Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Kujtesë

Kur shërbestarët e Zotit ekzekutoheshin në “Emër të Popullit” dhe besimi kthehej në vullnesë vetmohimi dhe martirizimi

March 11, 2017
in Kujtesë
104
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Diktatura komuniste në atëkohjen e agimeve të qeverisjes së pasluftës shpalli gjithçka elitare si heretike. Më shumë se të bindej, kjo duhej shtypur me zjarr e me hekur. Gjithçka që kishte atë lidhje të pazgjidhshme në popull, siç ishin zelltarët e fesë, shërbestarët e Zotit, duhej ta këpuste më çdo çmim. Sepse vetëm kështu, i ashtuquajturi pushtet popullor do të mund të krijonte lidhjen në popull, i cili më hir ose me pahir do të duhej të zgjidhte vetëm të bindej.  Persekutimi i klerit, masakrimi dhe vrasja e njerëzve të fesë, vënia dotë mbi Zotin do të mund t'i jepte plebejve të bolshevizmit tagër superior. Njeriu i thjeshtë dhe jo vetëm, duke parë se si ata që predikonin paqe, dashuri dhe përulje, dhunoheshin kaq përbinshëm, i mbetej të besonin tek frika dhe nënshtrimi.

Më 11 mars të vitit 1948 qyteti Shkodrës do të zgjohej nga të shtënat kobzeza të armëve, krisma që vinin nga Zalli i Kirit, zonë të cilin regjimi komunist e kishte shndërruar në një vend ekzekutimi.

11 mars e vitit 1948 shkodranët u tmerruan nga lajmi që erdhi pas krismave të Zallit të Kirit. Flijoheshin këtë ditë për Krishtin e për Shqipërinë, Imzot Frano Gjini, Atë Mati Prendushi e Atë Çiprjan Nika, Monsinjor Nikollë Deda bashkë me 12 besimtarë katolikë.

E si mund ta fillonte erën e re të Shqipërisë komunizmi përveçse të shtypte me zjarr e me hekur, të mbillte panik dhe terror, të shuante çdo shkulm dhe flakadan lirie me mjetet më mizore të nënshtrimit. Ai e nisi me njerëzit e Zotit. Duke vënë dorë mbi Zotin, komunizmi do të shkallmonte besimin që mbahej tek forcat e hyjshme, tek vullnetet e shëlbyera, tek paprekshmëria absolute. Duke i shpallur martirët armiq ai do të çante më lehtë këtë masë homogjene që mbante të lidhur njerëzit, besimtarët me fenë, për ta patur më të lehtë të instalonte tiraninë.

Kush ishin ata:

Monsinjor Nikollë Deda lindi në Shkodër më 1892. Mësimet e para e të mesme i kreu në vendlindje, pranë Kolegjës Saveriane, të lartat- në Romë (Itali) e në Insbruk (Austri). U shugurua meshtar më 1917: Shërbeu në Qelëz (Pukë) e Hajmel. Gjatë këtyre viteve, për shërbim shembullor meshtarak, iu dha titulli Monsinjor.

U arrestua në dhjetor 1946. E torturuan aq, sa kur i sollën në qeli një meshtar tjetër e nuk e njohu ai, me një humor tragjik, i tha: "Mos harro se dikur kam pasë kenë Dom Nikollë Deda".

E gjykuan me akuzat e zakonshme në një gjyq-farsë. U dënua me vdekje dhe u ekzekutua më 11 mars 1948.

Atë Mati Prendushi lindi në Shkodër më 1882. Mësimet e para e të mesme i kreu në Shkollën françeskane; të lartat, në Grac-Austri. Meshën e parë e çoi më 1904. Më 1911 ishte pranë Dedë Gjo'Lulit, në sa ky shpaloste në majë të Deçiqit flamurin shqiptar, larë me gjakun e bijve të vet. Jugosllavët e dënuan me vdekje si atdhetar i flakët, por më pas ia falën dënimin. Shërbeu si famullitar në Bajzë, Gomsiqe, Tiranë e Shkodër, ku më 1943 qe provinçal i fretënve.

U arrestua nga komunistët më 1946 e u dënua rishtas me vdekje, këtë radhë nga bashatdhetarët e vet, i akuzuar si tradhtar i Atdheut. U pushkatua më 11 mars 1948 te Zalli i Kirit.

Atë Çiprjan Nika lindi në Shkodër më 19 korrik 1900. Mësimet fillore e të mesme i kreu në Shkodër, të lartat – në Austri. U shugurua meshtar më 1924. Më 1938 qe provinçal i fretërve; nga viti 1943 deri më 1936 – guardian i kuvendit françeskan në Shkodër. U arrestua më 1946 me akuzën e fshehjes së armëve në kishën françeskane, armë të vendosura aty nga vetë sigurimi, histori që është shtjelluar gjërë e gjatë nga Nikë Stajka, i pranishëm në këtë skenë kulmore të tragjedisë së Kuvendit të Gjuhadolit, në librin "Dera e Thyeme".

U pushkatua pa gjyq më 11 mars 1948.

Mbeti në kujtesën e atyre që e njohën, si meshtar shenjt, i përvuajtur, i kulturuar, atdhetar, muzikant e shkrimtar i talentuar: përmbushte kështu të gjitha kushtet, të cilat në Shqipërinë komuniste të çonin në pushkatim.

Imzot Frano Gjini lindi në Shkodër në vitin 1886. Pasi kreu Kolegjën Saveriane, vijoi studimet në Universitetin Urbanian në Romë. Menjëherë pas shugurimit u kthye në Atdhe dhe filloi shërbimin meshtarak si famullitar në Laç, Vlorë e Durrës. Më 1930 u emërua Ipeshkëv i Durrësit; dy vjet më vonë – Ipeshkëv i Abacisë së Mirditës me selí në Orosh; më 1945, pas largimit të delegatit apostolik, Imzot Nigris, nga Shqipëria, u emërua nga Selia e Shenjtë zevendës-delegat apostolik. Ishte e para herë që një shqiptari i besohej një detyrë kaq e lartë.

U arrestua në tetor 1946 me akuzën "agjent i Vatikanit" së cilës s'munguan t'i shtoheshin edhe akuza të tjera. Gjeti në qeli pjesën kryesore të sivëllezërve në meshtari.Por atij, si zevendës-delegat, iu bë një trajtim i posaçëm: mbi trupin tij komunistët eksperimentuan të gjitha llojet e torturave, për ta bindur ta shkëpuste Kishën katolike nga Selia e Shenjtë. Qëndroi si shenjtënt, derisa e pushkatuan më 11 mars 1948, duke ia këputur brohoritjen e fundit: "Rrnoftë Krishti mbret! Rrnoftë Shqipnia, edhe pa ne!".

Tags: Albert VatajAtë Çiprjan NikaAtë Mati PrendushiDiktatura komunisteFrano GjiniGjyqet komunisteMartiret e KishesMasakra e 11 marsit te vitit 1948Monsinjor Nikollë Deda
Previous Post

OSHO: Seksi duhet të jetë vallëzim dhe lutje, seksi duhet të jetë bashkim në amshim

Next Post

Përse të gjithë kanë frikë nga intimiteti? Përse njerëzit e kënaqësive i kërcënojnë me ferrin?

Next Post

Përse të gjithë kanë frikë nga intimiteti? Përse njerëzit e kënaqësive i kërcënojnë me ferrin?

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj