Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home A e dini se?

A bëjmë edhe ne ashtu si zogjtë, pispillosemi apo përgatitemi për të qenë në performancë sa më të mirë?!

October 4, 2016
in A e dini se?
52
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Kjo është një dilemë, por edhe kahja përnga qartësimi i një shprehije, e cila duke qenë një një nevojë ka mundur të transformohet në një filozofi të jetuari si një identitet social dhe shëmbëllim i tipareve shprehëse të qytetarisë. Kujdesi i tepruar për veten, shpesh është keqkuptuar. Ai ka patur dhe ka më shumë kundërshtarë se sa ka solidaritet në luftën kundër papastërtisë. Gjithsesi, i gjithë ai salltanet, e gjithë ajo krekosje, gjithë ajo përkujdesje, kostoja e saj, ka një domethënie, i përgjigjet një funksionaliteti, i shërben një atributi.

A keni vënë re që zogjtë duket se kalojnë shumë kohë duke pastruar e lëmuar pendët me sqep? Kalojnë orë të tëra çdo ditë duke shpupurishur me sqep pendët sikur të mos kishin gjë tjetër për të bërë. Pavarësisht se çfarë janë, papagaj ose pelikanë, harabela ose flamingo, të gjithë e bëjnë këtë ritual të përditshëm. Pse? A mos është thjesht një përpjekje për t’u dukur sa më mirë?

Arsyeja e vërtetë shkon përtej kësaj. Zogjtë kanë nevojë për këto seanca pastrimi e lëmimi po aq sa një aeroplan ka nevojë për një kontroll të imët. Në fakt mirëmbajtja e puplave është çështje jetë a vdekje për zogjtë. Pendët e tyre dëmtohen shumë gjatë përdorimit, prandaj pastrimi dhe lëmimi me sqep jo vetëm që mban larg parazitët, por edhe ruan funksionin e tyre aerodinamik.

Rutina e përditshme e rregullimit përfshin puthitjen e atyre fijeve të pendëve që mund të jenë ndarë nga njëra-tjetra. Nëse fijet e pendëve janë të puthitura mirë, atëherë zogu e ka më të lehtë të marrë më tepër vrull kur ngrihet në fluturim. Libri i shpendëve të Britanisë, (anglisht) shpjegon: «Ka dy grupe pendësh që kërkojnë kujdes të veçantë. Ato janë pendët e fluturimit në krahë dhe pendët ‘timoniere’ në bisht.»

Zogjtë luftojnë vazhdimisht edhe për t’u mbrojtur nga parazitët. Në fakt, përveçse paraqesin rrezik për shëndetin e zogjve, parazitët e vegjël brejnë edhe pendët. Natyralistët kanë vënë re që zogjtë me sqep të dëmtuar nuk mund të pastrohen si duhet dhe si pasojë mbartin në pendë më tepër parazitë se zogjtë e tjerë. Për ta pasur më të lehtë heqjen e parazitëve, disa lloj zogjsh mbulohen me milingona, acidi formik i të cilave me sa duket shërben si insekticid i efektshëm.

Dhe së fundi, pendët duhen vajosur. Për shpendët e ujit vaji mbi pupla është mbrojtje kundër ujit, ndërsa për gjithë zogjtë e tjerë është një mbrojtje nga moti. Por, nga vjen ky vaj? Vjen nga një gjëndër e veçantë e njohur si gjëndra e pastrimit, e cila gjendet pikërisht sipër bishtit. Ajo prodhon vaj dhe dyll që zogjtë me durim e përhapin nëpër pendë. Edhe në këtë rast, vëmendje e veçantë u kushtohet pendëve të fluturimit.

Pra, nuk duhet të mendojmë që zogjtë e kalojnë kohën kot ndërsa pastrojnë e lëmojnë puplat. Është e vërtetë që ky proces i ndihmon të duken bukur, por mbi të gjitha i ndihmon të jenë të shëndetshëm. Pra, në botën e zogjve të pastrohesh do të thotë të mbijetosh.

Duke u pastruar e lëmuar, zogjtë bashkojnë me njëri-tjetrin përbërësit e vegjël të pendëve të tyre, duke i puthitur prapë fijet

Nëse zogjt e bëjnë këtë për një performancë më të mirë aerodinamike, dhe jo vetëm, njerëzit, ata domosdo që duhet t’i përkushtohen një angazhimi të tillë për një paraqitje sa më dinjitoze, për një prezencë më imponuese, e pse jo për tu dakordësuar me postulatin sipas së cilit: “Ai që nuk respekton veten, mos ta kërkojë këtë tek të tjerët”.

 

Tags: Aktiviteti fizikAlbaniaAlbert VatajAmerikaArsimimiArtArtiAsgjejaAutorAziaBarbarBesimtarBiblotekBijatBijtBizantBotaBrezaDemokraciaDiagnozDijaDijeDishepujDisiplinaDritaDurresEkuilibriEsseEstetikeFemijefilozofFjalaForumGaratGjithçkajaGjithsesiHistoriHoroskopiIlaceIluminimInteligjenceJaponiaJoan KukuzeliKeshillaKinaKishtareKohaKomentKonspiracionKrijuesiKristofor KolombiKritikeKujteseLexuesLibriLiriaLuftaMatematikaMendimiMirenjohjeMiresiMizorMjerimMosha e treteMuzikeNdertimNjeriuNumerologjiNumratNxenesNxenesitOpinionPasionetPasuesitPerendimiPergatitjaPleqPoeziProfilaksiProzePublikPushtuesRespektRoma e LashteSekretShenjtorShkencaShkolleShoqeriaShqipShtetiSkamjeSportiThemelimTkurretTraditaTrajtimTrashegimiaUniversiUshqimeUshqimiVjersheZakonetZbulimZgjerohetZoti
Previous Post

Lërini mënjanë zënkat dhe hatërmbetjet, mbrojeni marrëdhënien përmes diskutimeve dhe mirëkuptimit

Next Post

“Puthja” e mermertë e Auguste Rodin, më e zjarrta e kumtit estetik prej më të trishtes dashuri kurorëshkelësish

Next Post

“Puthja” e mermertë e Auguste Rodin, më e zjarrta e kumtit estetik prej më të trishtes dashuri kurorëshkelësish

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj