Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Profil

Shuhet Johanna Neumann, e mbijetuara e Holokaustit, ajo që e ndërkombëtarizoi mirënjohjen ndaj shqiptarëve

May 3, 2017
in Profil
176
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

“Shqiptarët kanë shpëtuar moralin e botës. E dini, në shumë vende të botës ka pasur individë që kanë shpëtuar hebrenj. Por, dallimi në rastin e Shqipërisë është se edhe qeveria shqiptare e atëhershme ka punuar bashkë me popullatën për të shpëtuar hebrenjtë nga nazistët”.
Katër ditë më parë ka ndërruar jetë në moshën 86- vjeçare Johanna Neumann, gruaja, e cila ka shpëtuar nga holokausti, falë mbrojtjes, strehimit dhe mikpritjes që ka përjetuar nga shqiptarët. Ajo njihet edhe për rolin e rëndësishëm që ka luajtur në njohjen e kontributit të shqiptarëve në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Zonja Neumann ishte e rrethuar nga i shoqi, David, fëmijët dhe nipërit e mbesat e saj. Siç thuhet në një komunikatë të Muzeut të Holokaustit në Uashington, ku punonte zonja Neumann, jeta e saj e jashtëzakonshme ishte një testament më vete mbi fitoren e së mirës mbi të keqen dhe i asaj se ajo ka prekur me mijëra njerëz duke rrëfyer historinë e jetës së saj ka inspiruar të tjerët për një të ardhme më të mirë, shkruan ocnal.com
Johanna ka shkuar në Shqipëri me familjen e saj në vitin 1939 ku ka mbijetuar holokaustin nazist duke u strehuar nga disa familje, në mesin e të cilave edhe nga familja Pilku. “Familja Pilku ka qenë plotësisht e ekspozuar për hir tonin. Gjermanët mund të zbulonin se ne ishim hebrenj dhe ata mund të vuanin nga kjo, transmeton albinfo.ch. Nuk mund të gjenden fjalë për të vlerësuar këta njerëz që shpëtuan hebrenjtë me çdo kusht, përfshirë këtu edhe disa njerëz nga e ashtuquajtura “qeveri kukull”, si Mustafa Kruja, i cili ka qenë në dijeni për këtë situatë. E gjithë kjo është përcaktuar nga Kanuni dhe Besa. Njerëzit kanë dhënë fjalën dhe fjala e dhënë nuk kthehet përmbys. Ata i thonë vetes: “Nëse unë të them ty se do të të mbroj dhe pastaj nuk e bëj këtë, unë do të turpërohem para vetes, para familjes dhe para gjithë fshatit”, pati thënë ajo në një intervistë dhënë “Zërit të Amerikës” në vitin 2012. Në një ceremoni në Uashington, në të cilën kryeministri i atëhershëm i Shqipërisë, Sali Berisha e pati nderuar atë, ajo kishte shprehur mirënjohjen e saj për Shqipërinë.
“Sa më shumë që kam mësuar dhe lexuar mbi krimet që kanë ndodhur, aq më shumë ndjej detyrim t’i vendos shqiptarët në piedestal, sepse ajo që kanë bërë ata, ka qenë e jashtëzakonshme. Ata jetonin me një moral të lartë. Ata i kanë treguar botës se kur njerëzit janë në nevojë, ata duhen ndihmuar. Është me rëndësi çfarë bën çdonjëri. Secili individ që ka kurajë të bëjë diçka për të ndihmuar qenie tjera njerëzore, jep një kontribut të madh”.
Në vitin 2014 Neumann ishte dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.
Johanna Neumann është lindur në një familje tregtare në Hamburg, më 2 dhjetor 1930. Familja e saj kishte provuar disa herë të merrte viza për të shkuar në SHBA, por kishte dështuar. Pastaj ata shkuan në Shqipëri në vitin 1939 ku qëndruan gjithë kohën derisa u çliruan nga aleatët në vitin 1945. Më tutje ata shkuan në Itali prej nga në vitin 1946 Johanna shkoi në SHBA me të ëmën. Në vitin 1947 atyre u bashkohet edhe babai. Zonja Neumann ka jetuar në Silver Spring, në afërsi të Uashingtonit.
Me rastin e organizimit të serisë së ekspozitave në Zvicër mbi Besën dhe shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri, albinfo.ch pati realizuar një bisedë me zonjën Neumann. Ajo kishte shkëputur kujtime nga jeta e saj në Shqipëri gjatë viteve të luftës, duke u shprehur me mirënjohje të pafund për atë që kanë bërë shqiptarët asokohe.
“Po, shqiptarët kanë shpëtuar moralin e botës, e them sërish”, ka përsëritur Neumann atë që kishte thënë nga tribuna para publikut. “E dini, në shumë vende të botës ka pasur individë që kanë shpëtuar hebrenj, kjo mund të shihet në listat që mban Muzeu i Holokaustit “Yad Vashem”. Por, dallimi në rastin e Shqipërisë është se edhe qeveria shqiptare e atëhershme ka punuar bashkë me popullatën për të shpëtuar hebrenjtë nga nazistët. Kështu, personat dhe familjet nuk është dashur të kishin frikë nga qeveria, pasi që ajo nuk i denonconte te nazistët”, ka thënë ajo. Në këtë vazhdë Neumann tregon raste e raste të panumërta kur zyrtarët shqiptarë, përmes improvizimeve të ndryshme kishin bërë fshehjen dhe shpëtimin e refugjatëve hebrenj. Ajo ka qëndruar me prindërit në Shqipëri nga marsi i vitit 1939 deri në shtatorin e vitit 1945, kur bashkë me familjen ka emigruar në Itali e pastaj në SHBA.

Tags: ajo që e ndërkombëtarizoi mirënjohjen ndaj shqiptarëvee mbijetuara e HolokaustitJohanna Neumann është lindur në një familje tregtare në HamburgLuftës së Dytë Botëroremë 2 dhjetor 1930Shuhet Johanna Neumann
Previous Post

“Tre maj 1808 në Madrid” një prej kryeveprave të Francisco de Goya, një jetësim i rezistencës spanjolle ndaj Napolionit

Next Post

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

Next Post

"Plaku dhe deti", dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj