Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Forum

“Albanian Wildlife”, një ekspozitë fotografike sensibilizuese për mbrojtjen e kafshëve në zhdukje

June 19, 2018
in Forum
29
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

“Albanian Wildlife”, një ekspozitë fotografike sensibilizuese për mbrojtjen e kafshëve në zhdukje

Wildlife – Albanian Photographers ka zgjedhur një mënyrë shumë origjinale për të ngritur zërin mbrojtës të atyre vlerave të natyrës, të cilave i detyrohemi. Për zgjimin e asaj vetëdije të topitur të institucioneve dhe individëve, të cilët duhet të shprehen përmes një vullneti veprues, se cili është roli që ata zgjedhin të jenë mbrojtës dhe promovues të faunës, kësaj pasurie që natyra na e la trashëgim. Përmes një ekspozite fotografike, Wildlife – Albanian Photographers, rreket të ngre ura komunikimi me pjesën më vitale të atij zëri kushtrues që janë artdashësit, ata të cilët janë një vlerë e shtuar e këtij sensibiliteti imediat, gjithashtu dhe një zë i qenësishëm i atyre atributeve që konfigurojnë këtë nisëm në një kauz të vlertë.

Përmes një komunikimi, Wildlife – Albanian Photographers në bashkëpunim me Administratën e Zonave të Mbrojtura Fier dhe të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta dhe me iniciativë te “Guida Turistike Parku Kombetar Divjake-Karavasta” prezantojnë ekspozitën “Albanian Wildlife”.

Kjo ekspozitë ka për qëllim promovimin e faunës së trojeve shqiptare. Në këtë ekspozitë, fotografët pjesëmarrës vijnë nga Kosova dhe Shqipëria dhe prezantohen me fotografi të faunës të Parkut Kombëtar Divjake- Karavasta, si dhe me fotografi nga zonat e tjera shqiptare.

Pas një përzgjedhjeje të kualifikuar, fotografët pjesëmarrës në këtë ekspozitë do të jenë: Ardian Fezollari, Arian Mavriqi, Besnik Jakupi, Eno Gace, Eridan Xharahi, Granit Hyseni, Jetmir Troshani, Liridon Shala, Raim Kurtaj, Taulant Bino dhe Vangjel Jorgo.

Hapja e ekspozitës do të bëhet me datën 29 qershor, ora 16:00 dhe do të qëndrojë e hapur dhe në datën 30 qershor, nga ora 9:00-19:00.

Adresa: Prane Qendrës së vizitorëve të Parkut Kombëtarë Divjakë-Karavasta.

Ftojmë dhe mirëpresim të gjithë artdashësit dhe dashamirët e kafshëve dhe shpendëve të egër të vijnë dhe të shijojnë shumëllojshmërinë e faunes së trojeve shqiptare, në mbështetje të “Albanian Wildlife”.

Kjo nismë e “Albanian Wildlife” është nga ato rrugëtime të gjata dhe të gjurmshme, të cilat do të lënë pas më shumë se një përpjekje, një sfidë. Sot për shumëkënd kjo qasje përngjason e pakohë, në kushtet e një situate aspak të favorshme në të cilën kacafyten vështirësitë e mbijetesës së shumë njerëzve. Gjithsesi, kohjen e një sensibiliteti të tillë, të tashmen e manifestimit të këtyre vlerave, më shumë se situata ekonomike, matshmërinë e saj ajo e gjen te gjendja alarmante ku ndodhet natyra në përgjithësi dhe fauna në veçanti. Kurrë nuk është vonë për të ngritur zërin në mbrojtje të asaj pasurie të paçmim, të cilën më shumë se diversifikimi i elementeve të natyrës, po e ekspozon ndaj rrezikut njeriu. Ai, i cili jo vetëm që nuk është mirënjohës ndaj asaj, me të cilën natyra ka pasuruar jetën e tij, gjithnjë është përpjekur të jetë neglizhues ndaj ruajtjes së atyre marrëdhënieve, të cilat janë thelbësore për jetën dhe shëndetin e tij. Për të kaluar te trajtimi i komponentëve përbërës të natyrës, te vlerësimi dhe konsiderimi i faunës, specieve në zhdukje që në vetvete janë një paralajmërim alarmi. Sa më shpejt t’i përgjigjemi këtij zëri, aq më e mundshme është veprimtaria jonë mbrojtëse të asaj që përbën natyrën, pasurinë tonë të vetme dhe të vërtetë.  Kjo ekspozitë e ngre në një nivel premtues sensibilitetin për vlerësimin e natyrës dhe mbrojtjen e kafshëve në rrezik zhdukje. Nismëtarët dhe pjesmarrësit në këtë ekspozitë fotografike meritojnë vlerësim për dashurinë deri në adhurim të natyrës. Angazhimi përmes fotografisë në mbrojtjen e vlerave të natyrës, mbetet një ngulm për të kontribuar në atë seksion të afris me të vlertën, me natyrën, ma çfarë e ruan këtë harmoni që bart në vetvete thelbin e jetës.

Albert Vataj

Tags: Albanian PhotographersArdian FezollariArian MavriqiBesnik JakupiEno GaceEridan XharahiGranit HyseniJetmir TroshaniLiridon ShalaRaim KurtajTaulant BinoVangjel JorgoWildlife
Previous Post

Federico Fellini, gjeniu që krijoi mijëra botë – mes qiellit, ferrit dhe cirkut

Next Post

«Përse e do më shumë sesa ne të gjithë?… Maria Magdalena, mëkatarja e bukur

Next Post

«Përse e do më shumë sesa ne të gjithë?… Maria Magdalena, mëkatarja e bukur

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Oriana Fallaci: “Të jesh grua”, një mësim i hidhur dhe i bukur nga “Letër për një fëmijë të palindur”

Oriana Fallaci: “Të jesh grua”, një mësim i hidhur dhe i bukur nga “Letër për një fëmijë të palindur”

June 30, 2025
Një vit nga ikja e Agim Doçit, nga shndrrimi në jehonë i zërit që kumboi gjëmimshëm në ndërgjegjen tonë kolektive

Një vit nga ikja e Agim Doçit, nga shndrrimi në jehonë i zërit që kumboi gjëmimshëm në ndërgjegjen tonë kolektive

June 29, 2025
Atlasi Farnese, kur qielli bëhet barrë e art… dhe simbolizon njeriun që mbart mbi supe fatin dhe njohurinë e universit

Atlasi Farnese, kur qielli bëhet barrë e art… dhe simbolizon njeriun që mbart mbi supe fatin dhe njohurinë e universit

June 29, 2025
La Sagrada Família, tempulli i madhështisë së adhurimit të Zotit, lutja që shtrihet nga toka drejt qiellit

La Sagrada Família, tempulli i madhështisë së adhurimit të Zotit, lutja që shtrihet nga toka drejt qiellit

June 29, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj