Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Forum

2 korrik 1990, dita kur liria mposhti frikën dhe ëndrra sfidoi diktaturën

July 2, 2021
in Forum, Të përzgjedhurat
197
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Askush nuk do të besonte atë që ndodhi 2 korrikun e vitit 1990. Ishte dhe mbeti një akt i pashoq guximi dhe vetmohimi. Frika ishte mposhtur, së bashku me të edhe diktatura. Ajo kohë ka mbetur kujtesë në histori si dita kur ambasadat; ajo gjermane, franceze, italiane dhe greke, do të bëhen streha e parë e vullneteve të lirisë. Përtej atyre kangjellave dhe mureve rrethues, policisë dhe ushtrisë së diktaturës në agoni, përgjërimit dhe lotëve të prindërve, 5200 shqiptarë të moshave, gjinive dhe profesioneve të ndryshme, guxuan të provojnë fatin për një ditë më të mirë, për një të ardhme që vendi i tyre u’a kishte mohuar përdhunshëm për afro 45 vite. I kishte ardhur fundi një sistemi, kishte sosur sakaq durimi i një populli që mbahej me bukën e racionuar dhe propogandë. Flakët që e rrethqarkonin këtë qëndresë të fundit të diktaturës ishin afruar aq sa për të shpërthyer kjo mbarsje zemërate e tërbimi, kjo gulçimë zështerrur e padurim frelëshuar.
Edhe pse diktatura kishte filluar të shfaq shenjat e para të drobitjes, ata as që menduan se cili do të ishte fundi i kësaj aventure që filloi më 2 korrik dhe u finalizua dhjetë ditë më pas, më 12 korrik 1990, kur 5200 shtetas shqiptar që do të pajiseshin me pasaporta të vendeve pritëse, nisen drejt Portit të Durrësit ku do të marrin një anje të Kryqit të Kuq, për t’iu drejtuar Brindizit.
Nga çdo cep i Shqipërisë vërshuan të kurajshmit të sprovës së fatit, kryengritësit e diktaturës. Përkundër një regjimi policor represiv, një propogande terrori, ata nuk u ndalën, porovuan nëse krahët e tyre do të mund t’i bënin ballë qiejve të lirisë. Ata besuan te ëndrrat dhe guxuan duke u’a besuar këtë fatit dhe vendeve që ushqenin aspiratat e lirive dhe të drejtave të njeriut. Ikën pa ktheyr kokën pas, pa menduar për rrëzikun, pa u bindur përgjërimeve dhe lotëve të prindërve, të cilët nuk e ndalën vërshimin drejt lirisë, nuk i bënë ballë këtij uragani lirie.
Dhe u përshkallëzua kështu aventura e përmasave më të papara deri asokohë. Kamioni tip “Skoda” me 36 veta, drejtuar nga Ylli Bodinaku godet murin rrethues të ambasadës gjermane duke çelur kështu jo vetëm portën e një përfaqësie të huaj, por duke hapur rrugën drejt lirisë.
Brenda një jave numri i shqiptarëve që donin të largoheshin përmes ambasadës gjermane arriti në 3199. Rreth 2000 të tjerë strehoheshin në ambasadat e Italisë, Francës e Greqisë. Tiranës i kishte rënë një hije e errët ato ditë fillimkorriku, një hije që nuk do të mund t’ia largonin as emocionet e Kampionatit Botëror të Futbollit që zhvillohej në vendin fqinjë, Itali, as tam-tamet e propogandës komuniste. Policia dhe ushtria që mbante të rrethuar territorin e ambasadave, e cila do t’i braktiste në mënyrë të mistershme nuk e ndalën ëndrrën e atyre shqiptarëve të kurajshë për të besuar tek ardhmja. Kaq i vrullshëm ishte ky hov lirie sa nuk do të mund të vihej nën fre. Me gjithë përpjekjen e vazhdueshme të të gjitha llojeve dhe presionit të ushtruara, kjo dyndje s’do mund të ndalej. Përllosja e nderit të Shqipërisë komuniste, kësaj “parajse” të diktaturës po ekzekutohej si një marsh funëbër nën ritmin e hapave nëpër natë, nën shkulmin e pasioneve nëpër kraharore. Diktatura ramiziste do të dorëzohej. Muret e saj nisën të binin një e nga një. Nuk do të kishte kangjella, pranga dhe panik që do të mund të mbante të nënshtruar këtë shpirt lirie.
Ata që guxuan të besonin tek një jetë tjetër, tek liria në tokën e premtuar, nënshkruan fillimin e fundit të diktaturës, lëvizje e cila kishte pikënisur në Shkodër më 14 janarit 1990 me rrëzimin e torsit të Stalinit, për t’u finalizuar me Lëvizjen Studentore të Dhjetorit.
Ëndrra po bëhej realitet. Tirana s‘kish dëgjuar ndonjëherë një brohorimë si ajo e 3199 shqiptarëve në ambasadën gjermane, kur nga ballkoni i godinës ish-ambasadori, Ëerner Daum komunikoi lajmin e lejes së udhëtimit më 11 korrik.
Dhjetë ditët brenda ambasadave, gjermane, italiane, franceze dhe greke ishin ditët e agonisë së diktaturës, ditët më të vështira dhe më të makthshme që kanë kaluar jo vetëm ata që guxuan, por më së shumti familjet e tyre që mendonin orët e tmerrit të hetuesisë, burgjet, internimet. Lot gëzimi dhe hidhërimi përtypi fati i atyre ditëve në Tiranën e kapërcyellit të një epoke, e hapit të parë drejt lirisë.
Bota e ndaluar nuk ishte tashmë e huaj, ajo erdhi si një qiell që çelej për të pranuar vullnetet e lirisë dhe për të bërë me faj ata që në emër të pushtetit ndaluan gjithçka që kalonte caqet e mundësisë së zotërimit prej tyre. Nuk kishte më kthim pas. Fati gjithnjë shpërblën guximtarët dhe ata që besuan tek mrekullia e lirisë dhe ëndrrave ndoqën zemrën. Ikja jonë kishte nisur tashmë. Guximi kishte filluar me kapërcimin e mureve, kufinjve, deteve, rreziqeve… për të vijuar edhe sot, ndoshta jo tamam si një rrugë drejt ëndrrës, se sa si një dëbim prej mëmëdheut.

Tags: 12 korrik 19902 korrik 1990Albert VatajfrancezeGjermaneGrekeItaliane
Previous Post

Jean-Jacques Rousseau- (Zhan Zhak Ruso), filozofi i politikës së revolucionit, dijetari dhe shkrimtari që shkroi 7 opera

Next Post

Ernest Heminguej, misteri i vetëvrasjes së shkrimtarit, njeriut energjik, atij që sfidoi me zemër e me penë

Next Post

Ernest Heminguej, misteri i vetëvrasjes së shkrimtarit, njeriut energjik, atij që sfidoi me zemër e me penë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj