Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Përshkrimore

Vdekja tragjike e Pushkinit në një dalëzotje të nderit, të të hyjshmit të poezisë ruse

January 29, 2023
in Përshkrimore
414
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Alberet Vataj

Alexander Sergeyevich Pushkin (1799-1837) jetoi për vetëm 37 vjet në fillim të shekullit të 19-të. Ai ishte një grabujë, një shpirt i lirë, një admirues i grave të bukura dhe i konsideruar nga shumë njerëz si burri më i zgjuar rus i kohës së tij. Ai arriti jo vetëm të krijojë gjuhën në të cilën u shkrua pjesa tjetër e letërsisë së madhe ruse, por edhe të autorizojë një numër veprash vërtet të shkëlqyera. Të huajt shpesh përpiqen të vlerësojnë plotësisht shkallën dhe thellësinë e tyre, pjesërisht sepse vargu i Pushkinit është praktikisht i pamundur për t’u përkthyer (rezultati është ose një kopje e zbehur apo edhe vulgare e origjinalit ose një opus i mërzitshëm akademik) dhe pjesërisht për shkak të mençurisë së Pushkinit dhe problemeve që shqetësonin ai është aq i rrënjosur në mentalitetin rus dhe kërkon që ai të kuptohet plotësisht.

Më 29 janar të vitit 1837, liriku i shpirtit rus, i hyjshmi i poezisë së dashurisë, ai që drithëroi zemra e përflaku ndjenja, sakrifikohet në një dalëzotje të nderit. Ai që me ikjen nuk i mori dot të gjitha, por nuk mund të mos merrte diellin nën të cilin rrezet e tij të magjishme depërtonin deri në thellësi të çdo dëshirimi, për t’i dhënë jetë zëshmërisë së zemrës që jepet zjarmëtare pasionit. Ajo që mbeti atëditë e sot ndër ëndje e kandje, që prej fikjes mizore, është shpirti flakatar i një kënduesi zemrash, i atij që diti t’u binte si pakkush telave të tendosur të ndjenjave dhe të krijonte atë dehje të hyjshme.

Poezia e tij qe këngë hyjnore e bërë për perëndi, dhe vetë ai, magjistar që përmbysi edhe konstatimin e Volterit se “dashuria i bën njerëzit poetë, duke i bërë njerëzit, me poezitë që shkroi i bëri dashnorë”. Ai, tashmë pranohet nga të gjithë, ashtu siç e përcaktoi i pagabueshmi Bjelinski, “si fenomen që jeton dhe lëviz përjetësisht, fenomen që nuk ndalet në pikën ku e kap vdekja, por që vazhdon të zhvillohet në ndërgjegjen e shoqërisë”.

Ja pse dhe vdekja fizike e tij, në janarin e vitit 1837, tronditi e përloti miliona njerëz edhe pse ajo qe në pajtim të plotë me epokën kur ai jetoi, me intrigat e urrejtjet e kohës, me mentalitetet e saj, me kryelartësinë dhe konceptin që edhe ai, si pjesë e asaj kohe, kishte për nderin e moralin.

Ja përse edhe sot, brezat, me shumë të drejtë mallkojnë ditën kur ai njohu në shtëpinë e Karamzinëve, kolonelin emigrant francez, Xhorxh D`Antes dhe i mundon dilema për thesaret që do të kishin ndër duar, sikur ai plumb fatal, por gjithsesi historik, nuk do të priste në mes jetën e kryemjeshtrit të dashurisë, në atë duel të panevojshëm, atje në rrugën e Pargolovos, pranë fshatit Odojevski. Asnjëherë, një plumb i vetëm nuk kishte bërë dëm më të madh, sesa ai që shtriu përdhe të vetmin njeri të gjallë që mund të matej me vetë Kupidonin. Se po të parafrazojmë Ciceronin edhe Kupidoni, në qoftë se do të mund të fliste, do të fliste vetëm kështu. Legjislatorin e dashurisë së sinqertë dhe pasionante, e vrau dora e pabesisë, e bashkë me të, u shuan përgjithmonë dhe humbën për të mos i parë askush, perla pambarimisht të shkëlqyera që prisnin radhë të merrnin jetë në mendjen dhe zemrën e poetit.

Kultura ruse kurrë nuk do të ishte kaq e bukur, sikur asaj t`i mungonte zëri shkëlqimtar i Aleksandër Sergejeviç Pushkinit. Aq e vërtetë është kjo, sa po t`i besojmë asaj thënies impresionante të Algarotit se “Petërburgu është dritarja përmes së cilës Rusia shikon Evropën”, atëherë, është jashtë çdo dyshimi, se dhe bota e ka parë Rusinë, në radhë të parë, nëpërmjet gjenisë krijuese të Pushkinit. Intuita profetike e Derzhavinit që teksa dëgjonte më 8 janar të vitit 1815, një fëmijë të hijshëm, flokëkaçurrel dhe me sy të zgjuar, të deklamonte në “Kujtime të Carskoje Sjello”:

Simbol i dinjitetit kombëtar, zëri më i kumbueshëm dhe më i fuqishëm i dëshirës për liri, filozofi që gjeti mënyrën më të thjeshtë e më të mençur, për të rrënjosur tek çdo njeri mendimin se jetën e bën kaq të çmuar dashuria e pastër, Pushkini me romantikën, por dhe me vërtetësinë e uraganit të fjalës së tij artistike, u bë shumë shpejt shumë i dashur për shqiptarët, sapo kushtet bënë të mundur përkthimin dhe botimin e veprës së tij. Atyre që jetuan para nesh, u la mbresa të veçanta trajtimi që ky gjigant i bënte nevojës për liri, pasi për ta, mungesa e saj qe preokupimi kryesor.

Vdekja tragjike e poetit

I madhi poet rus, vdiq në një duel për të mbrojtur nderin e së shoqës se tij, Natalia. U vra nga një plumb që mori në stomak gjatë përballjes që pati me oficerin francez, Zhorzh D’Ante, i cili ishte dhe i kunati i tij. Për vdekjen e Pushkinit ka dy hipoteza:

E para, se D’ante cënoi nderin Pushkint, duke i shprehur dukshëm dashurinë e tij gruas së poetit, një tërheqje që ra në sytë kreshtar të shoqërisë së lartë e kohës, e cila ia lejonte vetes të merrej me komentet e sjelljeve të D’antes dhe Natalias gjatë ballove.

E dyta hipotezë, së cilës i druhej dhe vetë Pushkini, qe se D’ante ishte thjesht një mjet në dorën e Carit të Rusisë, që frikësohej prej poetit dhe donte ta zhdukte atë. Kjo hipotezë do të justifikonte dhe varrimin e fshehtë të poetit dhe mbrojtjen të cilën Cari i premtoi Natalias dhe fëmijës së saj. Këto hamendësime janë përftuar prej librit të Vickery-t, gjithashtu edhe prej ditarit të poetit, copëza të përshkrimeve që ka lënë, përafrojnë krijimin e mozaikut të së vërtetës. Gjithsesi, ai iku tragjikisht në moshën 37-vjeçare duke e thelluar boshin që ky shpirt i lirë ngasej ta mbushte përplot pasion.

Arritjet e Pushkinit

Gjuha ruse sot do të ishte shumë ndryshe nëse nuk do të kishte qenë për Pushkin. Duke përdorur gjuhën siç flitej nga njerëzit, ai e bëri atë në një gjuhë që ishte e thjeshtë, por që mund të shprehte edhe ndjenja të thella. Veprat e tij patën një ndikim të madh te shkrimtarët e mëvonshëm si Ivan Turgenev , Ivan Goncharov dhe Leo Tolstoy . Yevgeny Onegin ishte romani i parë rus që tregonte një histori për shoqërinë e asaj kohe. Veprat e tij janë përkthyer në të gjitha gjuhët kryesore/

Tags: AlbaniaAlbert VatajAleksandër Sergejeviç PushkinArsimimiArtAutorBiblotekaBotaBukuria e vendlindjesDemokraciaDijaDijeDishepujDisiplinaDritaEkuilibriEsseEstetikeFemijefilozofFjalaForumHistoriIluminimInteligjenceKeshillaKohaKomentKrijuesiKritikeKujteseKujtimetKujtimet e riniseLexuesLibriLiriaMalli per vendlindjenMendimiNjeriuNxenesNxenesitOpinionPasuesitPergatitjaPoeti rusPoeziProzePublikePushkimiShkodraShkolleShoqeriaShqipShtetiTraditaTrashegimiaVdekja tragjike e poetitVjersheZbulim
Previous Post

Agatha Christie, pena shigjetare e gruas së pazakontë të letërsisë së trillit

Next Post

Azem Shkreli, pena dhe parmenda e poezisë kushtruese shqipe, shkrepëtima e vargëzimit të gulçeve të shpirtit

Next Post
Azem Shkreli, pena dhe parmenda e poezisë kushtruese shqipe, shkrepëtima e vargëzimit të gulçeve të shpirtit

Azem Shkreli, pena dhe parmenda e poezisë kushtruese shqipe, shkrepëtima e vargëzimit të gulçeve të shpirtit

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Oriana Fallaci: “Të jesh grua”, një mësim i hidhur dhe i bukur nga “Letër për një fëmijë të palindur”

Oriana Fallaci: “Të jesh grua”, një mësim i hidhur dhe i bukur nga “Letër për një fëmijë të palindur”

June 30, 2025
Një vit nga ikja e Agim Doçit, nga shndrrimi në jehonë i zërit që kumboi gjëmimshëm në ndërgjegjen tonë kolektive

Një vit nga ikja e Agim Doçit, nga shndrrimi në jehonë i zërit që kumboi gjëmimshëm në ndërgjegjen tonë kolektive

June 29, 2025
Atlasi Farnese, kur qielli bëhet barrë e art… dhe simbolizon njeriun që mbart mbi supe fatin dhe njohurinë e universit

Atlasi Farnese, kur qielli bëhet barrë e art… dhe simbolizon njeriun që mbart mbi supe fatin dhe njohurinë e universit

June 29, 2025
La Sagrada Família, tempulli i madhështisë së adhurimit të Zotit, lutja që shtrihet nga toka drejt qiellit

La Sagrada Família, tempulli i madhështisë së adhurimit të Zotit, lutja që shtrihet nga toka drejt qiellit

June 29, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj