Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

Ritet dhe traditat e Pashkëve hebraike, përgatija e bukës së pambrume dhe domethënia e gatimeve të kësaj kremte

April 6, 2018
in Histori
197
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Më 4 prill, në ditën e pesëmbëdhjetë të muajit hebraik të Nisanit, për tetë ditë me radhë, hebrenjtë e gjithë botës kremtojnë  Pashkët, duke kujtuar kështu, çlirimin e popullit hebraik nga skllavëria nën faraonin e Egjiptit të lashtë. Dy ditët e para dhe dy ditët e fundit janë festë e plotë, prandaj nuk lejohet as puna, as veprimtari të tjera, por lejohet gatimi, nëse nuk bie ditën e shtunë. Gjatë katër ditëve në mes, që quhen “chol hamoed”, apo ditët “e gjysëm festës”, shumë veprimtari, që s’mund të shtyhen, përfshirë edhe punën, janë të lejueshme.

“Atë natë unë do të kaloj nëpër dheun e Egjiptit dhe do të vras çdo të parëlindur në dheun e Egjiptit, që nga njeriu e deri në bagëti dhe do t’i ndëshkoj të gjitha hyjnitë e Egjiptit; unë Zoti! Gjaku do t’ju shërbejë për shenjë se në cilën shtëpi jeni: unë do ta shoh gjakun dhe do të kaloj tutje. Kështu, ndër ju, nuk do të ketë shuplakë shfarosjeje, kur unë do t’i sulem dheut të Egjiptit” (Dalja 12, 12-13).

Pas qindra vjetësh skllavëri, Zoti dërgoi Moisiun tek faraoni për të kërkuar çlirimin e popullit hebraik. Pas refuzimit të faraonit, Zoti e goditi Egjiptin me dhjetë plagë, duke shkatërruar tokën, të mbjellat e bagëtitë. Si plagë të fundit, Zoti vrau të gjithë të parëlindurit e Egjiptit, “duke kaluar tutje” (që këndej “Pesach”, që do të thotë “kalim tutje”), pa prekur fëmijët hebrenj e duke ua kursyer atyre jetën. Më në fund, faraoni u dorëzua, duke e lënë Moisiun dhe popullin hebraik të lirë të ikin nga Egjipti e të ndërmarrin një udhë të gjatë, që do t’i çonte drejt Tokës së Premtuar.

Në kohë të lashta, kur ekzistonte Tempulli i Jeruzalemit, kremtimi i “Pesach” ishte bazuar në shtegtimin kolektiv në Jeruzalem, në ofertën e qingjit të Pashkëve pasditen e datës 14 të Nisanit dhe konsumimin e tij në fund të darkës së përbashkët, mbrëmjen e datës 15. Qëkur është shkatërruar Tempulli, flijimi i Pashkëve nuk mund të paraqitet më, prandaj ritet e rastit vetëm e kujtojnë. Historia e çlirimit tregohet gjatë mbrëmjes së parë të “Pesach” (këtë vit, të premten, 3 prill) dhe lexohet nga Libri i lutjeve “Haggadah”, duke ngrënë ushqime të veçanta, në një renditje të caktuar, ose “Seder”.

“Seder”-i i “Pesach” përbëhet nga shtatë ushqime, secili prej të cilëve simbolizon një pjesë të historisë së skllevërve hebrenj, të çliruar nga skllavëria. Barishtet e hidhura, ose “Maror”, simbolizojnë hidhësinë e skllavërisë; “Zeròah”, ose kofsha e qengjit të pjekur simbolizon sakrificën e hebrenjve në ikje nga Egjipti; “Betzàh”, veza e zierë, përfaqëson një fli tjetër në ditët e Tempullit të dytë; “Charòset” (një përzierje arrash, mollash e vere) simbolizon llaçin, që përdornin skllevërit hebrenj për të bërë tullat; “Karpàs” (një perime, zakonisht selinoja) nënkupton freskinë e pranverës; “Chazèret” është një barishte tjetër e hidhur, që simbolizon skllavërinë e thartë e, në disa tradita, përfaqësohet nga sallata jeshile; tre “Matzàh”, pra tre bukë të ndorme(të pabrume), vendosen në qendër të pjatës së “Seder”-it. Disa ushqime shoqërohen me ujë të kripur, ose me uthull, që përfaqësojnë lotët dhe djersën e skllavërisë.

Pihen edhe katër gota me verë, që simbolizojnë katër premtimet biblike të shëlbimit: “Do t’ju nxjerr nga shtypja e egjiptianëve! Unë do t’ju shpëtoj nga skllavëria dhe do t’ju shpërblej me goditje të fuqishme, duke i ndëshkuar rëndë. Juve do t’ju marr për popullin tim, dhe do të jem Hyji juaj. Atëherë do ta dini se unë jam Zoti, Hyji juaj” (Dal 6, 6-7). “Seder”-i përsëritet edhe në mbrëmjen e dytë të “Pesach”.

Ceremonia e “Seder”-it përqendrohet shumë në rolin e fëmijëve. Fëmija më i vogël i familjes është zakonisht ai (ose ajo), që bën pyetje mbi domethënien e “Seder”-it, duke dhënë shkas për një debat mbi vlerat e kësaj tradite. Fëmija i këndon katër pyetjet, ose “Mah Nishtana”: “Pse kjo natë është e ndryshme nga të gjitha netët?” është pyetja e parë, e vazhdon: “Pse në mbrëmjet e tjera hamë si “chamètz” (bukë e mbrume), ashtu edhe “Matzàh”, ndërsa sonte hamë vetëm “Matzàh”?”. “Pse mbrëmjet e tjera hamë shumë perime e sonte vetëm “maror”?”. Të rriturit përgjigjen me versetet e Haggadah, ku nënvizohet se “sa më tepër të flitet për Daljen nga Egjipti, aq më shumë jemi të denjë për lavde”.

“Të pesëmbëdhjetën ditë po të këtij muaji është e kremtja e Të pabrumeve në nder të Zotit; Për shtatë ditë hani bukë të pambrume” (Lev 23,6). “Chamètz”, buka e mbrume, ndalohet absolutisht gjatë “Pesach” e, para se të nisin kremtimet, çdo gjurmë ushqimi me tharm duhet zhdukur nga shtëpia. “Matzàh” e ushqime të tjera pa tharm zëvendësojnë “Chamètz”, duke kujtuar faktin se skllevërit hebrenj ikën kaq me ngut nga Egjipti, sa nuk patën kohë të mbrujnë bukën.

Në botë, ka tradita të ndryshme për “Pesach”. Në disa bashkësi, për shembull, pjata e “Seder”-it vihet mbi kokën e një fëmije, që ecën para të gjithëve, para se të hahet buka. Pjatat tipike të “Seder”-it italian, janë shpesh kombinime të traditës hebraike dhe asaj italiane, kështu që hahet lasanja “matzoh”, “angjinaret sipas judejve”, ose mish i thatë. Hebrenjtë ashkenazitë (me origjinë gjermane) nuk hanë as oriz, misër, legume, ndërsa shumica e hebrenjve sefarditë (me origjinë spanjolle) e ata italianë nuk i ndjekin këto kufizime. Ka ndryshime edhe në rendin e lutjeve gjatë “Seder”-it. Në Izrael, kremtimet e “Pesach” zgjasin shtatë ditë e jo tetë, siç thotë norma biblike.

Kudo të kremtohet, “Pesach” mbetet rast, në të cilin hebrenjtë e gjithë botës mblidhen së bashku me familjen, për të kujtuar rifitimin e lirisë së popullit hebraik, duke u transmetuar kështu kujtesën historike brezave të rinj e duke e kremtuar me pjata shumë të shijshme.

(Marrë nga gazeta vatikanase “L’Osservatore Romano” e datës 3 prill 2015. Autori është ambasadori i Izraelit pranë Selisë së Shenjtë, Zion Evrony).

Tags: PesachSeder
Previous Post

Historia e flamurit që u la me gjak dhe mëvetësia e shqiptarëve e shpallur më 6 prill 1911 në Deçiq

Next Post

Festimi i Pashkëve dhe Bibla, domethënia e vezëve të ngjyrosura, simbolika e lepurit dhe kremtimi i festës

Next Post

Festimi i Pashkëve dhe Bibla, domethënia e vezëve të ngjyrosura, simbolika e lepurit dhe kremtimi i festës

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Pierre Reverdy: Çfarë është poezia? Poezia është honi i hapur i realitetit të dëshiruar që na mungon

Pierre Reverdy: Çfarë është poezia? Poezia është honi i hapur i realitetit të dëshiruar që na mungon

June 17, 2025
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj