Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Profil

Jeta dhe krijimtaria e Sharl Bodler, fëmijëria e cergët që u shndërrua tek ai në gjenialitet i shpirtit rebel

April 9, 2018
in Profil
1.1k
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Ai mbeti një ndër poetët më të rëndësishëm, krijimtaria e të cilit plazmoi gjurmët e para të modernizmit, dhe hodhi hapin vendimtar të një ndryshimi epokal në Francën që druhej nga amoraliteti dhe përpëlitej në mëdyshjet e transformimit.

Ishte shekulli XVIII, e përfshirë nga shtjella historike më rrapëllitëse që koha kishte hedhur si një shtërngatë egrashe mbi kokën e poetit rebel dhe kritik fin, Sharl Bodler. Një jetë me fëmijëri të cergët, e cila do të zbonte më pas një rini dhe në tansi, një kapërcyell mes njeriut dhe artistit, plot vese të Bodlerit. Ishte Franca, padyshim ajo e artit avangard dhe e mendimit iluminist, e kolosëve të letërsisë, mbi tabanin e të cilit po ngrihej një sistem vlerash dhe shijesh estetike, ku ai kryerendte.

Ai s’ ish veç shtate vjeç kur e ëma e tij e ve u rimartua me gjeneralin Aupick, një lidhje kjo të cilën ai s’do ta pranonte kurrë gjatë gjithë jetës. I vendosur fillimisht në një pension në Lion, Bodler studioi më pas në liceun “Louis-le-Grand”, në Paris ku, mbi të gjitha u “shqua” për mungesën e disciplines, e për pasoje u përjashtua prej tij, në prill 1839. Megjithatë ai e mori “diplomën e maturës” e pas kësaj, nisi te endet neper Paris, duke bërë një jetë prej “bohemi”, gjë e cila zgjati deri më 1841, datë kur njerku i tij i shqetësuar për të, si edhe për t’i dhëne fund aventurave, e shtrëngoi dhe e hipi me force ne anijen “Paquebot des Mers du Sud”, për ta çuar sa më larg e pikërisht në Inde. Por, kjo përpjekje e dëshirë e njerkut s’u realizua sepse Bodler, gjatë rrugës, zbriti në ishullin Bourbon, i cili do linte gjurmë të thella në botën e tij rinore, e në mënyrë të veçantë në përfytyrimet e tij ekzotike, temë kjo mjaft e dëshiruar dhe e lëvruar prej tij, në krijimtarinë e mëvonshme. Kur u kthye prej atij udhëtimi, Bodler, do të zbarkonte me vete në Paris edhe poezitë e para të vëllimit te tij “Lulet e së Keqes”, e mes tyre edhe një te titulluar “Një zonje kreole”. Kjo ndodhi e udhërrëfyer fakti se pak para kthimit të tij në Paris me 1842, ai u njoh me kreolen e bukur Jeanne Duval, e cila u bë edhe “Venusi i zi” i veprës se tij poetike, mishërimi i gruas ekzotike, sensuale e të rrezikshme, të cilën ai e dashuroi gjatë, edhe pse marrëdhëniet mes tyre ishin vazhdimisht plot “stuhi” e dhimbje. Kjo lidhje, në fakt, s’e pengoi atë të mos hidhej kurmet epshore të femrave të tjera. E pikërisht me Marie Daubrun, me 1847 dhe zonjën Sabatier, më 1852. Me ketë të fundit, Bodler përjetoi ndjenja vërtetë të jashtëzakonshme, të cilat, atë mrekulli femërore do ta kthenin në një “figurë qendrore shpirtërore”, e cila do të ishte, në të njëjtën kohë e “Muza e Madona” e vëllimit poetic. Ndërkohe, poeti i ri, kërkoi që të gëzonte trashëgiminë e atit te tij të vdekur e, me të fituar pjekurinë për ketë punë,  me 1842 – mori edhe një shume te mirë të hollash e nisi te beje një jete prej pispilluqi, duke frekuentuar hotele, restorante e bare të kushtueshme, e duke mos mbaruar së bleri plot sqime, veshje elegante për gardërobën e tij te hijshme. E, jo vetëm kaq, por edhe të blejë vepra të kushtueshme arti, e të nisë eksperimentimin e përdorimit te alkoolit e opiumit.

Kjo mënyre jetese e shfrenuar bëri që trashëgimisë ti vinte fundi. Për të shmangur katastrofën e plotë, njerku dhe e ëma, benë atë që donin, pra e vendosen nën tutele gjyqësore, gjë e cila do të thoshte se, pas kësaj, djaloshi dorëlëshuar s’do të mundte të bënte harxhime pa hesap, por të jetonte e dëfrente duke punuar vetë. Dhe qe pikërisht nevoja për te holla qe e shtyu Bodlerin të shkruante nëpër gazeta për të shëndoshur disi ekonominë e tij të “holle”. Shkrimet e tij të para, ishin të natyrës kritike arti, po ashtu, ai nisi te botoje aty-këtu, edhe disa poezi të cilat do bënin pjesë me pas në “Lulet e së Keqes”, esse letrare e estetike si dhe novelën Fanfarlo-1847. Më 1848, ai nis përkthimin e veprës së autorit amerikan Edgar Allan Poe, tek i cili Bodleri shihte “vetveten”. Me pas, në vazhdim, ai nxjerr në dritë krijime të tjera si: “Tregime të jashtëzakonshme”-1854, “Histori të jashtëzakonshme”-1856, “Histori të reja të jashtëzakonshme”-1857), “Aventurat e Arthur Gordon Pym” -1858, si edhe përfundon përkthimin e “Histori groteske dhe serioze” -1865. Në qershor 1857, Bodler nxori tek miku i tij botues Poulet-Malassis, përmbledhjen e “Lulet e se Keqes”, e cila përmblidhte poema te botuara e te pabotuara. Por, dy muaj me pas, ai thirret në një proces gjyqësor, pikërisht për ketë botim i akuzuar për “fyerje të rëndë të moralit publik e zakoneve shoqërore”, po atë vit, të njëjtin fat pati njohur edhe romani “Madame Bovary” i Flaubert, por autori në fjalë ja kish dalë mbanë në sajë të mbrojtjes se një avokati te njohur. Bodleri s’pati një te tille fat dhe u dënua me gjobë të rendë dhe u shtrëngua të heqë prej vëllimit edhe gjashte poezi, të cilat u cilësuan si të “turpshme”. Pas ngjarjes në fjale, e cila u cilësua si skandali i poezive te ” Fleurs du mal”, Bodleri krimbur në borxhe, vazhdoi të përpiqet për të nxjerrë ndonjë përfitim duke vazhduar të botojë tekste kritike e përkthime nga Poe, të cilave ju shtuan me pas poezitë në prozë që do të mblidheshin e do botoheshin pas vdekjes se tij, nën titullin “Poema të shkurtra në prozë” -1869 e që përmbanin proza të vërteta poetike, sensuale, me një tingëllim të mahnitshëm muzikor. Duhet thënë se, “Poezitë në proze” për kohen, ishin një fenomen dhe një gjini krejt e re. Në pranverën e vitit 1866, gjatë një udhëtimi në Belgjike, ku kishte shkuar për të mbajtur një cikël konferencash, Bodler u sëmur. Pasojat e saj qenë të renda. Ra në paralize dhe për me keq edhe në bllokim të folurit. Pas kësaj, poetin ne atë gjendje qe ish, e kthyen në Paris ku edhe vdiq pak më vonë, saktësisht më 31 gusht 1867.

Tags: "Aventurat e Arthur Gordon Pym” -1858"Tregime të jashtëzakonshme"-1854“Histori të jashtëzakonshme”-1856“Histori të reja të jashtëzakonshme”-1857)BodlerLionLulet e se KeqesMuza e MadonaPaquebot des Mers du SudSharl Bodlersi edhe përfundon përkthimin e "Histori groteske dhe serioze" -1865. Në qershor 1857Venusi i zi
Previous Post

Frensis Bekon, ai që hyri guximshëm në radhën e mendimtarëve më të ndritur të shekullit XVI e XVII

Next Post

Një stuhi meteorësh çoi në zhdukjen e mamuthëve? A ishte vërtetë “qelqi i shkrirë” ajo epokë transformimit të jetës në tokë?

Next Post

Një stuhi meteorësh çoi në zhdukjen e mamuthëve? A ishte vërtetë "qelqi i shkrirë" ajo epokë transformimit të jetës në tokë?

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj