaj njohurive thelbësore të shkencës, ekonomisë, psikologjisë, të neurobiologjisë e kibernetikës. Devijim të vëmendjes së publikut nga problemet e vërteta sociale, duke e pushtuar me tema pa asnjë rëndësi. Mbaj publikun të impenjuar, të impenjuar, të impenjuar pa i dhënë kohë të mendojë, gjithmonë në kthim drejt fermës si të gjitha kafshët.

2-Të krijosh problemin e më pas të ofrosh zgjidhjen e tij

Kjo metodë quhet gjithashtu dhe “problem-reagim-zgjidhje”. Krijohet një problem, një “situatë” që prodhon një reagim të përcaktuar në publik në mënyrë që të jetë kjo arsyeja e masave që ata dëshirojnë të pranojnë. Për shembull: lejimi i luftës o i intensifikimit të dhunës urbane, apo organizimi i atentateve të përgjakshme në mënyrë që të jetë publiku ai që pretendon ligje mbi sigurinë e politika në dëm të lirisë. Gjithashtu, krijimin e një krize ekonomike për të pranuar si një të keqe të nevojshme zvogëlimin e të drejtave sociale apo shpërbërjen e shërbimeve publike.

3-Strategjia graduale

Për të bërë të pranueshme një masë të papranueshme, mjafton që të aplikohet gradualisht e me doza të numërueshme për disa vite me radhë. Kjo qe metoda që kushtet social-ekonomike radikalisht të reja (neoliberalizmi) imponuan në vitet ’80-‘90: një shtet minimal, privatizime, pasiguri, fleksibilitet, papunësi në masë, pagesa të pakënaqshme, shumë ndryshime që po të aplikoheshin njëkohësisht, do të provokonin patjetër një revolucion.

4-Strategjia e shtyrjes

Një mënyrë tjetër për të pranuar një vendim jopopullor është prezantimi i tij “si i dhimbshëm e i nevojshëm”, duke fituar në atë moment konsensusin e njerëzve për një aplikim në të ardhmen. Është më e lehtë të pranosh një sakrificë në të ardhmen sesa në të tashmen. Në radhë të parë pasi sforcimi nuk do jetë i menjëhershëm. Së dyti pasi njerëzit, masa, ka gjithmonë tendencën për të shpresuar me naivitet se “gjithçka do të shkojë më mirë nesër” e se sakrifica e kërkuar mund dhe të evitohet. Në këtë mënyrë i jepet më shumë kohë njerëzve të mësohen me idenë e ndryshimit e ta pranojnë sidoqoftë atë kur të vijë momenti.

5-T’i drejtohesh masës si t’i drejtohesh një fëmije

Shumica e publiciteteve drejtuar publikut përdor fjalime, argumente, personazhe me një intonacion veçanërisht infantil, shpesh me një zë të dobët, sikur spektatori të ishte një krijesë pakvjeçare apo një i metë nga trutë. Sa më shumë kërkohet të mashtrohet publiku, aq më infantil është toni i përdorur. Pse? “Kur dikush i drejtohet një personi sikur të kishte 12 vjeç apo më pak, për shkak të sugjerimit atëherë përgjigja e tjetrit me shumë mundësi do të tentojë të jetë pa asnjë sens kritik si përgjigjja e një 12-vjeçari o më pak në moshë se ai.

6-Përdorimi i aspektit emocional më shumë sesa reflektimi

Shfrytëzimi i emotivitetit është një teknikë klasike për të provokuar një qark të shkurtër të analizës racionale e të sensit kritik të individit. Përveç kësaj, përdorimi i tonit emotiv i hap derën papërgjegjshmërisë për të mbjellë apo injektuar ide, dëshira, frika, detyrime o sjellje.

7-Mbajtja e njerëzve në padituri dhe mediokritet

Bërja e mundur e ruajtjes së paaftësisë së njerëzve për të kuptuar teknikat dhe metodat e përdorura për kontrollin e skllavërinë e tyre. “Cilësia e edukimit ndaj klasave sociale inferiore duhet të jetë sa më e varfër e mediokre, në mënyrë që distanca e krijuar nga klasa inferiore e klasa superiore të mbetet e pamundur për t’u mbushur nga pjesa inferiore”.

8-Stimulimi i publikut në favorizimin e mediokritetit

Nxitja e publikut për të besuar se është në modë të jesh budalla, vulgar e injorant.

9-Përforcimi i ndjenjës së fajit

Të bësh të besojë individin se është ai ekskluzivisht përgjegjës i fatkeqësive të tij, për shkak të pamjaftueshmërisë së inteligjencës, aftësisë apo sforcos. Në këtë mënyrë, në vend që të rebelohet kundër sistemit ekonomik, individi vetëvlerësohet e ndihet në faj, gjë që nga ana tjetër krijon gjendjen e depresionit, efekt i së cilës është mosreagimi. E pa reagim nuk ka revolucion.

10-Të njohësh njerëzit më mirë sesa ata njohin veten

Në vitet ‘50, progreset e shpejta në shkencë krijuan një boshllëk midis njohurive të njerëzve e njohurive të elitës dominuese. Falë biologjisë, neurobiologjisë e psikologjisë së aplikuar, “sistemi” fitoi një njohuri të avancuar të qenies humane si fizike ashtu dhe psikologjike. Sistemi arriti të njihte individin më mirë se ai të njihte veten, gjë që sjell që në shumicën e rasteve sistemi të ushtrojë një kontroll më të gjerë e një fuqi më të madhe ndaj njerëzve, madje më të madhe se ajo që njerëzit kanë ndaj vetvetes.

 

Tags: “The Guardian”AutorëEsseFilozofiMendimNew York TimesNga Albert VatajNjerez te shquarNoam ChomskyPolitikaProfilSociologji
Previous Post

Marlene Dietrich tregon sfidën e dashurisë me shkrimtarin Ernest Hemingway

Next Post

Santa Maria della Salute në Venecia, legjendat dhe misteri i kishës së sekreteve

Next Post

Santa Maria della Salute në Venecia, legjendat dhe misteri i kishës së sekreteve

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

May 15, 2025
Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

May 13, 2025
Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

May 12, 2025
Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

May 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj