Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Filozofi

Filozofi francez Pjer Abelar: Dituria është para religjionit, arsyeja para autoritetit

February 17, 2016
in Filozofi
164
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Alberet Vataj

Pjer ABELAR filozof francez (1079-1142). Në Paris dhe Kompjenj dëgjoi ligjeratat e realistit Gijom dë Shampo dhe të nominalistit Roscelini. Herët hapi shkollën e vet dhe në ligjëratat brilante të tij grumbulloheshin nxënësit nga të gjitha viset e Evropës. Duke luftuar në mënyrë të pasionuar kundër irracionalizmit dhe misticizmit (kundërshtari më i ashpër i tij ishte Bernari i Klervosë), përkrah tezën se feja duhet të bazohet para së gjithash në kuptimin racional, se dituria është para religjionit, arsyeja para autoritetit. Në debatin e njohur rreth universalieve mori qëndrim ndërmjetës, duke i konsideruar të njëanshme si tezat e realizmit ashtu edhe të nominalizmit. Diçka universale, e përgjithshme nuk ekziston si reale në vetvete (realizmi), mirëpo nuk është as fjalë boshe; ajo ekziston si koncept (konceptues – dhe për këtë arsye pikëpamja e tij quhet konceptualizëm) para gjërave të veçanta në intelektin hyjnor, pastaj në këto g j ë r a si grumbull i cilësive të tyre të qenësishme dhe pas gjërave si koncept në arsyen njerëzore. Natyra e së përgjithshmes, pra, nuk qëndron në fjalë (voces) por në kuptimin, në domethënien e tyre, në thënien (sermo – kështu që pikëpamja e Abelarit herëherë quhet edhe sermonizëm).

Në planin etik Abelar, para së gjithash, u përpoq të caktonte çka e formon esencën e së mirës, përkatësisht së keqes. Në këtë gjë konsideron se epërsitë ose të metat trupore nuk duhet të jenë relevante nga aspekti etik, mirëpo edhe shpirti ka disa kualitete të caktuara të cilat, meqë ekzistojnë që nga lindja, gjithashtu nuk janë të qenësishme për moralin. As vetë dëshira për të palejueshmen nuk është mëkatare, por vetëm pëlqim që ajo të realizohet. Kriteret vendimtare për të mirën, përkatësisht të keqen janë qëllimi, pëlqimi dhe vetëdija.

Në veprën Sic et non A. i vë ballë për ballë doktrinat e ndryshme të autoriteteve kishtare dhe tregon guximshëm kundërthëniet e tyre reciproke.

Abelari theksoi edhe kërkesën për drejtësinë sociale dhe u kërcënohet njerëzve të fuqishëm shoqërorë me dënime dhe mundime ferri. Kërkoi gjithashtu reformën e shoqërisë, foli për shfrytëzimin dhe padrejtësitë, për nevojën e mbrojtjes së të varferve. «Në interpretimin e ndërgjegjes si mbështetje më të qenësishme të njeriut Abelar mbrojti të drejtën e individualitetit të njeriut dhe me këtë theksoi kërkesën se megjjthatë të menduarit lirisht vendos mbi thelbin dhe kuptimin e jetës» (B.Boshnjak). Koncili në Soason vendosi më 1121 të digjet vepra e tij Teo-logjia e krishterë, kurse Koncili në Sans në vitin 1141 dënoi tërë doktrinën e tij. Abelari për shkak të dashurisë ndaj Eloizës (është e njohur korrespondeca e tyre) është tredhur dhe është detyruar të tërhiqet në manastirin e St.Denis.

Veprat kryesore: De unitate et trinitate divina; Theologia Christiania (1353, shpesh e ripunuar, botuar edhe me titullin Theologia, por më vonë u përdor titulli Hyrje në teologji – introductio – nuk ekziston te Abelari); Sic et non; Scito te ipsum, përkatësisht Etika; Historia calamitatum; Dialogus inter Judaem; Philosophutn et christianum; Epistolae. Te gjitha vep-rat i botoi V. Kuzeni në Paris (1849-1859).

Tags: “Biri i Qiellit”“Pranvera dhe Vjeshta”AlbaniaAlbert VatajArsimimiArtAsgjejaAutorBiblotekBotaDemokraciaDijaDijeDishepujDisiplinaDritaEkuilibriEsseEstetikeFemijefilozofFjalaForumGjithçkajaGjithsesiHistoriIluminimInteligjenceKeshillaKohaKomentKonfucizmiKonspiracionKrijuesiKritikeKujteseLexuesLibriLiriaMatematikaMendimiNjeriuNumratNxenesNxenesitOpinionPasuesitPergatitjaPjer AbelarPublikSekretShkencaShkolleShoqeriaShqipShtetiTkurretTraditaTrashegimiaUniversiVatikaniZgjerohetZoti
Previous Post

Martin Heidegger, filozofia dhe antisemitizmi. Çfarë shkruan ai në “fletoret e zeza”, diskutime dhe debate.

Next Post

Nikola Abanjano kërkon nga njeriu preokupim në të fundmen vetjake

Next Post

Nikola Abanjano kërkon nga njeriu preokupim në të fundmen vetjake

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj