Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

Historia e flamurit që u la me gjak dhe mëvetësia e shqiptarëve e shpallur më 6 prill 1911 në Deçiq

April 6, 2024
in Histori
Historia e flamurit që u la me gjak dhe mëvetësia e shqiptarëve e shpallur më 6 prill 1911 në Deçiq
646
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Më 6 Prill të vitit 1911, një vit para shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, flamuri shqiptar u valëvit në Deçiq. Ai ishte flamuri që u la me gjak. Ajo ishte maja që u muar me jetë të sakrifikuara. Ajo ishte mëvetësia e shqiptarëve që u fitua nga gryka e pushkës. Gjatë Kryengritjes së Malësisë së Madhe, më 6 prill 1911, luftëtarët e Hotit pushtuan majën e Bratilës dhe me urdhër të Dedë Gjo’ Lulit, Nikë Gjelosh Lulit vendosi flamurin shqiptar kuq e zi në afërsi të majës së Deçiqit. Ngritja e flamurit shqiptarë ishte edhe kulmimi i Kryengritjes dhe treguesi më i qartë se qëllimi e Kryengritjes së Malësisë të vitit 1911 ishte luftë për liri, komb dhe shtet shqiptar. Për këtë ishin përbetuar prijësit e 7 bajraqeve të Malësisë: Hot, Grudë, Kastrat, Kelmend, Shkrel, Triesh, Kojë, por edhe fiset e tjera jashtë Malësisë së Madhe.

Për këtë flamur luftuan malësorët me prijësit e fiseve që udhëhoqën Kryengritjen e Malësisë, në krye me kryeprijsin e Kryengritjes, Dedë Gjo’ Lulit.

Hotit i prinë: Dedë Gjo; Luli, vojvodë i Traboinit-Hotit, Nikë Gjelosh Luli, Gjekë Marash Gjeloshi, Gjon Nikë Plluci, Lulash Zeka, Zef Lan Ula, Kolë Marash Vata, Dedë Gjoni, të gjithë nga bajraku i Traboinit.

Nga Rapsha e Hotit, Gjeto Marku, Lucë Muça, Zef Marashi, Luc Marku, Tomë Nikolla (vojvodë) dhe Gjon Pllumi.

Grudës i prinë: Dedë Nika, bajraktarë i Grudës, Sokol Baci (vojvodë), Kolë Zefi, Tomë Zoli, Marash Dashi, Marash Ujka, Lucë Gjeloshi, Kolë Deda (vojvodë), Tomë Gjoni si dhe Prenk Ujka e në disa dokumente përmendet edhe e bija e Smajl Martinit (bajraktarë i parë i Grudës), Tringë Smajlja.

Kastratit (Selcës) i prinë: Dodë Prëçi, bajraktar i Kastratit, Nikollë Doda, Mark Dashi, Mirash Luca, Gjelosh Gjoka (vojvodë), Pjetër Gjoka, Dedush Marashi dhe Lulash Dashi.

Këlmendit i prinë: Palë Luca (vojvodë), Lucë Marku, Vocërr Preçi, Lucë Gjoni dhe bajraktari Gjon Voci.

Vuklit i prinë: Gjon Uci, bajraktarë, Dosh Prenka, Zef Uci (vojvodë) dhe Lul Rapuka.

Nga Nikçi: Gjon Sokoli dhe Lulash Kolë Shyti.

Nga Shkreli: Tomë Nika, Prelë Prëka dhe Zef Mali.

Nga Shala: Mehmet Shpendi (vojvodë), Marash Delia, Mark Alia.

Në Kryengrtije morën pjesë edhe Trieshi e Koja, edhe pse në atë kohë ishin nën Mal të Zi.

Kojën e udhëhoqi bajraktari Prëtash Zeka (foto e flamurit që u ngrit në Deçiq, e bërë nga Marubi).

***

Është e njohur kjo foto e Marubit që paraqet flamurin e shpalosur nga Ded Gjo’ Luli gjatë kryengritjeve të mëdha për pavarësi më 1911-1912. Çka dihet më pak, është se ky flamur mund të jetë pikërisht ai që sollën në truallin mëmë, me porosi të diasporës shqiptare në SHBA, dy patriotë përmetarë, Gore Dindi dhe Toke Pollo. Ata u nisen për të luftuar së bashku në Kosovë dhe për t’u pjekur me heroin kryengritës më 1911. Asnjë nga të dy luftëtarët toskë, të cilët rrugëtuan në Kosovë e Shqipëri, pa mundur ta takonin vetë gegun e madh Ded Gjo Lulin, nuk e morën kurrë vesh se çfarë u bë me flamurin pasi ja dorëzuan një emisari të tij.

Çka mund ta bëjë të besueshme tezën se bëhet fjalë për këtë flamur, nuk është vetëm cilësia e përpunimit të tij, por edhe dy fakte të tjera: Mbi flamur është vendosur një cohë ku shkruhet “Flamuri i Liris” mars 1911, vit që përkon me nisjen e dy patriotëve drejt Kosovës. Ndërkohë, në shtizën mbajtëse, shohim një shqiponjë njëkrerëshe, e cila është konform shqiponjës simbol të SHBA.

Flamuri paraqitet në formën e labarum-it, në stilin e legjioneve romake përfshirë edhe në kohën e Kostandinit të madh, gjë që të kujton strofën e famshme të himnit të flamurit të Imz. Nolit, “Flamur që lind Shën Kostandinin, pajton Islamn’e Krishtërimin, çpall midis feve vllazërimin, flamur bujar për Njerëzi”

Tags: bajraktar i Kastratitbajraktarëbajraktarë i GrudësDedë GjoniDedë NikaDedush Marashi dhe Lulash DashiDodë PrëçiDosh PrenkaGjekë Marash GjeloshiGjelosh Gjoka (vojvodë)Gjeto MarkuGjon Nikë PlluciGjon Sokoli dhe Lulash Kolë ShytiGjon UciGrudëHotKastratKelmendKojëKolë Deda (vojvodë)Kolë Marash VataKolë ZefiLuc MarkuLucë GjeloshiLucë Gjoni dhe bajraktari Gjon VociLucë MarkuLucë MuçaLulash ZekaMarash DashiMarash DeliaMarash UjkaMark AliaMark DashiMehmet Shpendi (vojvodë)Mirash LucaNikë Gjelosh LuliNikollë DodaPalë Luca (vojvodë)Pjetër GjokaPrelë Prëka dhe Zef MaliRapsha e HotitShkrelSokol Baci (vojvodë)Tomë Gjoni si dhe Prenk UjkaTomë NikaTomë Nikolla (vojvodë) dhe Gjon PllumiTomë ZoliTraboinit-HotitTrieshVocërr PreçiZef Lan UlaZef MarashiZef Uci (vojvodë) dhe Lul Rapuka
Previous Post

Portreti i vetëm origjinal i Skënderbeut më 1466, ku qartazi shihen shenjat e vrragave të plagës së luftës, prerje, djegie te syni i majtë

Next Post

Ritet dhe traditat e Pashkëve hebraike, përgatija e bukës së pambrume dhe domethënia e gatimeve të kësaj kremte

Next Post

Ritet dhe traditat e Pashkëve hebraike, përgatija e bukës së pambrume dhe domethënia e gatimeve të kësaj kremte

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0

Më 2 korrik 1990, kur zemërata zgjonte kurajon për të guxuar të sfidoje diktaturën

July 2, 2025
Milan Kundera mbi të drejtat e kafshëve dhe çfarë do të thotë në të vërtetë mirësia e vërtetë njerëzore

Milan Kundera mbi të drejtat e kafshëve dhe çfarë do të thotë në të vërtetë mirësia e vërtetë njerëzore

July 1, 2025
Artemisa B e Pireut, Hyjnesha e bronztë që sfidon shekujt, për të dëshmuar përsosmërinë e artit

Artemisa B e Pireut, Hyjnesha e bronztë që sfidon shekujt, për të dëshmuar përsosmërinë e artit

July 1, 2025
Ismail Kadare, një vit pa penën dhe gjenialitetin krijues, që nënshkroi me vepër përjetësinë

Ismail Kadare, një vit pa penën dhe gjenialitetin krijues, që nënshkroi me vepër përjetësinë

July 1, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj