Albert Vataj
Në ndërkohje kur dielli i artit driti me shpirtin krijues, kur mendimi kërkonte hapësirë për të marrë frymë dhe dija kërkonte tempullin e saj, Raffaeli ngriti me penel atë që historia nuk mundi ta ndërtojë me kohë: një bashkëbisedim të përjetshëm të mendjeve më të ndritura të njerëzimit. “Shkolla e Athinës” nuk është thjesht një afresk; është një univers ku ideja merr trajtë, ku filozofia bëhet prani dhe ku koha dorëzohet përballë pavdekësisë së dijes. Në këtë skenë madhështore, të vendosur në zemër të Stanza della Segnatura, arti nuk shërben më si zbukurim, por si arkiv i gjallë i mendimit njerëzor. Aty ku Platoni dhe Aristotli ecin në qendër, si dy pole të përhershme të së vërtetës, Raffaeli nuk pikturon thjesht figura, ai rindërton vetë dramën e kërkimit, konfliktit dhe harmonisë së dijes.
Në asnjë pikturë, të mëherët as të mëvonshme, një artist nuk ka mundur të shkrij brendaj saj kaq shumë personalitete të dijes, shkencës dhe filozofisë, sa ç’futi Raffaeli në “Shkolla e Athinës”.
Ky afresk do të ishte i denjë për çdo auditor dhe vend ku pasioni për dijen gjallon më shumë se për shumëçka tjetër.
Janë plot 21 personalitete në këtë afresk, përfshi dhe vetveten, piktori.
“Shkolla e Athinës” , është një nga afresket më të famshme të Raffaeli, kryevepra dhe mishërim i përsosur e shpirtit klasik i Rilindjes italiane.
Shkolla e Athinës është një afresk i piktorit Raffael, që ai krijoi prej 1510 deri më 1511 në Stanza della Segnatura të Vatikanit (biblioteka në dhomën private të papës) për papën Julius II..
Piktura shfaq një konstrukt me perspektivë qendrore, dhomë monumentale e brendshme, në të cilën janë takuar shkencëtarët dhe filozofët e antikës dhe të rilindjes. Majtas grupojnë platonikët, djathtas personalitete të orientuar aristotelik.
Personat të pikturuar më të rëndësishëm:
1) Zenoni i Kicionit (themeluesi i shkollës Stoike)
2) Epikur (themeluesi i shkollës Epikurike)
3) Federico II. Gonzaga (hercogi nga Mantua)
4) Averroes (filozof dhe teolog nga Arabia)
6) Pitagora (matematikan)
7) Alkibiades (politikan dhe komandant nga Athenia)
9) Francesco Maria della Rovere (papa Sixtus IV.)
10) Ksenofoni (historik dhe biograf i Sokratit)
12) Sokrati (filozof dhe mësues i Platonit)
13) Herakliti (filozof, imituar prej Michelangelo)
14) Platoni me shkrimin “Timaios” (filozof, imituar prej Leonardo da Vinci)
15) Aristoteli me shkrimin “Ethik” (filozof dhe nxënës i Platonit)
16) Diogjeni (filozof dhe Kiniker)
18) Euklidi (matematikan, imituar prej Bramante)
19) Zarathustra (themeluesi religjionit persik)
20) Ptolemeu (astronom dhe gjeograf)
R & 21) Raffael, para atine Sodoma (artist)
“Shkolla e Athinës” mbetet një testament i pashlyeshëm i asaj që njeriu është i aftë të krijojë kur i beson mendimit dhe i përkushtohet së bukurës. Në këtë afresk, Sokrati vazhdon të dialogojë, Pitagora të numërojë rendin e universit dhe Euklidi të masë harmoninë e formës, ndërsa vetë Raffaeli, i përfshirë mes tyre, dëshmon se arti është një mënyrë për të hyrë në përjetësi. Kjo vepër nuk i përket vetëm Rilindjes, as vetëm historisë së artit; ajo është një thirrje e vazhdueshme për të mos reshtur së kërkuari, për të mos u pajtuar me sipërfaqen, për të besuar se dija, kur vendoset në shërbim të shpirtit, bëhet forma më e lartë e lirisë njerëzore.











