Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Prozë

“Mesha e Ateistit”, Honore de Balzak: Çfarë lufte të tmerrshme e të pandashme bën mediokriteti me ata që ia kalojnë

November 17, 2016
in Prozë
155
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Nuk kisha as miq për shkak të karakterit tim shpërthyes, dyshues e të paqetë. Askush nuk donte ta kuptonte se fakti që prekesha shpejt, shpjegohej me vështirësitë e jetës dhe me të punuarit jashtë mase. Sepse unë ndodhesha mu në fund të jetës shoqërore dhe… dëshiroja të dilja në krye. Veç kësaj unë ruaja në shpirt ato cilësi të mira dhe atë gatishmëri për të ndihmuar të tjerët që do t’i quaja gjithnjë natyrat e fuqishme, të cilat mund të arrijnë në cilëndo majë, megjithëse para kësaj do t’u duhej të rropateshin në batakun e mjerimit…

Nuk e di a mund të krahasohet helmi që rastiste të provonim më vonë, kur vinim re ndonjë veprim tradhtar të ndonjërit nga kolegët… Përpiqesha të grumbulloja sa më shumë dije të qëndrueshme, në mënyrë që t’ia ngrija sa të ishte e mundur më shumë vlerat vetes dhe kështu ta meritoja vendin që synoja të zija. Ishte një dyluftim i gjatë, i egër, i rëndë. Askujt s’i vinte keq për mua. Në këtë mënyrë unë i hakmerrem për vuajtjet e rinisë atij egoizmi të pashpirt që ndeshet në çdo hap në shoqërinë e lartë, kur kujtoj sa pengesa mundoheshin të më krijonin në rrugën time drejt lirisë; urrejtja, smira, shpifja!

Në Paris, kur të shohin se je gati për të hipur në kalë, njëri të ngre nga cepi i xhaketës, ndërsa tjetri pret nën barkun e kalit që të biesh e të thyesh kokën; një i tretë i heq patkojtë kalit, kurse i katërti do t’ju heqë kamzhikun. Më i ndershmi është ai që afrohet me armë në dorë për të të qëlluar mu në kraharor.

Ju keni talent biri im dhe shpejt do ta kuptoni çfarë lufte të tmerrshme e të pandashme bën mediokriteti me ata që ia kalojnë. Nëqoftëse në darkë do të humbisni 25 luidorë, të nesërmen do t’ju akuzojnë për kumarxhi, kurse miqtë tuaj më të mirë do të fillojnë të thonë se keni humbur 25 mijë franga. Po t’ju dhembë ca koka do të thonë se keni filluar të çmendeni. Po t’ju shpëtojë ndonjë fjalë e ashpër, aty për aty do të thonë se je njeri me të cilin s’bën dot askush. Nëqoftëse gjatë luftës me këtë ushtri pigmejsh do të tregoheni i fuqishëm e i vendosur, miqtë tuaj më të mirë do të fillojnë të ulërijnë se ju nuk duroni askënd pranë vetes, se doni të sundoni, të urdhëroni të tjerët. Me një fjalë, të gjitha vlerat e tua kthehen në të meta, në vese, kurse bamiresitë e tua në krime.

Po u penguat, do të thonë “ra”. Nëqoftëse shpikni diçka dhe përpiqeni të mbroni të drejtat tuaja, do t’ju dale nami si njeri tepër i pashkueshëm, gjithashtu edhe si një llogaritës dinak që nuk u lë shteg forcave të reja të ecin përpara. Kështu, miku im, ju e dini se tek unë jeton një Deplen krejtësisht i ndryshëm nga Depleni për të cilin flasin aq keq. Por… le të mos gërmojmë më në këto plehra!

(Mesha e Ateistit; Tregime dhe novela nga H. de Balzak).

Tags: AlbaniaAlbert VatajAmerikaArsimimiArtAsgjejaAutorAzdreniBiblotekBogdaniBotaBudi BradhiDemokraciaDijaDijeDishepujDisiplinaDritaEkuilibriEsseEstetikeFemijefilozofFjalaForumGjergj FishtaGjithçkajaGjithsesiHistoriHonoré de BalzakIluminimInteligjenceKadareKeshillaKohaKoliqiKomentKonicaKonspiracionKrijuesiKritikeKujteseLexuesLibriLiriaMatematikaMendimiMigjeniMilloh Gjergj NikollaMjerimNjeriuNumratNxenesNxenesitOpinionPasuesitPergatitjaPoeziProzePublikSekretShkencaShkolleShoqeriaShqipShtetiSkamjeSkënderbeuTkurretTraditaTrashegimiaUniversiVjersheZbulimZgjerohetZoti
Previous Post

E vërteta e eshtrave të At’ Gjergj Fishtës, dëshmia e At’ Zef Pllumit dhe letra e hapur e Fritz Radovanit

Next Post

Çfarë ishte dhe nga erdhi “Vdekja e Zezë”, katastrofa më mizore demografike që ka njohur ndonjëherë njerëzimi?

Next Post

Çfarë ishte dhe nga erdhi "Vdekja e Zezë", katastrofa më mizore demografike që ka njohur ndonjëherë njerëzimi?

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj