Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Muzikë

Violina e Antonio Stradivarit, mes mitit të rrem, sekreteve dhe legjendës që magjeps

December 18, 2016
in Muzikë
148
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Antonio Stradivari ishte një punues italian i instrumentave me tela si violina, kitara e harpe. Për shekuj të tërë, shkencëtarët janë përpjekur të mësojnë sekretin e Stradivarit në prodhimin e instrumentave. Mjetet moderne kërkimore të kohëve të fundit si dhe pajisje si lazerët skanues po ndihmojnë kërkuesit në testimin e teorisë, sipas së cilës formësimi i kujdesshëm i harkut të pjesës së pasme, me qëllim “orientimin” e frekuencave tingëlluese mund të jetë një faktor i rëndësishëm. Edhe zamkat si dhe llaku i përdorur nga Stradivari janë analizuar gjithashtu gjerësisht dhe mund të jenë një faktor i rëndësishëm në tingullin dhe cilësinë e instrumentave të tij. Ekspertët pranojnë se nuk ka tashmë një konsensus për faktin që nuk është një faktor i vetëm që spjegon superioritetin e Stradivarit dhe me shumë gjasa është kombinimi i të gjithë faktorëve, si dhe diçka ende e panjohur.

Fakt interesant: Vlerësohet se, Stradivari ka bërë afërsisht 1100 instrumenta. Sot, mbeten vetëm 650 të tillë, duke përfshirë afërsisht 500 violina.

Antonio StradivariGjatë shekujsh ndërtuesit e violinave tentonin që të paktën t’iu afroheshin mjeshtërve të vjetër si Stradivari apo Guarneri. Por, hulumtimi i fundit tregoi se perfeksionizmi i këtyre violinave mbetet vetëm një mit i zakontë. Instrumentet muzikore të Antonio Stradivari (1644-1737) ose të Guarneri del Gesuo (1698-1744) ka shekuj që konsiderohen të veçantë. Për muzicientët, nuk ekziston ama bash asgjë që mund të zëvendësojë tingullin e tyre, shkencëtarët mundohen kot të zbulojnë fshehtësinë e tyre, ndërkohë që mjeshtrit e rinj kopjojnë pa sukses gjithçka, që nga druri deri tek verniku i këtyre instrumenteve – megjithëse nuk arrijnë rezultat të njëjtë. Gjëja e fundit që u ra ndërmend shkencëtarëve është se instrumentet janë krijuar nga druri që asokohe, për shkak të së ashtuquajturës “periudhë e vogël e akullt” nëpër të cilën kalo planeti ynë, përmbante një dendësi më të madhe sesa druri i periudhave të mëpastajme. Por, fshehtësia e vërtetë ende mbetet fshehtësi.

Gjashtë violina si alternativë

Muzikantët ka kohë që kanë arritur të zbulojnë këtë fshehtësi, ose instrumenteve të mjeshtërve të vjetër iu përshkruhen aso virtyte, të cilat faktikisht nuk i kanë. Claudia Fritz, nga Universiteti i Parisit, vendosi që këtë gjë ta vërtetojë përmes një eksperimenti të thjeshtë. Ajo dhe bashkëpunëtorët e saj kërkuan nga 21 instrumentistët që të provonin gjashtë violina brenda një rrethi të kontrolluar, dhe rezultatet që dolën ishin një befasi e madhe. Kjo ngase, në mesin e këtyre gjashtë violinave njëra ishte e Guarneri’t dhe dy të Stradivarit. Njëra nga violinat e mjeshtrit të madh madje ishte e periudhës së tij të artë, vlera e së cilës është afro 10 milionë dollarë. Nga muzikantët u kërkua që të provonin të gjitha instrumentet dhe të jepnin vlerësimet e tyre për atë se si duket ekzekutimi në atë instrument, butësia dhe depërtimi i tingullit të saj, si dhe për atë, se si përgjigjet instrumenti ndaj lëvizjeve të harkut dhe cili është vlerësimi final i kualitetit të tingullit të saj. Natyrisht, muzikantëve me përvojë u desh t’iu vështirësohej vlerësimi: hapësira ishte errësuar, ashtu që përmes syzeve që iu vunë të mund të shihnin vetëm formën e instrumenteve. Instrumentet kulmore, të vjetra tre shekuj, mund të njihen lehtë qoftë përmes erës së drurit të vjetër, qoftë edhe përmes vernikut, kështu që të gjitha violinat u spërkatën me një parfum të njëjtë neutral.

Nën mesatare

Mjeshtrit modern të bërjes së violinave duket se kanë arritur idhujt e tyre, megjithëse nuk e dinë këtë gjë. Edhe pse gati çdo i dyti instrument ishte vepër e mjeshtërve të njohur të violinave, vetëm tetë prej 21 muzikantëve vlerësuan se disa nga këto violina u treguan më të mirat gjatë testimit. Shumica ndërkaq zgjodhën ndonjërën nga violinat e reja, edhe pse edhe këto ishin prodhuar nëpër punëtori të njohura e jo nëpër fabrika. Por, këto “instrumente të reja” kushtojnë vetëm sa një pjesëz e çmimit që duhet paguar për një instrument të mjeshtërve të vjetër. Edhe pse edhe vetëm e befasuar me rezultatet e testit, Claudia Fritz pranon se e meta kryesore e këtij eksperimenti është një numër relativisht i vogël i violinave me të cilat u krye eksperimenti. Por, ky është edhe një problem i madh – dhe mbase edhe arsyeja se përse asnjëherë deri më tani nuk është bërë një eksperiment i tillë, sqaron Fritz. “Është tmerrësisht gjë e vështirë që të binden pronarët e këtyre instrumenteve të vjetra, dhe me vlera marramendëse, që ato t’ua japin në duar njerëzve krejtësisht të huaj për ta, të cilët madje as që e shohin se çfarë kanë në duar”, sqaron Claudia Fritz.

Tags: Albert VatajAsgjejaAutorBesimtarBotaDijeEstetikefilozofGjithçkajaGjithsesiHistoriIluminimInteligjenceKishtareKrijuesiKujtesekurioziteteMiresiMisteriMuzikeNatyraNjeriuPergatitjaQytetariaSekreteShenjtorShkencaTeknologjiThemelimTokaTuristeUniversiVizitoreZgjerohetZhvillimZoti
Previous Post

Tinka Kurti, aktorja që shenjtëroi nënën në artin skenik shqiptar dhe skaliti gruan në magjinë e interpretimit

Next Post

“Violinistja shëtitëse duke fjetur” e Franz Roubaud, një bukuri delikate që ngjeth

Next Post

"Violinistja shëtitëse duke fjetur" e Franz Roubaud, një bukuri delikate që ngjeth

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

May 15, 2025
Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

May 13, 2025
Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

May 12, 2025
Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

May 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj