Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Psikologji

Kush janë armiqtë e modernitetit që rrezikojnë harmoninë e marrëdhënieve në çift, si të mbrohemi

May 3, 2016
in Psikologji
32
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Sot ka mjaft studime që flasin për ato sjellje në çift që mund t’u vijnë në ndihmë partnerëve për t’u afruar më shumë me njëri-tjetrin.  Në përfundim të kërkimeve, studiuesit kanë hartuar edhe një listë me 11 veprime që e ndihmojnë dashurinë në çift.

Moderniteti bashkë me shumë faktorë që e kanë bërë jetën tonë më të vrullshme, më të bukur, më dinamike, më të lumtur dhe botën më të mundshme për tu zotëruar, ka sjellë edhe disa rrisqe që e kërcënojnë seriozisht harmoninë e marrëdhënies në çift. Disa këshilla të thjeshta do të ju mësojnë artin e madh të bashkëjetimit në lumturi. Asnjëherë nuk është vonë për të përvetësuar këtë udhëzues që ndihmon që jo vetëm rruga bashkëshortore të jetë më e gjatë, por edhe marrëdhëniet të jenë më të shëndetshme, të mbizotërojë mirëkuptimi dhe toleranca, të motivohemi nga pasioni për të jetuar të lumtur, larg kokçarjeve, trazimeve dhe zemërthyerjeve që nuk i shërojnë dot as lotët, as pendimi, as dyert e gjykatave.

  1. Kur jeni për drekë apo për darkë mbajini larg telefonat.

Sot të vjen keq të shohësh dy njerëz që takohen dhe që nuk bëjnë gjë tjetër veçse shohin telefonat, pa folur e pa flirtuar. Përpiqu të mos bësh kështu!  Të gjithë meritojmë një shkëputje nga pajisjet elektronike, veçanërisht kur dalim me njeriun që duam. Kur largon mënjanë telefonin, partneri ndjehet dhe më i  vlerësuar. Studimet kanë treguar se ai që përdor shumë telefonin gjatë kohës që është  me ty,  mund të mos e meritojë besimin tënd dhe të mos jetë aspak empatik.  Me siguri që as ti nuk do ta doje që partneri të mendonte kështu për ty!

  1. Filloni ndonjë aktivitet sportiv së bashku!

Studimet kanë treguar se çiftet që merren me ndonjë aktivitet sportiv, mbeten të lidhur bashkë për një kohë të gjatë ndaj është mirë që të gjendet një aktivitet i tillë që t’u përshtatet të dyve: ecje, vrap ose çdo lloj lëvizjeje e këtillë. Pavarësisht asaj që zgjidhni, studimet tregojnë se lëvizja përmirëson ndjenjat e dashurisë, mund t’ju bëjë më të lumtur dhe rrit lidhjen emocionale mes të dyve.

  1. Puthuni më shumë!

Ndoshta nuk putheni më siç bënit në fillim të lidhjes, kur çdo gjë ishte e re dhe interesante. Buzët janë 200 herë më të ndjeshme sesa majat e gishtave, kështu që mos i anashkalo puthjet. Në momentin kur buzët bashkohen me njeriun e dashur, në tru  ka një shpërthim adrenaline dhe tensioni ulet.  Kjo është mënyra më e shpejtë për t’u afruar emocionalisht me partnerin.

  1. Lexoni të njëjtin libër!

Një nga mënyrat për të qenë që të dy më krijues e më të lidhur bashkë është të lexoni të njëjtin libër, por veç e veç. Më vonë ndani përshtypjet rreth tij. Kështu zbuloni edhe gjëra të reja tek njeri-tjetri. Ky stimulim intelektual çon shpesh në lidhje fizike- po ç’gjë tjetër mund të jetë më e ëmbël sesa të qëndruarit afër njëri-tjetrit, të përqafuar dhe  pranë librave që keni lexuar?

  1. Përqafohuni çdo ditë!

Përqafimet i bëjnë gjithmonë mirë gjërave.  Studimet kanë treguar se përqafimi për 15 minuta në ditë sjell një mori efektesh pozitive në tru dhe në  trup, duke përfshirë edhe çlirimin e oksitocinës, hormoni natyral që ndihmon të kesh më shumë besim te njerëzit.  Përqafimi të bën edhe njeri më të ngrohtë: i harron menjëherë ato sjellje të  partnerit që të ngrenë nervat.

  1. Flisni me njëri-tjetrin për çastet e sikletshme!

U pengove dhe u rrëzove në rrugë apo në sallën e konferencës? Tregoja këtë gjë partnerit! Duke folur për këto gjëra të vogla mund të shijoni edhe brishtësinë së bashku. Kështu edhe qeshni më shumë sepse dihet që një marrëdhënie e gjatë ka nevojë edhe  për kësi thumbimesh.

  1. Shkruajini njëri-tjetrit!

Këtu nuk është fjala për mesazhe në telefon. Merr një laps dhe një letër dhe shkruaji partnerit një letër me fjalë të dashura.  Ky veprim romantik përcjell shumë më tepër ngrohtësi sesa të shkruarit e një mesazhi në fb. Një studim tjetër  ka dalë në përfundimin së shkëmbimi i letrave sjell kënaqësi dhe gëzim. Nëse doni dhe ndonjë ide më të mirë… Surprizoje partnerin duke i lënë shënim mbi tavolinën e ngrënies apo mbi jastëk sidomos kur e di që do të mbërrijë vonë në shtëpi.

  1. Gatuani bashkë!

Nuk ka nevojë të jeni kuzhinierë profesionistë që të gatuani. Kërkoni bashkë receta në internet dhe përpiquni të bëni diçka. Gatuani apo provoni të bëni ëmbëlsira, kjo mund t’ju mësojë të jeni ekip dhe të ndani detyrat dhe përgjegjësitë. Një tjetër studim ka treguar çiftet që ndajnë detyrat e shtëpisë kanë mundësi më të mëdha  të qëndrojnë bashkë përgjithmonë.

  1. Bëj gjëra që të argëtojnë edhe pa të!

Të kaloni kohën bashku duke ndenjur  në divan nuk është gjithmonë gjë e mirë. Investo në pasionet e tua dhe përgatit një listë gjërash që dëshiron të  bësh! Çiftet e mërzitura nga rutina janë dhe më të palumturat. Këta njerëz kanë distancë emocionale të madhe me njeri-tjetrin sepse nuk janë përpjekur të bëjnë aktivitete të  llojeve të ndryshme.

  1. Shëtisni bashkë në natyrë!

Pak terapi e “gjelbër” e quajtur “ekoterapi” mund të bëjë mrekullira në një raport. Kërkimet kanë treguar se njerëzit që kalojnë kohën në natyrë largojnë ndjenjat depresive dhe ndjehen më të lidhur me njerëzit përreth. Nëse keni ndonjë pasdite të lirë, dilni në park!  Të shijuarit e  natyrës mund t’ju bëjë të dyve më të gëzuar!

  1. Bëjini përditë komplimente njëri-tjetrit!

Thuaji se këmisha i rri bukur. Kujtoja se ka sytë e bukur. Nëse hera-herës në bisedat mes jush përfshini edhe komplimente kjo do ta nxiste komunikimin dhe do të ndizte shkëndija mes jush, gjë që  tregon se kjo është  vërtetë një gjë e mirë.

Marrë nga “Koha Jonë”

Përktheu Entela Binjaku.

Revista “Elle”

Tags: ÇiftiDashuriaFamiljaMarrëdhënietModernitetiShoqeriaTradhtiaXhelozia
Previous Post

Mustafa Qulli, pilitikani dhe nacionalisti, polemisti dhe antikonformisti i njohur

Next Post

Harold Bloom, luftëtari vetmitar i botës së kritikës letrare të shekullit XXI

Next Post

Harold Bloom, luftëtari vetmitar i botës së kritikës letrare të shekullit XXI

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj