Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Qytetërim

Arkitektura fetare budiste, dëshmi e kulturës, prakticitetit dhe elegancës

December 21, 2016
in Qytetërim
316
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Arkitektura fetare budiste u zhvillua në nënkontinentin indian në shekullin e III p.e.s.. Me arkitekturën e hershme fetare të budizmit janë të lidhura këto struktura: manastiret (viharat), vendet e adhurimit të relikeve (stupat) dhe faltoret ose hollet e lutjeve (chaityat të quajtura edhe chaitya griha), që më vonë në disa vende u quajtën tempuj. Viharat fillimisht ishin vetëm streha të përkohshme të përdorura nga murgjit endacakë gjatë stinës së shirave, por më vonë u zhvilluan për të strehuar monasticizsmin në rritje dhe zhvillim të budizmit. Një shembull ekzistues është një Nalanda (Bihari). Një tip i veçantë arkitekture fortifikuese e gjetur në mbretëritë e mëparshme dhe të sotme të Himalajeve janë dzonget. Kultura dhe tradita ne arkitekturen fetare budisteFunksioni fillestar i një stupe ishte venerimi dhe ruajtja e relikeve të Budës. Shembulli më i hershëm i mbijetuar i një stupe është ai i Sanchit (Madhya Pradeshi). Në përputhje me ndryshimet në praktikën fetare, stupat gradualisht ju bashkangjitën chaitya-grihave (holleve të lutjeve). Këto e arritën pikën e tyre kulmore në shekullin e I p.e.s., siç shihen në komplekset shpellore të Barabarit, Ajantas dhe Elloras (Maharashtra). Tempulli Mahabodhi në Bodh Gaya në Bihar është një tjetër shembull i shquar. Pagodat janë një evoluim i stupave indiane.        

Arkitektura budiste u shfaq ngadalë në periudhën që pason jetën e Budës, së bashku me Arkitekturën e tempujve hindu. Tempujt hindu në këtë kohë kishin një plan të thjeshtë – një hapësirë të brendshme katrore, zona flijuese, shpesh me një ambulator rrethues të ndarë nga një radhë kolonash, me një çati konike, drejtëkëndore të pjerrët, mbrapa një verande ose zone hyrjeje, përgjithësisht të ndarë nga kolona të veçuara ose një kolonadë. Profili i jashtëm përfaqëson malin Meru, banesa e zotave dhe qendra e universit. Përmasat dhe proporcionet ishin të diktuara nga formula të shenjta matematike. Ky plan i thjeshtë u adoptua nga budistët e hershëm, ndonjëherë me shtimin e disa qelave për murgjit në periferi (veçanërisht në tempujt e hershëm shpellorë si në Ajanta të Indisë). Në thelb plani bazik mbijeton deri në ditët e sotme në tempujt budist nëpër botë. Profili u përpunua dhe u bë në formën karakteristike të malit dhe u përdor në sitet e hershme budiste dhe vazhdoi në mënyrë të ngjashme në disa kultura (si ajo kmere), që shihet akoma në shumë tempuj të sotëm hindu. Në të tjerë, si në Japoni dhe Tajlandë, ndikimet vendore dhe praktikat e ndryshme fetare çuan në arkitektura të ndryshme.

Tempujt e hershëm shpesh ishin prej druri dhe prandaj kanë mbetur vetëm pak gjurmë, megjithëse guri u përdor gjithmonë e më shumë. Tempujt shpellorë si ata në Ajanta kanë mbijetuar më mirë dhe ruajnë formën e planit, verandën dhe ndarjet e brendshme nga kjo periudhë e hershme. Pasi funksionet e tempullit-manastir u zgjeruan, forma e planit filloi të ndryshonte nga tradita hindu dhe u bë më i përpunuar, duke ofruar dhoma fjetjeje, ngrënieje dhe studimi. Një zhvillim i ri karakteristik në sitet fetare ishte stupa. Stupat fillimisht ishin më shumë skulptura se ndërtesa, thelbësisht shënuese të disa siteve të shenjta ose duke përkujtuar një njeri të shenjtë që kishte jetuar aty. Format e mëvonshme janë më të stërholluara dhe në shumë raste i referohen modelit të malit Meru. Një nga sitet më të hershme budiste akoma në ekzistencë është ai i Sanchit në Indi dhe kjo ka në qendër një stupa që thuhet se ka qenë ndërtuar nga mbreti mauryan Ashoka (273-236 p.e.s.). Struktura e thjeshtë zanafillore është e mbështjellë në një të tillë më të vonë e më të dekoruar dhe përgjatë dy shekujve i gjithë siti ishte i përpunuar. Katër pikat kardinale janë shënuar nga portikë guri të stërholluar.[2] Ashtu si me Artin budist, arkitektura ndoqi përhapjen e Budizmit përgjatë Azisë Jugore, Jug-lindore dhe Lindore ku modelet e para indiane shërbyen si një pikë reference, madje edhe pse budizmi pothuajse u zhduk nga India vetë në shekullin e X. Dekorimet e siteve budiste u bënë në mënyrë të qëndrueshme më të stërholluara përgjatë dy shekujve të fundit p.e.s., me futjen e pllakateve dhe frizave, duke përfshirë figurat njerëzore, veçanërisht nëpër stupa. Megjithatë, Buda nuk paraqitej në formën njerëzore deri në shekullin e I të e.s., në vend të të cilit përdoreshin simbole anikonike. Kjo është trajtuar më në detaje në fazën anikonike të Artit budist. Ajo ndikoi në zhvillimin e tempujve, që pastaj, në shumicën e rasteve, u bënë sfondet e imazheve të Budës. Me përhapjen e Budizmit, arkitektura budiste u degëzua në disa stile, duke pasqyruar të njëjtat prirje të artit budist. Format e ndërtesave u ndikuan gjithashtu në një farë mase nga format e ndryshme të Budizmit në vendet veriore, që praktikonin kryesisht Budizmin Mahayana dhe një jug ku mbizotëroi Budizmi Theravada.

Tags: Albert VatajAsgjejaAutorBesimtarBotaDijeEksploratoreEstetikefilozofGjithçkajaGjithsesiHistoriHistoriku i qytetitIluminimInteligjenceInxhiniereKishtareKrijuesiKujteseKurajo e mjetrave te ndertimitkurioziteteMatematikaMiresiMisteriMuzikeNatyraNatyra dhe njeriuNdertimNjeriuPergatitjaQytetariaSekreteSfida e inxhinierise se ndertimitShenjtorShkencaTeknologjiThemelimTokaTraditat dhe zakonetTuristeUniversiVizitoreVullkanetZejtaria dhe arkitekturaZemra e tokesZgjerohetZhvillimZoti
Previous Post

Shën Tereza: “Nëse ne nuk kemi paqe, kjo është sepse ne kemi harruar që i përkasim njëri-tjetrin”

Next Post

Veprimtaria e trurit dhe asimetria e funksionimit të dy hemisferave

Next Post

Veprimtaria e trurit dhe asimetria e funksionimit të dy hemisferave

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Nëna dhe fëmija nën rrënojat e tërmetit apokaliptik në Messina, arti që e ruajti dhimbjen në shpirt

Nëna dhe fëmija nën rrënojat e tërmetit apokaliptik në Messina, arti që e ruajti dhimbjen në shpirt

May 8, 2025
Ajo nuk është thjeshtë një grua, ajo mishëron fuqinë e feminitetit hyjnor

Ajo nuk është thjeshtë një grua, ajo mishëron fuqinë e feminitetit hyjnor

May 8, 2025
Al-Khwārizmī, dija që driti në shekullin IX, guri i themelit mbi të cilin qëndron qytetërimi digjital

Al-Khwārizmī, dija që driti në shekullin IX, guri i themelit mbi të cilin qëndron qytetërimi digjital

May 8, 2025
Kur talenti ngatërrohet me çrregullimin, historia e jashtëzakonshme e koreografes, Gillian Lynne

Kur talenti ngatërrohet me çrregullimin, historia e jashtëzakonshme e koreografes, Gillian Lynne

May 8, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj